Klodian Tomorri: Inceneratori i Tiranës me formulë magjike, aty vazhdon leku letër

358
Sigal

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit duke i quajtur ata të pavlerë pasi dhe për dy apo tre muaj do t’i kalonin shtetit të dy gjithsesi.

‘Nderkohe ky i Tiranes eshte me formule magjike. Aty vazhdon leku leter. Por pronare dalin tre italiane. Nga Presezzi tek Ciaffaglionia. A u ble Franco Tosi me leket e inceneratoreve eshte pyetja?’, shkruan Tomorri në Facebook.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Kjo sekuestroja mbi inceneratorin e Fierit dhe ate te Elbasanit eshte shume e lezetshme. Keta kane kryer pune. I kane marre te gjithe leket qe kishin per te marre nga buxheti dhe per dy apo tre muaj do t’i kalonin shtetit te dy gjithsesi.

Nderkohe ky i Tiranes eshte me formule magjike. Aty vazhdon leku leter. Por pronare dalin tre italiane. Nga Presezzi tek Ciaffaglionia. A u ble Franco Tosi me leket e inceneratoreve eshte pyetja?

Se dyti, andej nga Bullgaria ka xhiruar ndonje lek? Ose me shkoqur, ato leket ne Bullgari nga dolen? Apo eshte hetim tjeter ai?