Kim Mehmeti: Liria vlenë po aq sa edhe jeta.Të vdesim të lirë apo të jetojmë si zagar të lidhur me zinxhirë

371
Sigal

Kurrë le të mos harrojmë, se liria është e vlefshme, po aq, sa edhe vetë jeta!
“Burrështetasit tanë autokratë dhe hajdutokratë do donin përjetë të na mbanin të mbyllur nëpër shtëpitë tona dhe pas kufijve të patejkalueshëm shtetërorë.
Ata do donin që të mos kontaktonim mes veti, sepse vetëm ashtu do mund ta vazhdonin manipulimin tonë nëpërmjet frikës ndaj pandemisë.
Andaj le të mos u lejojmë të sillen ndaj nesh thuajse kemi vetëm dy zgjidhje: të vdesim të lirë, apo të jetojmë si zagarë të lidhur me zinxhirë!?
Pra duhet t’u kundërvihemi atyre që na trishtojnë me “orë policore e gjendje të jashtëzakonshme”, atyre që e dinë, se vetëm në rrethana lufte, askush nuk ua numëron “municionin” e blerë dhe nuk i pyet sa e kanë paguar atë!
Dhe kurrë le të mos harrojmë, se liria është e vlefshme, po aq, sa edhe vetë jeta!
Pra le ta rikthejmë lirinë dhe le t’i kundërshtojmë ata që na duan me trup të shëndoshë, por me mendje të “sëmurë”!”