Niko Dumani: Miratimi i projekteve në Vlorë, nga Kryeministri kanë eleminuar mekanizmat e kontrollit të ndikimit mjedisor

169
Sigal

Nga Niko Dumani. Ambientalist

Ndërhyrjet urbanistike të llojit “Rilindje urbane” pasuritë e ndryshme publike janë realizime nëpërmjet projekteve të hartuara e miratuara nga klane oligarke , si të ashtuquajturës “Lungomare”, tjetërsimi i Bulevardit Polifunksional “Ismail Qemali”, “Sheshi i Flamurit”, apo Qendra Historike, Arkitektonike e Arkeologjike të Vlorë.

Gjatë realizimit të projekteve të miratuara, këto vitet e fundit për hapësirat dhe pasuritë publike urbanistike nëVlorë, kanë mënjanuar respektimin e normativave tekniko-ekonomike dhe ushtrimin e praktivave urbanistike të kontrollit me pasojë diskriminimin publik, korrupsionin dhe përfshirjen e klaneve ndërtimore, buruar nga sllogani “Rilindje urbane” apo “Rivitalizim urban.” Moszbatimi i këtyre normave e praktikave tregojnë mungesën e plotë të ushtrimit të kontrolleve urbane për t’iu kundërvënë abuzimeve e kriminalitetit urban në Vlorë. Janë të identifikuara ndërhyrjet urbanistike të llojit “Rilindje urbane”, “Rivitalizim urban” në hapsira urbane dhe pasuritë e ndryshme publike. Ato janë realizime nëpërmjet projekteve të hartuara e miratuara nga klane oligarke gjatë këtyre viteve të fundit në Vlorë. Nuk mjafton e nuk është argument heshtja institucionale dhe ajo publike, për t’iu shmangur përgjegjësisë, kur në disa hapsira ka ndodhur dukshëm se territoret e transformuara me vendimmarrje të gabuar e me shkelje ligjore janë realizuar të paramenduara nga organizime kriminale. Megjithëse ekzistojnë norma teknike të zbatueshme gjatë kontrolleve në faza të ndryshme të realizimit të projekteve dhe legjislacioni përkatës kombëtar e ndërkombëtar, ato nuk e kanë penguar korrupsionin, organizimet e klaneve dhe kriminalitetin e tyre mjedisor, kulturor, urbanistik, historik, arkeologjik e pejzazhistik. Nuk janë të rastësishme investimet e kryera në Vlorë përgjatë bregdetit të Ujit të Ftohtë për ndërtimin e të ashtuquajturës “Lungomare” që në fakt ishte shëtitore e bregdetit ideuar nga Bashkia Vlorë e tjetërsuar në një shëtitore të iniciuar nga klane ndërtimore me formulimin propagandistik: “Rilindje, Rivitalizim Urban” ideuar e miratuar nga K/Ministri. Po me të njejtën “strategji” klanet ndërtimore si organizime kriminale nga oligarkë e pushtetarë me synime e qëllime të qarta korruptive, janë realizuar edhe projekti; “Sistemimi i Bulevardit Polifunksional “Ismail Qemali” duke e tjetërsuar thjesht në “Shetitorja Ismail Qemali” të pa nevojshme e të pa kërkuar nga vlonjatët, jo si zgjidhje e ndonjë nevoje publike por si “dhuratë” e K/ministrit me ngushtim të rrugës ekzistuese me katër korsi nga 13.8 m, në rrugë me dy korsi gjithësej 7m, që rezulton me probleme ekonomike, ulje të theksuar të shpejtësisë së lëvizjeve të automjeteve, rritjen e shpërndarjes së gazeve nga makinat me pasojë përkeqësim të ekologjisë urbane e të shërbimeve të sigurisë së jetës nga policia dhe shërbimi shëndetësor nga transporti autoambulancave. Kështu është vepruar edhe me “Sheshin e Flamurit të përfshirë në Qendrën Historike, Arkitektonike e Arkeologjike të Vlorës sipas interesave të parashikuara nga një organizim kriminal e realizuar nga mafia e ndërtimeve nisur thjesht nga shtimi volumeve të betonit me përfitime kriminale e pakërkesë të vlonjatëve e për me tepër me pasojë cënimin shumë rëndë të ndjeshmërise sociale në nivel kombëtar, me kosto ndërtimi të pa justifikuar, me ndikim në përkeqësimin e faktorëve të ekologjisë urbane, ngrohjen globale e konfortin termik. Po nga këto organizime kriminale janë realizuar nga mafia ndërtimore Sheshi i Skelës, Sheshi Bashkisë e ngushtimi i rreth 20km të rrugëve të Vlorës pa mundësi parkimi të kthyera thjesht në “shëtitore” si “nevojë” e vlonjatëve, të gjitha të ideuara sipas një organizimi kriminal nga klanet përkatëse e realizuar nga mafia ndërtimore. Duke qenë se institucionet kanë heshtur për kryerjen e kontrollet përkatëse, po ndodh se janë shumë të dallueshme që hapësira, territore të qytetit kanë pësuar tjetërsime të theksuara e të kundërshtuara nga opinioni publik si organizime kriminale të klaneve ndërtimore. Tjetërsimet radikale të llojit kriminal, nga infiltrimet mafioze, janë shumë të dukshme në Vlorë dhe ka nje ndërgjegjësim publik se gjithçka po ndodh është për të përfituar vetëm individ të llojit oligark, apo të llojit nepotizëm. Në publikimin propagandistik nga K/ministri krijohet përshtypja se këto lloje projektesh urbanistike në Vlorë, janë për një zhvillim të qëndrueshëm urban, por faktikisht çështja “urbanistika” është një gjetje, një rast për “korrupsion urbanistik” me përfitime të “majme” të klaneve urbanistike, të oligarkeve, urbanistëve, e vetë pushtetarëve. Sipas ligjit “Për Vetqeverisjen Vendore” është Njësia Adminisatrative, autoriteti publik lokal, për qeverisjen e çështjeve publike dhe administrimin e territorit nëpërmjet institucioneve, specialistëve dhe bashkeqeverisjes nëpërmjet tërheqjes se mendimit e dëgjimit të zërit të komunitetit. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes për projektet urbanistike të realizuara së fundi në Vlorë e me shumë interes public, por që në fakt qeverisja lokale në Vlorë nuk ka funksionuar për shkak të centralizimit të qeverisjes në nivel qendror e kryesisht nga K/ministri me qëllim të një organizimi kriminal. Ky centralizim i qeverisjes në nivel qendror ka injoruar, bllokuar e diskriminuar administratën shtetërore lokale e të drejtën e publikut në vendimmarrje me qëllim për funksionimin e organizimeve kriminale, që kanë krijuar shqetësime duke mosrealizuar nevojat prioritare me interesa reale të publikut. Si pasoje mosreagimit të specialistëve, mosreagimit qytetar dhe institucioneve përkatëse lokale e në nivel qendror, për arsye nga më të ndryshme, pa perjashtuar frikën, korrupsionin dhe pavarësinë institucionale janë bllokuar kryerjet e funksioneve të tyre sipas legjislacionin ekzistues. Ky fakt i imponuar nga “reforma bllokuese”, nga amendime e ndryshime të paramenduara të legjislacionit ekzistues, të ngritjes së strukturave vendimmarrëse paralele, të korruptimit të pushtetarëve, deputetëve e atyre ligjzbatuese janë realizuar me qëllim për të evituar cdo lloj kontrolli në çështjet mjedisore e urbanistike e me shumë rëndësi. Këta faktorë kanë dëmtuar rëndë personalitetin e nëpunësve, por edhe të një pjese të qytetarëve që me autocensurën e tyre nuk kontrollojnë e nuk kundërshtojnë asnjë vendimmarrje mjedisore e urbanistike të ideuara nga individë të klaneve mafioze dhe kryeministrit Rama.