Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti: Rama, merr Noc Rrokun dhe ik

386
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore, makineria e propagandës së Rilindjes po u kujton shqiptarëve përditë vaksinimin dhe rindërtimin. Në reklama shfaqet Edi Rama që “ka ca punë për të mbaruar” dhe i vihet theksi pikërisht këtyre dy proceseve. Madje, edhe dy kandidatet e para në listën e PS në Tiranë janë dy figura simbolike të këtyre dy fatkeqësive që goditen Shqipërinë: Najada Çomo dhe Luljeta Bozdo.Katër vjet më parë, Rama brodhi nëpër Shqipëri si karrocieri komunales diu xhevries, duke bërtitur nëpër sheshe: Kam atlete të bukura, më jepni timonin, që të marr tepsinë. Asnjë premtim. Asnjë program. Asnjë punë për të bërë.

“Karagjozit Rama ka ditë, që i mbeti në gojë Noc Rroku. Dhe socialistët, Noc Rrokun do t’i japin më 25 prill”

Po ku dolën këto punë që paska për të mbaruar ky hallvaxhiu i Surrelit?

Vaksinimi dhe rindërtimi janë dy procese të natyrshme, që erdhën pas dy fatkeqësive, që goditën Shqipërinë: Pandemia e Covidit dhe tërmeti. Paratë erdhën nga bota, punën e bëjnë firmat e ndërtimit, ndërsa Rama dhe Ahmetaj shkojnë vetëm si spektatorë për të rrahur gjoksin dhe për të marrë meritat. Ndërsa për vaksinimin, Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon. Vetëm një naiv mund të gënjehet se vaksinat janë dhuratë e Edi Ramës. Qeveria shqiptare ka bërë atë që ka bërë çdo qeveri në rajon e në Europë, madje më keq dhe më vonë se qeveritë e tjera. I mbushën shqiptarët me vaksina të mbledhura nga bodrumet e koshat, ku hidhen ilaçet e skaduara të Europës. Pra, Rama, me paratë e të huajve, po bën dy punë që i dolën papritur rrugës dhe që do bënte çdo kryeministër. Kjo është loja më e ndyrë, më e fëlliqur që mund të ndodhë në politikë: të shfrytëzosh fatkeqësitë dhe sëmundjet për të trembur njerëzit që të marrësh vota.

Po a ka shqiptar ta besojë se një qeveri tjetër nuk do gjejë dot vaksina? A ka shqiptar të besojë se kantieret e rindërtimit, që mbahen me paratë e donatorëve të huaj, do mbyllen dhe shtëpitë do ngelen gërmadha? Vetëm Rama i bëka këto punë? Zoti Rama, ditët e tua kanë mbaruar. Ik e mbathja me të katërta, mundësisht zhduku fare nga ky vend. Punët e mira, do t’i vazhdojnë të tjerët. Punët e mafies, ato do ngelen pa mbaruar. Edi Rama flet për “punë të pambaruara”, por kur e pyet gazetari se keni blerë 320 euro një kapele polici, shpërdoroni  parat e  shqiptarëve për të ulur një avion në aeroportin e Kuksit vetëm për një spot në 3 D, ta kthen: Nuk ke turp që më pyet? Dhe ikën nga studio.

Kur e pyesin për qindra miliona euro që shkojnë nëpër koncensione privatësh, të përgjigjet: Nuk ke turp që më pyet?

Kur e pyesin për shqiptarët që po marrin arratinë, sepse nuk gjejnë as punë, as shpresë dhe as të ardhme në Shqipëri, të përgjigjet: Nuk ke turp që më pyet?

“Një e Majtë, që sot ka vetëm një flamur, atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vota për LSI-në, është votë për të Majtët dhe idealin socialist”

Kur e pyesin për paratë e krimit dhe drogës që po përdoren për të blerë votat e shqiptarëve të zhytur në mizerje, të përgjigjet: Nuk ke turp që më pyet?

Kur e pyesin për qeverisjen arrogante, që po shkel me këmbë shqiptarët, të përgjigjet: Nuk ke turp që më pyet?

Po pse, ne që pyesim duhet të turpërohemi për ato që bën Rama dhe banda e tij e Rilindjes? Po hajduti që i vodhi lopën Canes së shkretë, nuk duhet të turpërohet? Karagjozit Rama ka ditë, që i mbeti në gojë Noc Rroku. Dhe socialistët, Noc Rrokun do t’i japin më 25 prill. Krimi ka dalë hapur në rrugë këto ditë. Nga patronazhistët, nga paratë dhe mielli elektoral, deri tek armët që po përdoren sheshit për të mbytur pakënaqësinë dhe revoltën popullore. Të gjithë shqiptarët e shohin qartë se Rama po mundohet të ndalë ortekun me gjethe fiku. Tani të gjithë e shohin “mbretin” lakuriq. Nuk ka më as socialistë dhe as progresistë në pushtet. Vetëm një bandë fashiste me Edi Ramën në krye. Ngjarja e fundit në Kavajë, tregoi qartë se krimi është në pushtet. Edi  Zogu po tenton  të vrasë opozitën, siç bëri Ahmeti Zogu me Avni Rustemin. Të parët që duhet të reagojnë fuqishëm janë socialistët e ndershëm. Të nëpërkëmbur, të poshtëruar, të lënë pas derës së selisë ku kanë milituar për tre dekada, të përqeshur nga bastardët e rilindjes  dhe 40 hajdutëve, ata duhet të vënë dinjitetin e vet në vend. Të gjejnë të majtën e vërtetë, atë që përfaqëson sakrificat e tyre në vite, gjakun e dëshmorëve, solidaritetin njerëzor dhe humanizmin. Një e Majtë, që sot ka vetëm një flamur, atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. vota për LSI-në, është votë për të majtët dhe idealin socialist, që rilindasit sot e kanë bërë lecke që shtrojnë përtokë hajdutët, kur ndajnë paratë e krimit dhe korrupsionit.

somario

1

Karagjozit Rama ka ditë, që i mbeti në gojë Noc Rroku. Dhe socialistët, Noc Rrokun do t’i japin më 25 prill

2

Një e Majtë, që sot ka vetëm një flamur, atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vota për LSI-në, është votë për të Majtët dhe idealin socialist