Vasili: Kryeministër, pusho helmin tragjik dhe bëj detyrën në heshtje, në e bëfsh dot!

406
Sigal

Nga Petrit Vasili

Kryeministër pusho helmin tragjik dhe bëj detyrën në heshtje, në e bëfsh dot!

Kryeministër boll, boll, boll bëre Kasandrën, shqiptarët nuk do të jenë kurrë viktimat e frikës tende!

Mesazhe të zeza dhe një Kasandër e ligë e injorante, ky është kryeministri i Shqipërisë në këto ditë të vështira.

I mbërthyer në grykë nga frikëra të tmerrshme fizike dhe politike, si dhe nga një paaftësi e plotë që të qeverisë situatën, kryeministri po infekton opinionin me pesimizëm, fatalitet dhe tragjizëm helmues.

Detyra e tij është të drejtoje, të zgjidhë problemet dhe plotesojë nevojat që përballimi i situatës kërkon.

Shkenca jep të tjerë mesazhe, që lidhen me kujdesin shumë të fortë, respektimin e rregullave, por edhe me optimizmin se beteja me corona virusin do të fitohet patjetër dhe ditët e mira nuk janë larg.

Zhvillimet në Kinë dhe Kore janë dëshmi solide se pesimizmi nuk duhet të na kaplojë dhe se ecuria e pandemisë ka fillim zhvillim dhe fund.

Këto zhvillime janë shembulli dhe detyra se ç’duhet të bëjnë qytetarët, por shumë dhe akoma me shumë se ç’duhet të bëjë qeveria.

Boll kryeministër prodhove makabritete për të qetësuar e shfajësuar veten.

Si profesionist po të drejtohem publikisht dhe po të them pusho dhe leri të qetë shqiptarët që të dëgjojnë profesionistët e mjekësisë dhe së bashku me ta të fitojnë këtë betejë.

Ti qendrove në bisht të situatës, nuk veprove në kohën kur duhej të veproje, por u more me propagandë.

Koha të ndëshkoi.

Tani pusho dhe bëj detyrën në heshtje, në e bëfsh dot.