Soreca përshëndet Bashën: Reforma Zgjedhore duhet përmbushur sa më parë

295
Sigal

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter në lidhje me debatin e ndezur politik të vendit mbi Reformën Zgjedhore si edhe deklaratën e kryeopozitarit Basha se PD nuk e ka braktisur kurrë tryezën e Këshillit Politik.

Soreca përshëndet deklaratën e Bashës duke theksuar se Reforma Zgjedhore përbën një ndër interesat më madhorë të vendit dhe duhet të përmbushet pa asnjë vonesë.

Më herët, Lulzim Basha ishte shprehur se nuk e kanë braktisur asnjëherë tryezën e Këshillit Politik. Sëfundmi PD nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit në formë proteste për prishjen e Teatrit Kombëtar.