Ilir Vata: Oligarkia, plutokraci apo degjenerim i politikës

786
– Post-Diktatura një tjetër formë e njohur në vendet e dalë nga diktatura, por jo të dalë në mënyrë të plotë si në rastin e Shqipërisë vjen krejt ndryshe dhe nuk ka të krahasuar me asnjë vend tjetër dhe rreziku më i madh është kthimi pas në një lloj diktature të pa njohur më parë.
Ende besojnë se do të ketë zgjedhje me 18 qershor, madje budallallëku shkon me tej se aq sa do të këtë një pushtet absolut ku do sundojë një shumicë më 140 deputetë, duke bërë të mundur një shumicë të pakicës së shqiptarëve pjesëmarrës në zgjedhje. Po të hedhësh një vëzhgim për numrin i zgjedhësve sipas listave zyrtare në proceset zgjedhore 2009 – 2015, si dhe për procesin e fundit të 21 qershorit 2015, trendi i përgjithshëm që është vënë re në lidhje me numrin e qytetarëve në këto lista votimi, nga viti 2009 në vitin 2015, është rritës. Në vitin 2009 janë gjithsej në listë 3 084 946 votues, duke vijuar me 3 199 554 zgjedhës në vitin 2011 dhe 3,274,255 të tillë për zgjedhjet e 23 qershor 2013. Në zgjedhjet për organe të qeverisjes vendore të 21 qershorit 2015, në rang kombëtar zgjedhës total në listë janë 3 372 471. Votues që kanë ushtruar këtë të drejtë janë 1 612 217 (një milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë). Treguesi i pjesëmarrjes në votime në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015 ka rezultuar 47.83 %. Në të vërtetë gjysma e votuesve nuk arrijnë të votojnë, sepse janë emigrantë, pra kuorumi i votuesve në Shqipëri është afro 50% e pjesëmarrjes dhe shtuar se në zgjedhjet e fundit kanë votuar 50% e gjysmës së zgjedhësve, pra marrin pjesë vetëm 1/3 e zgjedhësve në të gjithë vendin. Kohët e fundit lindi dhe një fenomen që nuk ka ekzistuar gjatë periudhës së post-diktaturës, mungesa e pluralizmit politike, pasi në këtë vit elektoral, 47 parti politike nuk presupozohet të marrin pjesë në zgjedhje, atëherë do të kemi më pak se 1/3 e votuesve real që kanë shprehur vullnetin e tyre duke votuar për parlamentin e ardhshëm dhe qeverinë e re me 30% të votuesve sepse Kodi Zgjedhor nuk e ka të sanksionuar nëse nuk marrin pjesë 50 plus 1 zgjedhjet duhet të konsiderohen të pavlefshme. Pra kësaj radhë pakica do të vendosë mbi shumicën, një lloj pushteti që nuk është hasur as në diktaturë dhe jo më në demokraci sepse prosupozohet që në zgjedhje të marrin pjesë numri me i ulët i votuesve në historinë e zgjedhjeve pas rënies së diktaturës. Duke dashur të kuptojmë se në çfarë faze po kalon Shqipëria pas rënies së diktaturës dhe një tranzicion të tej zgjatur për afro tri dekada duhet të kërkojmë rrënjët e institucioneve të shtetit, formën e qeverisjes dhe krahasimin me vende të tjera të ngjashme. Kalimi nga diktatura në demokraci është stad-koncept i madh dhe kjo nuk ka ndodhur ende në Shqipëri, sepse shenjat e diktaturës janë shfaqur vazhdimisht në politikbërje, në mënyrën e qeverisjes, të sundimit të klasave, të ndarjes së pasurisë shtetërore tek eksponentë të diktaturës, të mohimi i lirive, si prona, liria e mediave, mohimi i meritokracisë, mohimi i të drejtave të të përndjekurve politikë, mungesa e transparencës me të shkuarën, vonesa për hapjen e dosjeve dhe e mënyrës së hapjes së tyre pa lustracion, mos rishikimi i historisë, ekspozimi i figurës së diktatorit dhe eksponentëve të regjimit, mos hetimi i krimeve të komunizmit e ka bërë shtetin shqiptar një lloj shteti hibrid, të pa ngjashëm me asnjë vend në Evropë, mbase dhe më gjerë. 

Të thuash është oligarki? Oligarki në formë të qeverisjes apo oligarki financiare që janë gërshetuar bashkë, ku një grup njerëzish me sundim politik dhe financiar ushtrojnë një farë diktature me kapitalet financiare dhe të monopoleve apo të pushtetit për të sunduar shumicën.

Oligarkia vjen nga greqishtja ὀλιγαρχία (oligarkhía), nga ὀλίγος (olígos) dhe është një formë e strukturës së pushtetit në të cilën pushteti qëndron me një numër të vogël njerëzish. Këta njerëz mund të dallohen nga, pasuria, lidhjet familjare, edukimi ose kontrolli i korporatave, fetare apo ushtarake. Shtete të tilla shpesh kontrollohen nga disa familje që në Shqipëri janë familjet e lidhur me diktaturën dhe eksponentët e saj që zakonisht kalojnë ndikimin e tyre nga një brez në tjetrin.Por dhe oligarkia ka rregulla dhe njihen si “Rregulli i Pakicave” që është konsolidimi ekskluziv i fuqisë nga një pakicë dominuese, sisteme të cilat hasën në Afrikën Jugore nën aparteidin, Liberinë nën Ameriko-Liberian, Sulltanatin e Zanzibarit dhe Rodezinë, ku vendosja e sundimit oligarkik nga pasardhësit e kolonëve të huaj u konsiderua kryesisht si një trashëgimi e formave të ndryshme të kolonializmit.

Totalitarizmi i përmbysur?!
Një term tjetër që hase është dhe totalitarizmi i përmbysur është një term i krijuar nga filozof politik Sheldon Wolin në vitin 2003 për të përshkruar formën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Në totalitarizmin e përmbysur, çdo burim natyror dhe çdo qenie e gjallë shënohet dhe shfrytëzohet për t’u shembur, ndërsa qytetarët janë të lulëzuar dhe manipuluar në dorëzimin e lirive të tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në qeveri nëpërmjet konsumizmit dhe sensacionalizmit të tepërt. 

Të jetë plutokraci?
Plutocracy (greqisht: πλοῦτος, ploutos, ‘pasuria’ + κράτος, kratos, ‘rregull’) ose plutokraci, është një formë oligarkie dhe përcakton një shoqëri të sunduar ose të kontrolluar nga pakica e vogël e qytetarëve më të pasur. Ndryshe nga sistemet siç janë demokracia, kapitalizmi, socializmi apo anarkizmi, plutokracia nuk ka rrënjë në një filozofi të vendosur politike. Koncepti i plutokracisë mund të mbështetet nga klasat e pasura të një shoqërie në mënyrë të tërthortë ose në mënyrë të fshehtë, edhe pse vetë termi pothuajse përdoret gjithmonë në një kuptim shpirtëror. Historikisht, individët dhe organizatat e pasura kanë ushtruar ndikim mbi arenën politike. Në epokën moderne, shumë republika demokratike lejojnë mbledhjen e fondeve për politikanët që shpesh mbështeten në të ardhura të tilla për të reklamuar kandidaturën e tyre ndaj publikut që voton. Post-Diktatura një tjetër formë e njohur në vendet e dalë nga diktatura, por jo të dalë në mënyrë të plotë si në rastin e Shqipërisë vjen krejt ndryshe dhe nuk ka të krahasuar me asnjë vend tjetër dhe rreziku më i madh është kthimi pas në një lloj diktature të pa njohur më parë. Hasën elemente të ngjashëm në të gjitha ato periudha të shteteve që kanë kaluar oligarki, plutokraci, diktatura dhe post-diktatura, por ngërdheshja e elementëve të shtetit shqiptar në kohë të ndryshme dhe qeveri të ndryshme e bënë shtetin shqiptarë një krejt të pa ngjashëm, por ajo që konstatohet lehtësisht është fakti se diktatura shfaqet në forma të ndryshme dhe vazhdimisht?!Tani vendi ka hyrë në një fazë të re, pasi gjithë ngërdheshja e këtyre elementeve dhe mos funksionimi i hallkave të shtetit apo tendenca për ti komanduar nga një burim, i bën institucionet të hasin në ngërç institucional, drejtësia në ngërç të plotë, vakum ligjor që të ojnë në rrugë të mbyllura institucionale, ndërhyrje në pavarësi, madje dhe në legjislacion pa arsye dhe çmontimi i shtetit të së drejtës, të paktën që pretendojmë dhe e krahasojmë me vende të tjera demokratike. Luftë e ashpër politike, demagogji, gjetje sloganesh pa kurrë farë argument dhe besimi për ti shndërruar në realitet dhe të gjitha këto e kanë çuar vendin në një krizë politike dhe institucionale, ku procesi që pritet të zgjidh ngërçin, ai i zgjedhjeve parlamentare është delegjitimuar, pasi nuk garanton votën e lirë, cenon pluralizmin politik, qeveria është në afatet limit të saj, pra vendi mund të mbetet pa qeveri, dhe në të njëjta pozita është dhe parlamenti, çfarë do të thotë se shteti degjeneroi pikërisht sepse nuk ka një formë të qartë qeverisje.
Sigal