Marash Gilaj: Paturpësisht krenarë, e kthyet vendin në inkubator e maternitet krimi

147
Sigal

Për të fituar mandate duhet paraja e zezë, “spiunë”, as aktivistët e bandat që punojnë në favor të pushtetit. Nuk mungojnë mashtrimet as shantazhimet. Edhe policinë politike e ka me vete e për vete. Nuk mungon as ushtria e madhe e nëpunësve (rreth 200 mijë), siç thonë gojët e liga, nga 85 mijë ose më pak që duhet të ishin, sepse Shqipëria çdo ditë bëhet më e vogël nga emigrimi si në kohë lufte, nga lindjet e pakta dhe vdekjet e shumta. Pastaj, të mos harrojmë se 95% e punëve, që kryheshin nepër zyra, tani kryhen nga kompjuteri e telefoni.

Telegraf.al / Ka filluar fushata elektorale. Motorët janë ndezuar me furi ose të ndezur rrinë gjithnjë për Rilindjen e dytë. Mbase nuk është tamam koha, as ligji nuk e njeh, por kush pyet për ligje sa të kemi Maliqin. Pra, siç kuptohet, ata që janë në pushtet kanë më hall të jenë disa hapa përpara nga opozita, të cilën e emëron kryerilindasi, pasi gati e asgjësoi me mënyrat më djallëzore. Edhe pse i ka rrëmbyer të gjitha pushtetet në dekadën e fundit, asnjëherë nuk i tha vetes “mjaft më se e teprove.” Për të fituar tre mandate dhe me synimin për të katërtin, nuk ka munguar as paraja e zezë. Nuk mungojnë as patronazhishtët, që përkthehen në spiunë, as aktivistët e bandat që punojnë në favor të pushtetit. Nuk mungojnë mashtrimet as shantazhimet. Edhe policinë politike e ka me vete e për vete. Nuk mungon as ushtria e madhe e nëpunësve ( rreth 200 mijë), siç thonë gojët e liga, nga 85 mijë ose më pak që duhet të ishin, sepse Shqipëria çdo ditë bëhet më e vogël nga emigrimi si në kohë lufte, nga lindjet e pakta dhe vdekjet e shumta.

E kthyet vendin në inkubator e maternitet krimi. Krime të bollshme për vete dhe për eksport. Tek ne leku zë kreun e vendit, pasi çdo gjë shitet e blihet. Injoranca e kthyer në kult. Sejmenët që dinë të krehin bishtin e eprorit dhe i zgjasin jetën një pushteti mizor, pa din e iman. Këta janë Zylot e Demkët që lanë nam.

Pastaj, të mos harrojmë se 95% e punëve, që kryheshin nëpër zyra, tani kryhen nga kompjuteri e telefoni. Përse e bëmë dixhitalizimin, që trumbetohet si ndër sukseset më të mëdha, përveç drejtësisë së padrejtë të vettinguar sorosjançe. Këta u dashkan vetëm si kontigjent për vota. Po ligji çfarë thotë për këtë ushtri të punësuar që nuk punojnë dhe marrin rrogat? Pse nuk i ndalon? Apo, thjeshtë, këtu nuk punohet me ligje. Këto ditë kryerilindasi mori një tur në veri të vendit, nisur nga Shkodra dhe deri në Peshkopi, duke shpalosur “sukseset”, gjoja po bëjmë riorganizime, anëtarësime të reja dhe u tregoi se ata (rilindasit) dhe vetëm ata ishin e mbetën më të mirët. Pastaj, u tregoi se i duhej edhe mandati i katërtë, tepsia, kusia e timoni, duke i bindur për sukseset spektakolare, për krenarinë që ndjente dhe se e meritonte plotësisht të qëndronte në pushtet aq sa t’i donte menderja. Përveç këtyre, vuri  theksin tek opozita që sjell vetëm rrëmujë, siç ka ndodhur pesë muajt e fundit, por, pa përmendur shkaqet as fajtorët që e çuan deri aty. Pra, sipas rilindjes së dytë, vetëm ata dinë të bëjnë shtet, zhvillim e përparim. Këtë e pohojnë edhe ambasadorët, kur gënjejnë Brukselin, siç ka ndodhur herë pas here e në vazhdim.

Të rrish në pushtet duke shkatërruar pluralizmin, demokracinë, parlamentarizmin, drejtësinë, institucionet, rendin, ekonominë, arsimin e deri tek teatri apo mbyllja e muzeumit, nuk besoj se të bën krenar, por e kundërta. Këtë e pohojnë edhe ambasadorët, kur gënjejnë Brukselin, siç ka ndodhur herëpashere e në vazhdim. 

Sidoqoftë, harroi t’u thoshte se me metodat dhe marifetet që ka përdorur, fitoren e ka pasur kurdoherë në xhep njësoj siç e kishte dikur Enveri. Të rrish në pushtet duke shkatërruar pluralizmin, demokracinë, parlamentarizmin, drejtësinë, institucionet, rendin, ekonominë, arsimin e deri tek teatri apo mbyllja e muzeumit, nuk besoj se të bën krenar, por e kundërta. Të krijohet përshtypja se kur u krijua Rilindje e dytë, kishin parasysh se ajo e para nuk qe asgjë në krahasim me këtë që na ra për hise fatkeqësisht dhe vazhdojmë ta pranojmë nga padija, frika dhe mungesa e guximit. Kjo që sundon sot, po le namin e zi e do të mbetet në histori siç mbeten heronjtë e së keqes. Si dikush që di të shkatërrojë e të vrasë shpresat e një populli të tërë, padrejtësisht. Me sa duket, e vetmja gjë që u ka pëlqyer nga Rilindja e vjetër ishte vetëm mjekra dhe mustaqet. Ato i morëm dhe u përhapën me shpejtësi nga kreu deri poshtë. Ishte edhe një ide e mirë për të kursyer brisqe rroje. Pra, shkurt e qartë. Nuk e qethim as nuk rruajmë më. Nami të bëhet. Kjo sëmundje u bë endemike.

Të jesh krenar sepse thuhet që duhen edhe 40 – 70 vjet për të arritur nivelin e Europës. Një vend që po mbetet pa rini, pa nxënës e pa studentë, pa trurin e kombit, mbetet edhe pa të ardhme.

Tani, ministri, deputeti, kryebashkiaku, punonjësi i zyrës e kushdo tjetër e ka një mjekër dhe ata janë në garë për gjatësinë dhe formën apo ngjyrën. Mund të të quajnë Ismail Qemal apo Skënderbe, vetëm duke të vlerësuar nga mjekra. Për cilësi e vlera njerëzore nuk pyet kush më. Na duhet e kundërta se ashtu u krijua ambienti falë rilindjes. Zor të dallosh filozofin nga njeriu analfabet apo nga terroristi. Nejse, besoj se u mësuam tashmë, do të thoshte dikush prej tyre. Për të mbretëruar sa më gjatë, u desh të silleshin në pushtet kriminelë e hajdutë, të mbushej vendi me kanabis kativa dhe pastaj bënin sikur po e luftonin, por, për ironi të fatit, populli “e deshi” dhe me kërkesën dhe votën që dha, në një biçim referendumi, partia e legalizoi. Pare e madhe vjen prej saj. Shiten rreth 1000 ton në vit e më shumë. Një pjesë e të ardhurave prej saj përdoren për blerje votash. Ndaj, qeveriu nuk mundi të ndahej prej saj. Kështu u sigurua pushteti i paligjshëm, me para të paligjshme. Paturpësisht krenarë, sepse u bëmë qëndra kryesore e shpërndarjes së drogës në Europë. Vërtetë s’kemi shtet ligjor, jemi të varfër, por kemi të drejtë të mburremi me pasuritë tona që kemi krijuar, me rrogat tona që i dyfishuam sa s’kemi pse qahemi, do të thoshte qeveriu, po ta kishte seriozisht e sinqerisht. Vetëm pensionistët nuk i kemi në listë fare. Ata, shumica e kanë pensionin nën nivelin e minimumit jetik, por ç’rëndësi ka kjo për pushtetarët?! Partisë i  intereson që populli të jetë sa më i varfër, sepse shitet më lirë. Kujt nuk i pëlqen, le të ikin, dhe i le pushtetarët rehat në punët e qëllimet e veta djallëzore. Kështu mbeten më pak kundërshtarë. Kur sundimtarit i duket se diku çalon puna, përpiqet të gjejë fajtorët, por kurrë zgjidhjen e problemit. Le të hanë kumbulla e dardha pas shpinës së Njëshit, se vetëm burgu i pret ose degdisen në kurbet. Shkëlqen hipokrizia dhe mashtrimi. Lojrat e fatit, kur u ndaluan, u quajtën si “fundi i marrëzisë”, por shpejt ky fund u kthye në një fillim të ri të marrëzisë.

Me sa duket, e vetmja gjë që u ka  pëlqyer nga Rilindja e vjetër ishte vetëm mjekra dhe mustaqet. Ato i morëm dhe u përhapën me shpejtësi nga kreu deri poshtë. Pra, shkurt e qartë. Nuk e qethin as nuk rruajmë më. Nami të bëhet. Kjo sëmundje u bë endemike. Tani, ministri, deputeti, kryebashkiaku, punonjësi i zyrës e kushdo tjetër e ka një mjekër dhe ata janë në garë për gjatësinë dhe formën apo ngjyrën. Mund të të quajnë Ismail Qemal apo Skenderbe, vetëm duke të vlerësuar nga mjekra. Për cilësi e vlera njerëzore nuk pyet kush më. Na duhet e kundërta se ashtu u krijua ambienti falë rilindjes. Zor të dallosh filozofin nga njeriu analfabet apo nga terroristi.

Ecet sipas modelit serb e turk. Prej andej merren udhëzimet e mësimet e vyera. U ka pëlqyer republika autokrate, siç e ka Turqia. Kështu europianizohemi më shpejt. Për këtë na ndihmon edhe Sorosi e i biri. Erdogani e Vuçiç, gjithashtu. Na mësojnë si të rrimë në pushtet sa më gjatë. Europa na beson në përkushtimin tonë. Ne i dimë të gjitha, thonë me krenari. Por vetëm të paditurit i dinë të gjitha, na mëson urtësia në shekuj.

Vetëm pensionistët nuk i kemi në listë fare. Ata, shumica e kanë pensionin nën nivelin e minimumit jetik, por ç’rëndësi ka kjo për pushtetarët?! Partisë i  intereson që populli të jetë sa më i varfër, sepse shitet më lirë. Kujt nuk i pëlqen, le ikin

Arrijmë në konkluzionin se preferojnë të bëjnë deputet, kryebashkiak apo drejtor të rëndësishëm ata që kanë vrarë dikë, që kanë vjedhur, që nuk kanë ndonjë shkollë, por kanë blerë diplomat ose kanë ndërruar emrat 4 a 5 herë dhe janë të pasur. Paraprakisht pyeten se sa para kanë? Sa vota mund të blejnë?” Edhe pse kanë kaluar 8 vjet nga ligji për dekriminalizimin, por ende vuajmë nga moszbatimi i tij. Pse nuk verifikohen paraprakisht nga drejtësia? Le ta thonë se kush i pengon.

Për të mbretëruar sa më gjatë, u desh të silleshin në pushtet kriminelë e hajdutë, të mbushej vendi me kanabis sativa dhe pastaj bënin sikur po e luftonin, por, për ironi të fatit, populli “e deshi” dhe me kërkesën dhe votën që dha, në një biçim referendumi, partia e legalizoi.  Pare e madhe vjen prej saj. Shiten rreth 1000 ton në vit e më shumë.

Ju e dini se qarkullon para e madhe për PPP -të, check – up- et, inceneratorët, investitorët strategjikë, sterilizimin, rrugët e arta pa tendera e shumë të tjera. Gjithmonë, kur u jepen paratë këtyre, mendohet edhe për pjesën që i mbetet pushtetarit. Së paku 20%.

Paturpësisht krenarë, sepse u bëmë qëndra kryesore e shpërndarjes së drogës në Europë. Vërtetë s’kemi shtet ligjor, jemi të varfër, por kemi të drejtë të mburremi me pasuritë tona që kemi krijuar, me rrogat tona që i dyfishuam sa s’kemi pse qahemi, do të thoshte qeveriu , po ta kishte seriozisht e sinqerisht. 

Të jesh krenar, sepse thuhet që duhen edhe 40 – 70 vjet për të arritur nivelin e Europës. Një vend që po mbetet pa rini, pa nxënës e pa studentë, pa trurin e kombit, mbetet edhe pa të ardhme. Të krijohet përshtypja se na kthyet 40 – 80 vjet pas në kohë, nga pasioni e dashuria për pushtet, nga nostalgjia për kohën e Qoftëlargut. Ju po eksperimentoni sa duron ky milet me ide arriviste e makiaveliste. E shikoni çfarë ndodh në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Greqi e Itali. Atje ndërrohen qeveritë edhe krye 6 muajsh apo një viti, por askush nuk synon ta mbajë pushtetin me dekada siç po veproni ju duke shkelur me të katër këmbët mbi çdo ligj, normë, parim e zakon. Vallë, ata nuk dinë të qeverisin? Vetëm ju ditkëni? Së paku Italia dhe Greqia janë shtete më të konsoliduara e më demokratike se ne. Ato nuk dinë të bëjnë shantazhe, nuk dinë të blejnë vota, nuk dinë të shkelin ligjet që të korrin fitore të turpshme?! Dhe pastaj të ndihen paturpësisht krenarë. E kthyet vendin në inkubator e maternitet krimi. Krime të bollshme për vete dhe për eksport. Tek ne leku zë kreun e vendit, pasi çdo gjë shitet e blihet. Injoranca e kthyer në kult. Sejmenët që dinë të krehin bishtin e eprorit dhe i zgjasin jetën një pushteti mizor, pa din e iman. Këta janë Zylot e Demkët që lanë nam.