Hajro Limaj/ Totalitarizmi i Erdogan dhe zgjedhjet problematike në Turqi

722
Rizgjedhjet e përgjithshme të datës 1 Nëntor në Turqi sollën rezultate që nuk priteshin as nga komuniteti ndërkombëtar dhe as nga vetë politika dhe populli turk. Partia e Erdoganit, e cila aktualisht drejtohet formalisht nga Davutoglu, për një periudhë shumë të shkurtër, 5 mujore mori 48.84 % të votave, me 311 deputetë, Partia Popullore Repubikane 25.77 % me 135 deputete, Partia Demokrate Popullore, pro kurde 10.48 % me 59 deputetë dhe Partia Popullore Nacionaliste 12.13 % me 45 deputete nga 550 deputete që është numri i deputeteve në Turqi. Pra Partia për Drejtësi e Mirëqënie e Erdoganit u rrit me 8 %, me 53 deputetë në krahasim me zgjedhjet e zhvilluara para 5 muajsh. Ndryshimi midis këtyre dy zgjedhjeve të një pas njëshme është se ne zgjedhjet e para Partia e Erdoganit i fitoi ato, por mund ta drejtonte vendin vetëm me koalicion, ndërsa me zgjedhjet e tanishme do ta drejtojë vendin e vetme, kërkesë dhe dëshirë e vetme e Erdoganit. Po përse Erdogani me t’u shpallur zgjedhjet e 7 Qershorit i kundërshtoi ato dhe u shpall për rizgjedhje të reja, duke e lqnq vendin pqr 5 muaj gati në një krize politike? 
Skandali i pastrimit të parave
Siç është publikuar në të gjithë median ndërkombëtare dhe lufta e brendshme politike Erdogani dhe ish katër kryeministrat e tij akuzohen rëndë për një skandal finaciar të datës 17 dhe 24 Dhjetor 2013 në pastrimin e 1 miliardë dollarëve nga fëmijët e tyre, për të cilën 4 ministrat dhanë edhe dorëheqjen. Kjo është edhe koha që në Turqi u rrit dukshëm mungesa e stabilitetit politik dhe sigurisë në vend. Krijimi i qeverisë së koalicionit do të sillte edhe kërkesën e tre partive të tjera për hapjen e hetimeve parlamentare ndaj këtij skandali. Përveç kësaj Partia Popullore Republikane në takimet për koalicionin shtoi edhe hapjen e hetimeve ndaj Erdoganit për maunet me armatime që dërgonte në Siri nëpërmjet SHIK-ut dhe shkeljen e kushtetutës për pjesëmarrjen e presidentit, në kundërshtim të hapur me kushtetutën, në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare. Edhe pse në kushtetutë përcaktohes se nëse partia e parë nuk mund të krijojë qeverinë presidenti duhet të ngarkojë kryetarin e partisë së dytë, ai këtë nuk e bëri fare por dekretoi rizgjedhjet parlamentare te përgjithshme. 
Programi i dyshimtë
Për të riardhur në krye të qeverisjes e vetme partia e tij, Erdogani u mbështet në një program të dyshimtë dhe që i solli pasoja shumë të rënda vendit. Akuzoi kryetarin e njerës prej tre partive opozitare, atë të Partisë Demokratike Popullore, e cila për herë të parë hyri në Kuvend me 80 deputetë si mbështetës të veprimtarive terroriste dhe “prishi periudhën” që zbatohej vitet e fundit me krahinat lindore dhe juglindore të vendit ku jeton shumica e popullsisë kurde në Turqi dhe rifilloi mësymjen ushtarake ne emër të luftës kundër terrorizmit, luftë e cila u kthye në shqetësim të brendshëm dhe të jashtëm, duke e kritikuar të gjitha institucionet dhe shtetet demokratike te botës, me ne krye SHBA, Bashkimin Europian dhe OSBE-në. Në të njëjtën kohë u nderprenë punimet e kuvendit të ri qe kishte dalur nga zgjedhjet e 7 Qershorit. Akuzoi përpjekjet e brendshme dhe të jashtëme për mbështetjen e organizatës terroriste për coptimin e Turqisë dhe nga luftimet e zhvilluara apo veprimtarite terroriste jane vrarë me qindra njerëz.Kulmi mbriti në qytetin e Ankarasë kur ne nje miting paqësor u vrane nga dy shperthime te fuqishme 102 qytetarë të pa fajshëm turk, të cilat ishin në vazhdim të këtyre veprimtarive pothuajse në të gjithë Turqinë Qëndrore dhe atë Lindore. 
Terrori dhe represioni
Shumë ushtarakë, oficerë, nënoficerë e ushtarë vazhdojnë të vriten në përplasjet më ringjalljes e terroristëve. Kjo situatë rriti shumë frikën dhe mungesën e sigurisë në të gjthë popullin. Mbyllja e shumë televizioneve, arrestimi i disa gazetarëve, siç ishin edhe arrestimi i 71 policëve, prefektëve, inspektorëve, prokurorëve, gjykatësve dhe biznesmenëve të ditëve të fundit. Çdo gazetar apo qytetar, madje edhe nën 18 vjeç që kritikonte politikat e Erdoganit është i arrestuar për “ofendim të presidentit”. Pra është vënë në zbatim dënimi për agjitacion e propagandë si ish vendet komuniste. Një nga gazetat më të medha të Turqisë “Hyrriyet” gjatë gjithë kësaj periudhe trajtonte me pa anëshmëri zhvillimet që ishin në kundërshtim me shtetin ligjor dhe demokratik dhe policia kreu bastisje e presione të gjithanshme ndaj saj, pronari i së cilës u arratis në Angli. Nga ky terror dhe frike dje gazeta në fjalë i dërgoi mesazhin presidentit se “do të jemi pranë jush”… Nëse do të ekzitojë më tej është e detyruar sepse, më datën 27 Tetor televizionet “Bugun TV” dhe “Kanalturk”, të dyja në pronësi të grupit Koza-Ipek, me seli në Stamboll u mbyllën me ndërhyrje policore. 
Betaj me mediat e pavarura
Tani e kanë radhën grupi botues ku bëjnë pjesë të përditshme “Bugun” dhe “Millet”, kanali televiziv Sanman Jollu, Gazeta Zaman, sajtet, revista Nokta, shtëpi botuese dhe biznese që mbështesin opozitarët e Erdoganit. Grupi Koza-Ipek është akuzuar për “financimin, rekrutimin dhe të bërit propagandë” në emër të imam Fetullah Guleh, për kreun e një rrjeti mediash dhe OJQ-sh që konsiderohet si “organizatë terroriste” nga Erdogani. Ish-aleati i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Gulen – që banon në SHBA – është kthyer “armiku publik numër 1” i qeverisë pas skandalit të korrupsionit që ka prekur figura të shumta politike të vendit. E gjithë kjo luftë psikologjike dhe fizike ndaj opozitareve, medias dhe fjaqës së lirë në emër “të shpëtimit të Turqisë”, një njërën anë rriti nacionalizmin në popullsinë e zonave rurale, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e rëndësishme nga frika dhe pa siguria e jetës dhe pasurisë, duke mos patur alternative tjetër ndaj këtij revanshi votoi për Erdoganin, pa folur këtu për rajonet Lindore e Jug Lindorë që ishin në gjëndje te jashtëzakonshme, gjëra të cilat në kohër që Turqia drejtohej nga Turgut Ozal, Demirel, Çiler, Eçevit etj as që mund të mendoheshin.
Këto janë arsyet që SHBA, Bashkimi Europian, OSBE dhe shume shtete demokratike i ka kritikuar ashpër këto zgjedhje dhe parashikon një dimër më të ashpër për demokracine, shtetin ligjor, liritë e shprehjes dhe të medias, të protestave paqësore etj.
Qëndrimi prej 13 vjet në pushtet i Erdoganit, nga të cilat 12 vjet kryeministër dhe 1 vit president me maninë e tij për të qenë i gjithë pushtetshëm dhe i përjetshëm po e çon Turqinë drejt një vendi me drejtim absolut totalitar. Objekti i tij i shpallur është ndryshimi i kushtetutes, ndryshimi i sistemit politik nga parlamentar në atë presidencial, të ngjashëm me Amerikën ose më e pakta me Francën. Kjo zgjidhje do ta ligjërojë atë përfundimisht të gjithëpushtetshëm. Së bashku me këtë ai ka për objektiv të bëhet lideri i Botës Islame, duke e shfrytëzuar fenë për karrierën e tij. Pikërisht se individi afatëgjatë në pushtet bëhet shumë i rrezikshëm shumë vende të botës me në krye Amerikën kanë kufizuar qëndrimin e tyre në pushtet. Nga kjo jetëgjatësi në pushtet e Erdoganit do të vuajë jo vëtëm demokracia e Turqisë, por ajo do të influencojë negativisht edhe për mundësinë e integrimit të saj në BE. Edhe Shqipëria, megjithëse Turqinë e ka shpallur partner strategjik, po të shikohen marrëdhëniet e saj me ne janë pothuajse të ngrira. Populli shqiptar dëshiron një Turqi të re të ndërtuar nga Ataturku, një Turqi në Europë dhe jo një drejtim të Turqisë që ka dalë jashtë këtyre principeve.
Ish – atashe ushtarak në Republikën e Turqisë
Sigal