INFO
Në vitet 1950 sigurohej 17000 m3 uji për frymë.
Në vitet 2020 sigurohen 8700 m3 uji /banor.
Tregu ujit komandohet nga privatët. Ata paguajnë që uji çesmave të mos pihet. Duke detyruar popullin që ujin ta paguajë dy here; një herë shtetin dhe një herë bidonat private. Ndryshimet klimaterike janë lajmëtarët e thatësirës.
Me një humbje vjetore ±110 m3 banor, ose 1,25% e volumit vjetor. Në vitet 2050 rezervat ujore do të arrijnë më pak se 5-6000 m3 për frymë. Epidemia e thatësirës çdo vit, rrit koefiçentin e humbjes dhe avullimit. Duke degraduar truallin dhe mjedisin ku zhvillohet aktiviteti jetësor.
Kostua e ujit pijshëm është tregues i anarshisë të kotrollit shtetëror. Para viteve 1990, uji pijshëm kosumohej nga rubinetat .Tashmë është një kujtim i largët.
Tregu ujit komandohet nga privatët. Ata paguajnë që uji çesmave të mos pihet. Duke detyruar popullin që ujin ta paguajë dy here; një herë shtetin dhe një herë bidonat private. Ndryshimet klimaterike janë lajmëtarët e thatësirës. Duke filluar nga vitet 2000, tranzicioni maskoi mangësitë ujore.
Llogaritjet hidrike përcaktojnë tharjen Erzenit në 2035-2040, Osumit 2045. Dhe në vitet 2050 Shkumbini do të mbetet një gjurma hidrike e Egnatias. Ndërsa vëllai jugor, Devolli dhe Semani, mbasi kanë krijuar Mesapotaminë e Shqipërisë, ultësirën e Myzeqesë, në vitet 2060-2065 do të pësojnë fatin tragjik të Eufratit. Në nivel botëror janë ndërtuar deri 20000 impiante që çkripëzojnë deri 20 milion m3 në ditë. Duke mbuluar nevojat urbane për 300 milion banor ose rreth 4% të popullsisë.
Ujërat e ëmbla në nivel botëror po thahen më shpejt se parashikimet. Në shekullin XXI popullsia është rritur 3 herë, nevojat për Uji 6 Herë, ndërsa Humbjet e ujit 1,5 herë.
Qëllimi studimeve është që ujërat e çkripëzuara në vëndin tonë, të prodhohen mbas viteve 2100. Autorizimet qeveritare për projektin e shitjes Syrit Kaltër, Vetëm një anti shqiptar mund t’i realizojë. Është fatkeqësi që Adriatik Llapaj Kur flet për Sarandën nuk programon furnizimin me rrjedhje të lirë nga Syri Kaltër, nuk realizon lidhjen direkt me Borshin nëpërmjet bregdetit të kepit Qefalit. Në 2017 kapaciteti vjetor, për prodhimin e ujit pijshëm, ishte V=495 milion m3. Ndërsa Uji i parashikuar për ujsjellësin (Acquedotto Pugliese) do të ishte 150 milion m3/vit ose rreth 30 % .Për pasuritë kombëtare duhet një ligj i veçantë, që asnjë pashallëk provizor, nuk ka të drejtë të tregëtoj truallin dhe pasuritë kombëtare. Shitja e ujit të Pijshëm apo të Ëmbël, nuk do të ishte krim, por një program afatgjatë krimesh e vuajtjesh për të mbijetuarit.
Pashallëqet nuk prodhojnë ekonomi. Perspektiva zvarritet.Të mendosh që turizmi dhe ekonomia shqiptare do të zhvillohet pa koridorin turistik, pa bujqësinë dhe blegtorinë e subvencionuar dhe me çmimet e konsumit ushqimor, nga më të lartat në Europë
- Kriza e ujit të pijshëm në vëndin tonë ka filluar. Treguesit e ujrave të ëmbla janë alarmante. Historikisht në vitet 1950 llogariteshin V=±17000 m3 uji për frymë, në vitet 1990,V=13,3m3 për frymë, në vitet 2015- 2020, V=8700m3 për frymë. Megjithëse jepen nga Min. Mjedisit, treguesit janë deleguar nga studimet parardhëse, pa u azhornuar me matjet hidrike dhe ndryshimet klimaterike. Pavarësisht nga kohëzgjatja, fakti që brënda 75 viteve, vëllimi i ujrave të ëmbla është përgjysmuar me madhësi 1,25%në vit, është një tregues shumë i lartë i tharjes vëllimit të ujrave të ëmbla. Por koefiçenti tharjes vjetore do të jetë në progress deri 1,5 %.
- Sipas llogaritjeve në vitet ±2050, ujrat e ëmbla shqiptare do të përfundojnë V=5-6000 m3 për frymë. Nga ana vizuale dhe mjedisore, fenomeni tharjes dhe ndryshimeve klimaterike është i dukshëm në jetën e përditshme, koston e jetesës, dhe sidomos në shtretërit e lumejve të Shqipërisë qëndrore dhe jugore si Erzeni ,Osumi, Devolli, Shkumbini, Vjosa.
- Sipas llogaritjeve hidro-metrike në vitet 2040, Erzeni do të thahet pa kthim, ndërsa në vitet 2045-2050 Osumi, do t’i nënështrohet rianimacionit të tharjes. Kjo është e lidhur me pozicionin gjeografik dhe 2 altimetrinë e relievit. Në vitet 2055 Shkumbini e do të mbetet një gjurmë përroi, ose si nji relike e gjurmës hidrike të Egnatias. Në vijim Devolli dhe Semani mbasi kanë krijuar Mesapotaminë e Shqipërisë ose ultësirën pjellore të Myzeqesë do të pësojnë fatin tragjik të Eufratit. duke u tharë me pasoja dhe kosto të lartë social mjedisore. Duke ndjekur ritmin e thatësirës, brezat pamjet e fushës të Mesapotamisë ose luginës lumit Eufratit, do t’i shohim në ultësirëm e Myzeqesë rreth viteve 2060.
- Pa hyrë në filozofinë e Ujit dhe jetës njerëzore, tharja dhe ulja e nivelit ujrave të ëmbla, prish ekulibrin natyror Tokë-Krijesë-Mjedis i cili për të ruajtur jetëgjatësinë kërkon studimet paraprake dhe kostot përkatëse. Prandaj Urgjenca për studimin, menaxhimin, jetëgjatësinë dhe prespektivën e ujrave të Ëmbla vendore është detyrim përcaktim për mbijetesën e Top Modeles Hidrike, të ballkanit, Shqipërisë, e cila sillet në mënyrë barbare me pasurinë e bekuar të ujit.
- Sipas Observatori EU. i Thatësirës 2024, për vëndet mesdhetare, ndryshimet klimaterike do të ulin prodhimin agro-bujqësor 16% në vitin 2050 dhe deri 80% në vitin 2100. Zvogëlimi i prurjeve vjetore hidrologjike në basenet ujore, rezervuarët, liqejtë, lumejtë, lagështia e truallit, çregullon gjithë ekulibrin mjedisor e natyror të prodhimit si sasi e cilësi. Duke filluar që nga kripërat minerale, parazitët etj që ndikojnë direkt në ushqimin njerëzor dhe blektorinë. Oservatori EU evidenton se në shtetet, rajonet, krahinat, si Greqia, Turqia, Siçilia, rajoni Puglias, Korsika,Sardenja, Katalonja, ishujt mesdheut, që llogariten mbi 3000, evidentojnë thatësira masive të terreneve agricole dhe niveleve dhe baseneve ujore, ujrave nëntokësore dhe sipërfaqësore. Sipas Observatorit EU jeta njerëzore dhe gjallesave duhet konceptuar dhe plotësuar në varësi të ujrave të ëmbla natyrore ose industriale. Duke rekomanduar vendosjet dhe zgjerimet urbane të bëhen pranë baseneve ujore dhe sidomos brigjeve detare. Shqipëria e ka privilegjin e organizimit të strehimit urban të 10 milion dardanëve, në bregdetin virgjër dhe më elitar të Mesdheut.
GJËNDJA, NEVOJAT DHE PERSPEKTIVA E UJRAVE NË NIVEL BOTËROR
- Treguesit e ndryshimeve klimaterike llogarisin që brënda 2050,1/4 e popullsisë botës ose mbi 2 miliard banorë do të vuajnë nga mungesa e konsumit ujit. Sepse 75 % e rezervave të ujrave të Ëmbla gjenden nga akujt arktikë, të cilët po shpejtojnë procesin e shkrirjes. Pa llogaritur humbjet në rrjetet e ujrave, që edhe në vëndet e Europës arrijnë (±41%) për çdo 100 litra uji. Në vitet 2030 nevoja e ujit të pijshëm, do të arrijë sa 40% e rezervave të ujrave të ëmbla. Atëhere kriza globale e ujit të pijshëm do të jetë prezente në shumë vënde të globit, duke përfshirë dhe vëndin tonë.
- Në nivel botëror janë ndërtuar deri 20000 impiante që Çkripëzojnë deri 20 milion m3 në ditë,duke mbuluar nevojat urbane rreth 300 milion banor ose rreth 4% të popullsisë. Impianti më i madh është ndërtuar në Dubai(2014),që pastron rreth 80000m3 në ditë ose 0,925 m3/sek, ose rreth1000 litra /sek. me një kosto që varion më pak se 5 €uro për 1 m3. Nga sa kuptohet e ardhmja e mbijetesës varet nga ujrat detare. Në këtë kuptim jeta është pothuaj e siguruar.
- E parë nga atmosfera, toka quhet planeti blu. Ujrat detare mbulojnë,70,68 % të sipërfaqes globit. Ndërsa si vëllim ujrat detare plotësojnë 97% të ujrave botërore. Ndërsa ujrat e ëmbla jo më shumë se 3%. Nga të cilat rreth 2% formojnë masivet akujve dhe ujrat nëntokësore. Ndërsa ±0,5-1% përdoret për jetën umane. Ajo ndahet rreth 70% për bujqësinë, 22% për industrinë, dhe rreth 8%, për konsumin njerëzor. Nga sa kuptohet ujrat e ëmbla janë shumë modeste si vëllim , në krahësim me ujrat detare.
- Si vëllim ujrat detare arrijnë rreth 1.370.000.000 km3, kaq kanë qënë mijra vite më parë. Sepse cikli hidrologjik i avullimit dhe reshjeve i mbajnë konstant nivelet detare. Statistikat tregojnë se ujrat e ëmbla arrijnë max V=18-20000 m3 m3/frymë, ndërsa ujrat detare 1,868 km3 uji banor ose rreth 100 mijë herë më shumë. Që nënkupton se, përsa i përket ujit, jeta njerëzore është e garantuar. Por nëpërmjet shkripëzimit ujrat detare do të plotësojnë nevojat e ujit pijshëm, vaditjes, industrisë. Natyrisht që kjo ka një kosto shtesë dhe një kosto minus në qualitet.
- Por drama e tharjes po ndodhë te ujrat e ëmbla. Ato po thahen më shpejt se parashikimet. Në shekullin XXI popullsija është rritur 3 herë, nevojat për Uji 6 Herë, ndërsa humbjet e ujit 1,5 herë. Baza e ujrave të ëmbla vijnë nga basenet e lumejve të mëdhenj, Yance, Gang, Eufrat, Amazona, Kongo, etj.shkrirja e akujve, po zvogëlon prurjet sipërfaqsore dhe sidomos nëntokësore.
- Ministria e Burimeve Ujore të Irakut informon se në vitin 2040 ujrat e lumit Euratit do të thahen. Ky është fundi tragjik i Gjysëm Hënës Pjellore të Mesapotamisë (Reptile Creschent). Me prurjet e ujrave të Lumit Tigër dhe sidomos Eufratit, është e lidhur direkt jeta e mbi 60 milion banorëve; Irakut, Sirisë, Iranit, krahinës Anadollit, Turqi. E ardhmja besoj që do të zgjidhet nga zëvëndësimi i rjedhës Eufrattit me kanalin maritim që do të lidhin Gjirin e Antakias Turqi – me Gjirin Persik ose gjirin e Kuëaitit.
- Në fillim të viteve 1950 Tigri dhe Eufrati siguronin prurjet vjetore statistikore Q=± 50 km3 ose 50 miliard m3. Mbi bazën e treguesve hidrikë u ndërtua me shumë sukses, kompleksi hidro-elektrik-urbanagrobujqësor i Anadollit Jug-Lindor, me 22 diga dhe 19 hidrocentrale(GAP ne do u Anadolu Projesi). Të paktën të shërbejnë dhe një çerek shekulli, sepse e xhenemi thatësirës ka përcaktuar fundin.
Çfarë përfaqëson pasuria dhe shitja e ujit të Syrit të Kaltër
- Më 20 shtator, 2023 Gazeta ‘Telegraf’ do njoftonte informacionin e gazetarit Gëzim Zilja, mbi pazaret paraprake të shitjes ujit të Syrit të Kaltër. Për nevoja urbane dhe vaditur tokat Leçes. Më 31/5/2023, presidenti krahinës Puglies Michele Emiliano do të njoftonte se ka marrë autorizimin nga qeveria shqiptare, për projektin e ujsjellsit Syri Kaltër-Sarandë-Vlorë-Galugnano (Lleçe, Puglia, Itali). Duke sqaruar se shteti shqiptar derdh në det një sasi të madhe uji të pijshëm. Ata kanë interes të shesin ujin. Prandaj latinët e puglies parashikonin, ose kishin projektuar apo marrë vesh, që rreth 150 milion m3 në vit, ose rreth 4,7 m3/sek, nëpërmjet ujsjellsit nën Adriatik, do të shkarkoheshin në fushat Gulunjanos.
- Në vitin 2017 kapaciteti vjetor i monitoruar, i të gjithë burimeve të ujit të përdorura, për prodhimin e ujit pijshëm, të shoqërive Ujsjellës-Kanalizime vendore, ishte V=495 milion m3.Ndërsa vëllimi ujit të pijshëm të prodhuar ishte V=286,3 milion m3. Kërkesa totale e vëllimit në të gjitha zonat e juridiksionit të shoqërive ujsjellës–kanalizime ishte 100 milion m3..Ndërsa Uji i parashikuar për ujsjellsin Italian (Acquedotto Pugliese) do të ishte 150 milion m3/vit ose rreth 30 % të vëllimit të ujrave të mundshëm për t’u përdorur për të pirë në vitin 2017. Këta tregues janë nxjerrë nga të dhënat e shtetit shqiptar.Të shesësh rreth 1/3 e ujrave të pijshëm të vëndit, nuk është krim, por një program afatgjatë krimesh e Ky është fundi tragjik i Gjysëm Hënës Pjellore të Mesapotamisë (Reptile Creschent). Ministria e Burimeve Ujore të Irakut informon se në vitin 2040 ujrat e lumit Euratit do të thahen 4 vuajtjesh për të mbijetuarit. Latinët dhe Grekët kanë evidentuar se pashallëku injorant, mburravecët, varfanjak i Adriatikut dhe Mesdheut, shkarkon në det ujrat e shënjta të Syrit Kaltër, ±5-6m3 që buron në lartësinë h=182 m, Ndërsa Saranda dhe aglomerati përreth furnizohen me ngritje mekanike, ose stacione pompimi. Me kosto të lartë dhe kohë të kufizuar furnizimi. Me diferencat e nivelit Saranda, Ksamili dhe gjithë aglorati rural, mund të furnizohen me rjedhje të lirë. Por në një kohë që derdhin ujrat e pijshëm në det, si mall pa vlerë, ata e paguajnë. Ata paguajnë përsëri për stacione të pompimit. Me këtë llogjikë kanë kërkuar të blejnë ujin e pijshëm të Syrit Kaltër, me çfarëdo kosto se, ujra të Ëmbla nuk ka. Kushtet me të cilat janë dhënë rekomandimet e projektit mbesin të panjohura . Megjithse janë pasuri publike, këto mbahen si sekrete shtetërore.
- Pazaret e ujit Syrit Kaltër, mungesa e porteve të mallrave dhe pasagjerëve dhe asnjë malli tranzit për në ballkan dhe anasjelltas. Mungesa e porteve të pasagjerëve dhe turistave, mungesa e koridorit turistik, shkatërrimi në themel i bujqësisë dhe blektorisë vendore, ndërtimi i veprave infrastrukturore jo rentabël të Porto Romanos, rruga e parakohshme Qukës Qaf Plloçë, rruga e Ballabanit, koridori i sajuar Blu ose i Murrmë, investime vetëm me humbje të Tecit -Vlorës, hekurudhave të falimentuara, mbjellja e misrit me kubik, apo tufëzimi i popullit, apo blektorisë janë një dëshmi e një shteti të organizuar pa asnjë bosht, apo strategji ekonomike që nga viti 1924-20 24.
- Të mendosh që turizmi dhe ekonomia shqiptare do të zhvillohet pa koridorin turistik, pa bujqësinë dhe blektorinë e subvencionuar dhe me çmime e konsumit ushqimor e karburantit, nga më të lartat në Europë, apo me tynelin e Llogorasë, që nuk i shërben turizmit, bregut, apo fshatit turistik të rrugëve të bardha, apo me mashtrimet e një Alabari që në mes të ditës, gënjen për marinën më të madhe në Mesdhe, apo me foton e vilave tunel, të Jared Trampfit, që nuk kanë asnjë lidhje me ishullin e Sazanit , apo me gëlqeren e qumëshit pluhur të Beogradit, vërteton që ekonomia vendore nuk mbështetet në pasuritë e vyera natyrore. Natyrisht shumë projekte janë të trashëguara, por dhe projektet e reja po thellojnë varfërinë vendore. E për rrjedhojë perspektiva është thatësirë. Më kot kemi sharë Esat Pashë Toptanin. Historia përsëritet. Pashallëqet nuk prodhojnë ekonomi. Perspektiva zvarritet.