Lavdosh Ferruni: Ndihmoni Gjermaninë me TECin e Bangladeshit – Shqipëria ka plot ujë dhe diell

227
Lavdosh Ferruni
Sigal

Një vizitë e sforcuar e znj. Balluku bashkë me ambasadoren e SHBA znj. Kim për të parë TECin e Bangladeshit, i cili vërtet ka qënë i instaluar në Bangladesh qysh nga viti 2008 e ka punuar atje për 20 vjet e më pas ka qënë i pa vënë në punë nga qeveria e Bangladeshit qysh prej vitit 2018 deri në fillim të këtij viti që e bleu kompania Excelerate për 15 milion USD. Nga pamjet që na mundësoi dje ERTV ( e falenderojmë) duket qartë ndryshku 25 vjecar i këtyre kapanoneve të gjeneratorëve. Pikërisht për këtë arësye znj Kim tha duke qeshur se nuk është i bukur, por rëndësi ka që punon. Sigurisht nuk ka asnjë shanc që një ambassador të mos jetë i kënaqur që një kompani e vëndit të vet realizon fitime në një vend tjetër. Cështja është a jemi ne si banorë të këtij vendi dakort me biznesin e kompanisë së huaj? Në rastin e TECit të Bangladeshit, që përbëhet nga 19 supergjeneratorë që do djegin 600 ton naftë të rëndë në ditë dhe që do prodhojnë një ndotje gjigande, e barabartë me ndotjen e 100,000 makinave që do përshkonin 100 km brenda Vlorës në një ditë, qytetarët e Shqipërisë nuk janë dakort. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Shqipëria nuk ka lidhje me krizën e energjitike, e shkaktuar nga rritja e cmimit të gazit, pasi nuk ka një sistem gazifikimi në Shqipëri dhe energjia elektrike prodhohet 100% nga burime të rinovueshme sot dhe mot, praktikisht uji dhe dielli. Është për të ardhur keq që Qeveria Rama ka ecur si breshka me instalimin e impianteve të energjisë diellore. Marrveshja e firmosur nga Qeveria me BERZH për të instaluar 400 MW me burim energjinë diellore, që kishte afat deri 2020 nuk u realizua. Nëse kjo do të ndodhte Shqipëria do kishte të paktën sot 3 herë më shumë kapacitet të instaluar se sa ky TECi i Bangladeshit. Sidoqoftë është positive, që Qeveria është duke pranuar kërkesën persistente të kompanive fotovoltaike në vend për heqjen e pengesave artificiale, burokratike dhe lejimin e investimeve për instalimin e impianteve fotovoltaike (PV) nga kompanitë të vogla e të mëdha, por dhe nga qytetarët. Kështu Qeveria ka plan që brenda vitit 2025 të ketë gati edhe 1000 MW shtesë energji elektrike, prej energjive të rinovueshme. Kjo do të siguronte dhe një diversifikim perfekt të energjisë hidrike, pasi në muajt e verës që prurjet hidrike janë të pakta, energjia e gjeneruar nga fotvoltaiket është maksimale dhe kjo do të ndikonte në një menaxhim më të mirë të kaskadës së HECeve.


TECi i Ballukut dhe humbja kolosale.

Për 2 vjet punë të TECit që po promovon Balluku llogaritet që të qarkullojnë rreth 750 milion euro, të cilat do dalin nga taksapaguesit shqiptarë.

Vetëm qiraja e TECit të Bangladeshit për 2 vjet që do qëndroj në gji të Vlorës është 63,000 euro në ditë, që do të thotë afro 50 milion euro në 2 vjet.

Është vetë kompania Excelerate që deklaron se ky TEC ju ble kompanisë në Bangladesh në fillim të vitit prek 15 milion USD.

Është një tallje e madhe me shqiptarët kur Znj. Balluku u shpreh në vizitën bashkë me znj. Kim tek ky TEC tek Petrolifera në Vlorë: “E nisëm si një bashkëpunim komercial por ata (kompania excelerate) kanë filluar ta ndjejnë Shqipërinë si vëndin e tyre dhe kanë bërë aksione që nuk e prisnim që një kompani komerciale mund të bënte  edhe duke humbur ndoshta para, se mund ti conin keto anije në Gjermani te paguheshin shumë më shumë..” dhe se “ ata e kanë marrë këtë cështje edhe pak personale për të ndihmuar Shqipërinë”.

E vërteta është se kompania Excelerate dhe Exonmobile nuk ja ndjen jo për Shqipërinë, por as për Amerikën dhe as për planetin, pasi me metodën fracking të extraktimit të gazit në Amerikë, po i bëjnë një dëm shumë të madh popullsisë pranë vendburimeve të gazit, por dhe emetimeve gjigande të CO2 në atmosferë, me efekt të madh në cështjen e ndryshimeve klimatike.

Ato TECin e Bangladeshit e kanë si aperitiv, të super menysë së një industrie të tërë fosile në Gji të Vlorës.

Jo. Vlora dhe Shqipëria nuk kanë dhe nuk duhet të bëhen HUB fosilesh.

Nuk e duam “ndihmën” e Excelerate. Ta provoj nëse do e pranoj Gjermania.