Ing. Niko Naska: Përpunimi i mallrave në portet shqiptare po shkon drejt shuaries

22

Vendi ynë është i vetmi vend në rajon, kontinet në glob që nuk ka koridore detare, hekurudhore, rrugore. Duhen ndërtuar dhe patur portet, si pikat e nisies dhe mbërritjes në rrugët detare, si pikat e lidhjes së trasportit ujor (detar) me atë tokësor (rrugor, hekurudhor)

Sigal

 

Telegraf.al / Shqipëria sot është i vetmi vend në rajon,kontinent,glob pa koridore ujore (detare), hekurudhore e rrugore. Mjeshtëria e lundrimit në dete, lumenj dhe ujra të brëndëshëm ka qënë një mjeshtëri më vete e popullit tonë. Për vetë pozicionin gjeografik,vëndi ynë ka 316 km kufinj detar,48 km kufinj lumor,73 km kufinj liqenor,mbi 654 rezervuar ujor artificial etj ,tregon për një zhvillim të këtij lloj transporti. Kjo për vetë faktin se për të gjitha vëndet bregdetare deti ka qënë burim i mirqënies,për zhvillimin e më tejshëm ekonomik dhe të reputacionit ndërkombëtar. Infrastruktura e rrugëve detare nuk kërkon fonde për t’u ndërtuar dhe mirëmbajtue,por duhen ndërtuar dhe patur portet,si pikat e nisies dhe mbërritjes në rrugët detare, si pikat e lidhjes së trasportit ujor (detar) me atë tokësor(rrugor,hekurudhor etj). Historikisht janë ndërtuar skela për akustimin e anijeve, në periudha të ndryshme, si në Durrës, Ulqin, Tivar, Vlorë, Sarandë në zona detare por edhe ne grykat e lumenjëve si në (Shirgje) Bunë, (Shufada) Mat, (Boshtovë)Shkumbin,(Pirg)Seman etj.

Në vitin 1928-1934 filloj ndërtimi i portit detar në qytetin e Durrësit,punime të cilat vazhduan deri në vitin 2023. Në vitin 1978 fillojë ndërtimi i portit të ri në qytetin e Vlorës. Aktualisht në vëndin ton figurojnë këto porte detare: Porti i Durrësit, Vlorës, Himarës, Shëngjinit, Sarandës, Porto-Romanos (Durrës), porti Limjonit,  terminal i Gjirit të Vlorës etj,si dhe shumë porte ushtarake.

Në transportin e brëndëshëm ujor funksionojnë linjat:

Hidroçentrali Komanit-Fierzë

Hidroçentrali Fierzës-Kukës

Hidroçentrali Banjës-Gramsh

Ujëmbledhësi i Bovillës-Tujan etj.

Në të gjithë portet detare të vëndit përpunimi i mallrave të import-eksportit po shkon drejt rrënimit. Konkretisht:

Porti Sarandës ka kaluar me drejtim turistik.

Porti Limjonit i është dhënë privatit për resorte turistike.

Porti Himarës me drejtim turistik.

Porti i Vlorës ka mangësi të infrastrukturës dhe përpunon një përqindje të ulët të mallrave të eksport-importit.

 Porti i Shëngjinit po zhvillohet mbi bazën e Mastër-Planit, por ritmet janë shumë të ulta.

Porti(pontil) Porto-Romano dhe Porti (Treminal) i Gjirit të Vlorës shërbejnë për shkarkimin e naftës, gazit e nënprodukteve të tyre. Porti i Durrësit, si porti më i madh i Shqipërisë dhe përcaktuar si porta kryesore e koridorit Vlll, përpunonte 70%-80% të mallrave të import- eksportit, duke përpunuar rreth 4 milion ton mallra në vit. Kohët e fundit ka rënë së tepërmi përpunimi i mallrave. Mbi bazën e Master Planit të zhvillimit, deri në vitin 2023,në Portin e Durrësit janë realizuar një sërë projektesh për rehabilimin e infrastrukturës, të kalatavë, zgjerimin e Kalatës Lindore dhe shesheve për përpunimin e mallrave rifuxho me financime të BEI, BERZH, KE, BB etj. Punimet për realizimin e plotë të projekteve duhet të vazhdojnë dhe të mos ndërpriten e të mos trasferohen në Portin që mendohet të ndërtohet në Porto Romane. Përsa i përket linjava hekurudhore ato deri në vltin 1990 kanë luajtur një rol të veçantë në transportin e mallrave, pasagjerëve dhe zhvillimin ekonomik të vëndit. Mbas këtij viti e deri sot ky sektor është inegzistent. Për rrjetin rrugor, pamvarësisht nga investimet e konsiderueshme, rrjeti rrugor është i kufizuar si në shtrirje ashtu dhe në cilësi. Koridoret rrugore si ai Veri-Jug, Koridori paneuropian Vlll, Koridori Durrës-Kukës-Mori, Koridori Adriatiko -Joniane, punimet vazhdojnë dhe nuk dihet përfundimi i tyre. Në këto kushte vendi ynë është i vetmi vënd në rajon, continent, në glob që nuk ka koridore detare, hekurudhore, rrugore etj.