Idrizi kundër qeverisë: PDIU nuk do të votoj ndryshimet në Kodin Penal

421
Pas takimit 90 minutësh me kryeministrin Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta është ndalur në një tjetër takim. Kësaj here kryetari i LSI-së është takuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të këtij takimi, Kreu i PDIU-¬së, Shpëtim Idrizi, pjesë e koalicionit qeverisës është deklaruar kundër dënimit me burg për biznesmenët, duke theksuar se forca që drejton nuk do të japë votën për miratimin e ndryshimeve.
Kjo pasi, shumica qeverisëse rrezikon të miratojë ndryshimet në Kodin Penal, ku ndër të tjera parashikohet burgosja e biznesmenëve të kapur në kontrabandë apo evazion fiskal. Pas takimit të sotëm me kreun e LSI-¬së, Idrizi tha se PDIU është kundër burgosjes së biznesmenëve, duke theksuar se sistemi ynë fiskal është vetëdeklarativ dhe përballjet i zgjidhin shkallët e gjykatës, deri te Administrativja.
Sigal