I infektoi infermierja/ 20 raste të reja me koronavirus në QSUT, 12 personel shëndetësor dhe 8 pacientë

300
Sigal

Rritet numri i personelit shëndetësor, por edhe pacientëve të prekur nga COVID 19 në QSUT.

Burime  nga QSUT bëjnë me dije se janë zbuluar dymbëdhjetë raste të reja me Covid 19 brenda personelit shëndetësor në shërbimin e mjekësisë interne ku një ditë më parë u zbulua një vatër e nxehtë e përhapjes së virusit me trembëdhjetë raste me Covid 19 tek personeli shëndetësor i interneve.

Të njëjtat burime pohojnë se janë edhe tetë pacientë të këtij shërbimi të prekur nga koronavirusi.

Origjina e infeksionit viral është një prej infermiereve të këtij shërbimi që para katër ditësh u shtrua në shërbimin infektiv.