Të shtëna me armë zjarri tronditën sot qytetin bregdetar të Durrësit, në ‘Lagjen 17’, pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe kalimtarëve të rastit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Aktualisht, nuk ka asnjë të arrestuar dhe motivet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta.




















