Dr. Zekri Palushi: Jo çdo e keqe vjen për të keq! “Foltoret”: Një ringjallje shpresash për Kombin Shqiptar

315
Sigal

Dr. Zekri Palushi

Australi

Kujt do t’i shkonte në mendje, se një vendim, komplet absurd, i “departamentit” Blinken-Soros, ndaj ish-kryeministrit shqiptar,-Dr. Profesor Sali Berishës, – do të bëhej shkëndi shprese, për të ringjallur lirinë, dhe demokracinë shqiptare.

Në parantezë, -ia vlen që të bëj një koment të shkurtër, për këto dy karaktere me një interes të veçantë: -përmbysjen e demokracive, në vendet demokratike, post-komuniste, -që ndoshta, një ditë, do t’na duhet t’i “falenderojmë për kontributin” e tyre në këtë drejtim.

Pra, është fjala për Blinken-Soros, -dhe lidhjet e tyre të vjetra, -që mund t’i gjeni të pasqyruara më mirë në ‘Ëorld Tribune’, të datës 21 Qershor 2021, -nën titullin ‘Lidhjet familjare të Sekretarit të Shtetit Anthoni Blinken dhe George Soros’,-ku në vazhdim, do të lexoni se….., Blinken, më shumë se punën e Departamentit të Shtetit, po bën, atë të Sorosit…. -Po kështu, -flitet edhe për lidhjet e ngushta familjare të Donald Blinken, -ish abasador i Amerikës në Hungari, -lidhje që reflektohen edhe në gazetën hungareze,- Hungarian Spectrum’, e cila ka publikuar se, në vitin 2015, -arkivës së “Shoqërisë së Hapur”, të Universitetit Qëndror European (një nga universitet e Soros), -ju dha emri “Vera dhe Donald Blinken,”-(pra, prindërve të Anthoni Blinken), -në vlerësim të kontributit financiar, që ky çift i ka dhënë këtij universiteti.

Ndërkohë, -së shpejti do të publikohet libri i autorit të mirënjohur Matt Palumbo, me titullin “The man behind the curtain” (inside the secret netëork of the George Soros), -pra: -“Burri prapa perdes” (Në brendësi të lidhjeve sekrete të George Soros). (shif foton e librit).

Dhe tani, -le të kthehemi tek “Foltoret”.

Siç po del qartë, -nga bisedat e hapura, -tregimet spontane, dhe tepër të sinqerta, të zotit Berisha, në ‘Foltoret’ e tij me popullin, shofim se, i vetmi “korrupsion” që lidhet direkt me Berishën, qënkan qëndrimet e tij patriotike, të mbajtura ndër vite, në lidhje me Pamvarësinë, Mrojtjen territoriale të Trojeve dhe Kombit Shqiptar etj.

Është fatkeqësi e madhe me ditë se si: të Majtët Shqiptar, për përmbushjen e interesave të tyre, kanë bashkpunuar, dhe bashkpunojnë, edhe me vetë dreqin.

Ata kanë bashkëpunuar me Jugosllavët, me Rusët, me Kinezët, me Mafien Italo-Zviceriane,….., gjithmonë, kundra interesave kombëtare.

Pasojë e të Majtëve, është edhe fakti që PD-ja, ka 8 vjet që qeveriset me metodat komuniste, të Lulzim Bashës: një Stalin i vogël, pa mustaqe. Viktima e tij e fundit, (si po ndëgjojmë nga mediat shqiptare), ështe shkarkimi i deputetit Flamur Noka, nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Fatkeqësisht, të këqiat e PD-së, nuk përfundojnë vetëm me Lulzim Bashën. Ato kanë hedhë rrënjë edhe në ndryshimet totalitare, që ai ka arritur t’i implementojë në të gjitha strukturat e kësaj partie, si dhe, ndryshimet, që ai ka bërë, duke zëvendësuar demokratët origjinal, me ato hibrid.

Në këtë kontekst,-zgjodha titullin: “Jo çdo e keqe vjen për të keq”, sepse, megjithëse jetoj larg Shqipërisë, me mendje e zemër, jam gjithmonë atje. Dhe sigurisht, duke pas qenë, një nga nismëtarët e PD, themelues dhe kryetar i degës së PD, për rrethin e Pukës, dhe ish- anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSHs. Kam ndjekur me një vëmendje, dhe ankth të veçantë, si ecurinë e PD, ashtu dhe të proceseve demokratike, -me dramatikën e tyre, që arriti pikën kulminante,- në vitin 1997. Unë vetë, (paksa i zhgënjyer nga infiltrimet e at’hershme komuniste,) jam larguar nga Shqipëria në Prill të vitit 1995, -pra, nuk i kam përjetue ngjarjet e 97- s, -por i kam ndjekur me një vemendje e trishtim të plotë.

Shumëkush, dhe kryesisht atyre që ju intereson më shumë, mundohen ta lidhin këtë ngjarje katastrofike, me “Skemat Piramidale,” por unë, si një i jashtëm, (outsider), që jetoj për më shumë se 25 vjet në perëndim, kam parë, dhe shof shpesh skema të tilla, ata ndodhin në çdo vend të botës, organizimi i tyre, nga njerëz imoral, bëhet për qëllime përfitimi, nëpërmjet mashtrimit, por jo për rrëxime qeverish. Në këtë rast, ju tashmë, të gjithë mund ta merrni me mend se kush ishin organizuesit e këtyre skemave, kush fshihej prapa tyre, ç’farë qëllimesh kishin, dhe kush përfitoi nga këto skema.

Me këtë, dua të them se, viti i Zi 1997, në të vërtetë ishte viti i një Lufte të ndyrë Civile, -organizimi i së cilës kishte filluar me një durim, e mjeshtri të veçantë, që në vitin 1992. Qe një bashkpunim kompleks, i forcave të errta komunisto-socialiste, -të udhëhequra nga ish-sigurimi i shtetit, dhe bandat gangstere të drogës, (që, në një formë apo tjetër, ekzistojnë edhe sot e kësaj dite). Pra, ishte një revolucion i tipit Bolshevik mafioz, -me të cilin, të interesuarit provokuan  një luftë civile, vëlla-vrarëse. Qëllimi kryesor ishte: ndërprerja, apo ndalimi i hovit të PD, reformave të saj, dhe zhvillimit, që nën drejtimin e Sali Berishës, kishin filluar të hynin në fazën e KONSOLIDIMIT të plotë. Kjo, së bashku me personalitetin karizmatik, pjekurinë politike në rritje, ndershmërinë, patriotizmin, si dhe vlerat morale të Sali Berishës, kishin filluar t’i shqetësojnë, -si komunisto-socialistët shqiptar, -ashtu dhe Mafien e drogës Shqiptare, Ballkanike, e atë Evropiane.

Pra,  si shifet, procesi “gjygjësor” i vrasjes politike të Sali Berishës, ka filluar që në vitin 1991 me një pikë kulminante, vitin 1997, dhe së fundi, tashmë e dimë të gjithë, me ndihmën e “Departamentit” Blinken-Soros, -Ai u “ekzekutua” politikisht më 19 Maj 2021. Kësaj rradhe, qëllimi i këtij ekzekutimi, ishte: hapja e plotë e rrugës, për Edi Ramën, që të përmbushë misionet e ngarkuara anti-kombëtare, të tipit mafioz,-pa asnjë opozitë.

E solla nga kujtimet e vitit të Zi 1997, -për dy arsye:

-E para, për të bërë një paralelizim me gjendjen e tanishme, ku ndryshimi është tepër i vogël. Në këtë rast, organizuesit e këtij skenari, përdorën një strategji më të avancuar, – “me një gurë vrasim dy zogj”. -Pra, jo vetëm Sali Berishën, por edhe PD-në, në tërësinë e saj.

Sigurisht, që këtë ndëshkim tejet imoral, dhe tepër të rrezikshëm për popullin dhe kombin tonë , ju a bëri mjaft të lehtë, prania e socialistit Lulzim Basha, në krye të PDSH-së,  i cili, pa-tjetër, duhet t’i jetë mirënjohës, dhe shumë borxhli, George Soros-it, për shkollimin e tij, dhe të bashkëshortes. Fakti që, në atë kohë, kur ne të tjerët, ishim në rrezik prej bandave komuniste, Lulzim Basha, (së bashku me të dashurën e tij të at’hershme/gruan e tij të sotme), ëndrronin dhe studionin në Hollandë, -(pa asnë involvement në proceset demokratike). Flet shumë, dhe “justifikon” më së miri dislojalitetin e tij, ndaj PDSH-së, dhe shpirtit demokratik Shqiptar.

“Admiruese,” është edhe sjellja e tij tepër dhelprake, në krijimin e përshtypjes, se ai gëzonte mbështetjen absolute të Sali Berishës.

-E dyta, -(dhe më e rëndësishmja), –kush mendonte se pas ngjarjeve të 97-s,  PD-ja do të ri-ngjallej përsëri? As kush! Por ja që ishte po Sali Berisha, vlerësues dhe rrespektues i traditës, arsyes dhe lirisë, që me një përkushtim të jashzakonshëm, mençuri, trimëri, e vullnet të çeliktë, jo vetëm që e rindërtoi PD, dhe e bëri atë të suksesshme, duke e sjellë atë, edhe njëherë në pushtet.

Kjo, së bashku me premtimin e tij, për të marrë edhe njëherë përsipër drejtimin e PDSH-së, me moton: Më të bashkuar, Më të fortë, Më të hapur,  -si dhe pritjet madhështore, që demokratët shqiptarë, dhe mbarë populli po i bëjnë, (të njësojta me ato të viteve 91-92), të mbushin plot shpresë.

Kjo na bën të besojmë në mrekullira, -e po kështu, të kujtojmë një shprehje të urtë që thotë:

“Këto njerëz që provuan t’ju varrosin ju, -se dinin se ju ishit një farë”,- (“Those people ëho tried to bury you, didn’t knoë you ëere a seed”).

Debatet të tilla, të lira, -(janë esenciale për vazhdimësinë e këtyre bisedave të hapura, dhe “pa doreza”, që Berisha, jo pa qëllim, i quan thjesht,-“Foltore,”ku njerëzit dukshëm, me pjesëmarrjen e tyre të shumtë, e tepër aktive, diskutojnë dhe kritikojnë pa-frikeë), tregojnë se populli, paska qenë i etur, dhe në pritje të këtij eventi “Foltoresh”, në të cilat, më duhet ta përsëris edhe një herë, –KULMOHET premtimi i shumë-pritur, i Berishës, -për t’ju kthye edhe një herë Drejtimit të PDSH-së, një lajm i shkëlqyer për të gjithë ata që besojnë në vlerat njerëzore, patriotizmin, lirinë, demokracinë dhe mbi të gjitha, -në SOVRANITETIN individual e kombëtar.

Një lajm, po aq i rëndësishëm dhe shpresë-dhënës, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë botën, është edhe deklarimi, (pothuajse në të njejtën kohë),  i ish-presidentit Amerikan, – Donald Trump, për të kandiduar edhe një herë, në zgjedhjet e ardhshme, për president.

Këto dy personalitete, ndajnë shume gjëra të përbashkta në mes njëri-tjetrit. Mbi të gjitha, -ata janë konservativ, qërrespektojnë vlerat njerëzore dhe familjare, vlerësojnë patriotizmin, sovranitetin dhe prosperitetin e vendeve dhe popujve të tyre:  virtute këto, aspak të pëlqyeshme, dhe tepër urryese, për Internacionalen e Majtë, që sot udhëhiqet nga Elita e miliarderëve, me në krye Partinë Demokratike Amerikane, e cila, në interes të agjendës së kësaj Elite,-për krijimin e një Qeverie Totalitare Botërore, -vrau politikisht, -si presidentin e saj,-Donald Trump, -me 75 milion votues Amerikan, dhe Sali Berishën, me të gjithë shqiptarët e ndershëm, që aspirojnë për një Komb të bashkuar, të lirë, e sovran.

Me besim të plotë, në Sali Berishën, dhe me shpresë se tashmë ai, ka nxjerrë mësime, jo vetëm që nuk do të përsërisë gabimet e tij, të mëparshme,-por s’do të lejojë as PD-në, që të gabojë, apo të bjerë në duar të “demokratëve” të majtë, (që rrinë në përgjim si hienat, për një oportunitet tjetër). I bëj thirrje popullit shqiptar në Shqipëri, shqiptarëve në Diasporë që për të mirën e tyre, të familjeve të tyre, të popullit dhe kombit shqiptar, t’i bashkohen aktivisht Foltoreve të Udhëheqësit Historik të PDSH-së, zotit Sali Berisha, për të arritur, një herw e përgjithmonë, në një sukses të plotë në favor të Identitetit Kombëtar Shqiptar.

Po e mbyll këtë shkrim, me deklaratat më premtuese, të vetë zotit Berisha: “Foltorja,- ka për qëllim të tregojë se askush nuk mund të marrë peng partinë dhe as mbështetësit e saj”, -dhe se: “Kjo faltore nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por është që të gjithë të vendosim së bashku që kjo parti të marrë vendimet si parti sovrane dhe sovraniteti i saj qëndron tek mendimet tuaja”!

 Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe Këshilltar i Kryeministrit, Aleksandër Meksi.