Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese ( VIDEO)

486
Sigal

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë:

3 prej tyre zgjidhen nga PRESIDENTI

3 nga KUVENDI

3 nga GJYKATA E LARTË

Kushtetuta përcakton: Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë i zgjedhin anëtarët me radhë, njëri pas tjetrit. Vakancën e parë e plotëson Presidenti, të dytën Kuvendi, të tretën Gjykata e Lartë.

Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 10. Dezember 2019

Gjykata Kushtetuese u zbraz, sepse një pjesë e anëtarëve përfunduan mandatin, dhe pjesa tjetër nuk kaloi vetting-un. Por arsyeja kryesore e mosngritjes, është bllokimi i funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për dy vite, me qëllim që në krye të saj të vinte Ardian Dvorani. KED është një organ kolegjial që ka për detyrë nga ana administrative të ndihmojë Presidentin, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë, të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për plotësimin e vakancave të tyre sipas radhës kushtetuese dhe kritereve që dikton qartë Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese. Justifikimi i mazhorancës për bllokimin e KED në vitet 2017 dhe 2018 ishte se anëtarët e KED nuk kishin kaluar procesin e vetting-ut. Por me zgjedhjen e Dvoranit, vetting-u nuk ishte më kusht.

1).  –Nga 15 janari 2019 e deri tani,Dvorani nuk ka publikuar, në kundërshtim me ligjin, 32 mbledhjet e KED.

2). – Avokatit të Popullit, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në momentin më kyç të vendimmarrjes të KED-së.

3). – Vetëm në mungesë të transparencës së plotë, Dvorani mund të manipulonte procesin e skualifikimit të padrejtë të disa kandidatëve.

Nga 37 kandidatë, Dvorani ia doli në kundërshtim me ligjin, të lerë në garë vetëm 6 kandidatë për 4 vakanca, duke e kthyer procesin kushtetues dhe ligjor të zgjedhjes, në një proces emërimi të detyruar.

Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që për çdo vakancë të ketë 3 emra të ndryshëm.

KED në 21 shtator 2019, miratoi renditjen e 6 kandidaturave për të 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese, sipas radhës së mëposhtme.

PRESIDENTI

1

KUVENDI

2

 

1. Arta Vorpsi       

2. Elsa Toska        

3. Besnik Muçi      

4. Regleta Panajoti

 

 

1.    Arta Vorpsi

2.    Elsa Toska 

3.    Besnik Muçi

 

PRESIDENTI

3

KUVENDI

4

 

1. Arta Vorpsi         

2. Fiona Papajorgji   

3. Elsa Toska           

4. Marsida Xhaferllari

 

1. Arta Vorpsi          

2. Fiona Papajorgji   

3. Elsa Toska           

Siç shihet qartë, ky është konkurrim fiktiv, për të imponuar emërimin e kandidatëve të paracaktuar. Por shkelja më flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit nga Dvorani është loja personale e tij me shkeljen e afateve dhe me mosrespektimin e radhës kushtetuese.

21 shtator miratohet nga KED renditja e kandidatëve për secilën vakancë sipas kësaj radhe: 22 shtator publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë vendimet e KED-së për renditjen e kandidatëve sipas të njëjtës radhë:
 

1. President

2. Kuvend

3. President

4. Kuvend

 

1. President

2. Kuvend

3. President

4. Kuvend

Në 8 tetor 2019, Dvorani vetëm me iniciativën e tij, i dërgoi Presidentit listat e kandidatëve të dy vakancave të tij njëherazi.

1.President  3. President

Vetëm 6 ditë më vonë, pas shkresës zyrtare të Presidentit drejtuar Dvoranit, ai ia nis edhe Kuvendit njëherazi, të dy vakancat.

2.Kuvend 4. Kuvend

Çfarë synoi me dashje Dvorani me këtë vonesë 6-ditore të dërgimit të listave midis Presidentit dhe Kuvendit?

Kushtetuta e ndalon Presidentin të bëjë dy emërime njëherazi.

Kushtetuta për Kuvendin dhe ligji për Presidentin e bëjnë të qartë se, për çdo vakancë afati i emërimit për çdo përzgjedhje është 30 ditë.

Përse Dvorani nuk i përcolli në një ditë listat e kandidatëve për të katërta vakancat (2 të Presidentit dhe 2 të Kuvendit)?

Sepse Presidenti, ashtu siç ndodhi, do e emëronte menjëherë gjyqtarin e parë kushtetues.

Kjo do të evidentonte qartë mungesën e vullnetit politik të Kuvendit për të respektuar radhën dhe afatin e tij kushtetues, siç ndodhi.

Nënvizojmë se për Kuvendin afati 30-ditor urdhërohet direkt nga Kushtetuta. Ndërsa për Presidentin, afati evidentohet vetëm në ligj.

Afati ligjor për Presidentin, jo vetëm që s’mund të përmbysë detyrimin e qartë kushtetues të radhës së emërimit, por afati fillon vetëm kur nuk ekzistojnë më pengesa kushtetuese dhe ligjore.  Presidenti, në shkresat e tij zyrtare të datës 31 gusht 2019, 10 tetor 2019 dhe 5 nëntor 2019, i ka kërkuar Dvoranit të respektojë radhën që përcakton Kushtetuta dhe ligji, për të evituar përplasjen midis institucioneve, ku për më shumë bëhej fjalë për pothuajse të njëjtët emra që konkurronin për të katër vakancat. Qëllimi i pastër i kësaj skeme të Dvoranit ishte t’i jepte mazhorancës në mënyrë të paligjshme një anëtar më shumë për të prishur balancat në Gjykatën Kushtetuese, duke vetëshpallur në kundërshtim me Kushtetutën, kandidaturën e paracaktuar të Arta Vorpsit. Në funksion të këtij qëllimi, Dvorani botoi me iniciativë personale dhe në mënyrë antiligjore emrin e saj në Fletoren Zyrtare në 9 nëntor 2019.Kjo kandidate shokoi mbarë opinionin publik duke kërkuar të “legalizojë” betimin e saj fiktiv tek noterja, ndërkohë që Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë se betimi i çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Republikës. Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj ai është kallëzuar në Prokurori nga Presidenti i Republikës për dy vepra penale:

  1. “Përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore”
  2. “Shpërdorimit të Detyrës”

Në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese, Kuvendi një partiak kërkoi krijimin e një Gjykate Kushtetuese politike nën kontrollin e tij.