Korrupsioni dhe vjedhjet e fondeve në bujqësi shkak i përmbytjeve

516
Sigal

Prof.Dr. Lush Susaj: Përmbytjet nuk ndodhin vetëm për shkaqe atmosferike as lartësie mbidetare. Situata përkeqsohet ccdo vit dhe shkak është neglizhenca, shkatërrimi i institucioneve kombëtare, injorimi i inxhinjerve të Hollandës dhe grabitja e mbi 80 mln euro ndihma nga BE. Shumica e drejtuesve të këtij dikasteri e kanë parë këtë ministri si lopë për ta mjelë pasi janë jashtë profili dhe militant partie.

Në 30 vjet demokraci asnjë qeveri s’i ka hedhur sytë nga bujqësia. Shumica e drejteusve të këtij dikasteri e kanë parë këtë ministri si lopë për ta mjelë dhe jo për ta ndihmuar. Është për të ardhur keq që bujqësia dhe pse merr afërsisht 80 milonë euro grande nga BE, nuk dihet se ku shkojnë këto ndihma. Situata për çdo vit përkeqësohet dhe pse ndihma e BE-së është e madhe. Për këto neglizhenca tashmë shihet dhe panorama e ditëve të fundit.

 

  • Përmbytjet nuk ndodhin vetëm për shkaqe atmosferike, as lartësie mbidetare

 

  • Si ndodhi shkatërrimi i institucioneve kombëtare dhe injorimi i inxhinierëve të Hollandës
  • Në këto 30 vite, ministria e bujqësisë vetëm emërin ka patur dhe ka të tillë
  • Mashtrimi, korrupsioni dhe hajdutëria me investimet dhe projektet në fushën e bujqësisë dhe mjedisit solli përmbytjet

 

01

 Përmbytjet nuk ndodhin vetëm për shkaqe atmosferike as lartësie mbidetare

 

Viktor Hygo ka shkruar: “Nëse flas, unë jam i dënuar, nëse hesht, jam i mallkuar” dhe se “Qëndresa është sekreti i triumfeve”. Sa herë që ka përmbytje, nga njëra anë ka fatkeqësi e vuajtje të mëdha për fermerët dhe familjet e Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër ka aq shumë lugetër e hajdutë të politikës dhe administratës që fillojnë të fërkojnë duart për të gllabëruar sa më shumë fonde dhe investime të tjera nga buxheti i shtetit dhe nga projektet e BE-së dhe të vendeve të tjera partnere, nga të cilat nuk mbetët asgjë, përveç dosjeve fiktive e të fryra me zhgarravina dhe fotografi të OJQ-ve të politikës korruptive. Në kushtet e një qeverisje klanore e të korruptuar, të thuash të vërtetën, dihet që gjithëkush mund të rrezikojë vendin e punës, ose dëbimin jashtë atëdheut, ose edhe përjashtimin nga çdo mundësi për të kontribuar me ekspertizën e duhur në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit. Pavarësisht nga propaganda e vazhdueshme e institucioneve dhe strukturave të politizuara, e vërteta është se përmbytjet masive në Shqipëri, nuk kanë ndodhur dhe nuk mund të ndodhin thjeshtë dhe vetëm për shkaqe atmosferike, apo për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit. Sqaroj këtu se, për fatin e mirë, mbi 99% e sipërfaqës së tokës bujqësore të Shqipërisë, ndodhet mbi nivelin e detit, ndërsa për atë pak sipërfaqe që ndodhet nën nivelin e detit, prej më shumë se 50 vitesh, janë ndërtuar dhe funksionojnë hidrovore me kapacitete të lakmueshme për kohën dhe për njësinë e sipërfaqës. Heshtja e mëtejshme ndaj këtij fenomeni që po shkakton rikripëzimin dhe rimoçalizimin e shpejtë e të parikuperueshëm të sipërfaqës së Ultësirës Perëndimore, është një mallkim, turp dhe papërgjegjshmëri e madhe ndaj fateve të ekonomisë dhe mirëqenies së shoqërisë shqiptare.

Pavarësisht nga fluksi i reshjeve të periudhës vjeshtë-pranverë, është koha për të gjykuar dhe folur me zë të lartë mbi disa prej shkaqeve të vërteta e lehtësisht të verifikueshme të përmbytjes, të erozionit, të kripëzimit dhe të moçalizimit të tokës bujqësore, sikurse janë:

Së pari, mendoj se nuk duhet të justifikohemi duke duke fajësuar rreshjet, as lartësinë mbidetare dhe as duke fajësuar faktorë të tjerë atmosferikë. Kjo sasi rreshjesh në Shqipëri, nuk është se ka ndodhur për herë të parë e as tani për herë të fundit. Përmbytje të tilla të mëdha, dihet sesi kanë filluar të bëhën më të shpeshta në këto 10-15 vitet e fundit. Kjo për shkak se, nga njëra anë, përgjatë këtyre 30 viteve, dihet nga të gjithë që nuk është kryer asnjë studim i mirfilltë shkëncor dhe asnjë investim konkret për të mirëmbajtur dhe rikonstruktuar mbi 600 rezervuarët dhe digat që presin dhe displinojnë ujërat e zonës kodrinore e malore. Ndërsa nga ana tjetër kemi të bëjmë me miliarda euro të abuzuara nga korrupsioni dhe nga hajdutëria e tenderave të kopsitura e të mbylluar në dosjet fiktive dhe në filmimet e propagandës

Për mendimin tim, në këto 30 vite, ministria e bujqësisë vetëm emrin ka patur dhe ka të tillë. Kjo për shkak se bujqësia, është trajtuar dhe konsideruar gjithmonë si lopa e parties, që e ka sunduar e mjelur gjatë 4 apo 8 viteve të radhës.

Kështu ka ndodhur edhe me investimet e adresuara për kanalet kulluese dhe ujitëse, për të cilat nuk pati kurrë një zgjidhje integrale, as të plotë e as të qëndrueshme.

Zgjidhjet fragmentare e jashtë çdo llogjike tekniko-shkencore, duket që kanë qënë të qëllimshme e gjithnjë në shërbim të justifikimit të mungesës së vazhdueshme të produktit të projekteve dhe të investimeve në menaxhimin e tokave, apo në bonifikimin, kullimin dhe ujitjen e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe me projektet dhe investimet e adresuara për thëllimin e shtratit dhe grykëderdhjes së lumenjve Vjosa, Shkumbini, Erzeni, Mati, Buna, etj, nga ku nuk ka mbetur asgjë më shumë se sa grumbujt e njohur tëdosjeve fiktive. Në vitet 2012-2013, kryeministri i sotëm, ka premtuar me mijëra herëbetejë pa kompromis kundër injorancës, korrupsionit, hajdutërisë dhe fiktivitetit, ndërsa koha tregoj të kundërtën, fatkeqësishtë u ndërtuan institucione dhe njëadministratëthellësishtëklanore, propagandistike, kaotike dhe fiktive. Kështu ka ndodhur edhe me investimet dhe projektet e adresuara për ngritjën dhe për mirëmbajtjen e bankinave dhe argjinaturave përgjatë bregut tëkolektorve dhe lumenjve të vendit, nga ku nuk ka mbetur asgjë përveç propagandës dhe dosjeve fiktive me fotografi dhe me konkluzione që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e bujqësisë shqiptare. Kështu ka ndodhur edhe me investimet dhe projektet e adresuara për pyllëzimet dhe ruajtjen e mjedisit, të cilat duket qëu degraduan hapur e ditën për diellënëalbume me fotografi dhe dosje fiktive. Kujtoj faktin që puna dhe investimet e bëra në vitet 1960-1990, në prita malore, në kullim, në diga dhe bankina, në argjinatura, në veshjen e shpateve me bimësi kundër erozionit, etj, në njëfarë mënyrearritën që ta përballojnëktëproblem deri në vitet 2005-2010. Ndërsa në këto 10-15 vitet e fundit, mashtrimi, korrupsioni dhe hajdutëria me investimet dhe projektet në fushën e bujqësisë dhe mjedisit, duket që filloi të shfaqë simptomat tipike të braktisjes dhe vjedhjes për një kohë të gjatë të këtij sektori. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se erozioni në këto, pothuajëse është dyfishuar duke mbushur më shpejtë shtratin e lumenjve dhe kanaleve, për pasojë duke e ngritur edhe nivelin e ujrave dhe të grykëderdhjes së lumenjve dhe kolektorëve kullues në Velipojë, Fushë Kuqe, Murçinë, Myzeqe dhe Vlorë. Pa përmendur këtu edhe lënjen pas dore të riparimit dhe ngritjes së argjinaturave dhe digave anësore të lumenjve dhe kolektorëve, nga ku e marrin edhe goditjen dhe shkatërrimin e vazhdueshëm të mbjellat dhe ekonomitë bujqësore të Ultësirës Perëndimore, nga Shkodra e deri në Vlorë.

2.

Shkatërrimi i institucioneve kombëtare dhe injorimi i inxhinierëve të Hollandës

Shkatërrimi i programuar e i plotë i institucioneve kombëtare të projektimit, të supervizionit, të ndërtimit, të mirëmbajtjes dhe të riparimeve të veprave të sistemit, të kullimit, të bonifikimit dhe të ujitjes, nuk është vepër e një dite dhe as vepër e projektuar dhe e kryer nga njerëzit e thjeshtë e të rastësishëm. Përkundrazi, është një nga veprat më të shëmtuara e më antishqiptare të klaneve të korrupsionit politik e shtetërorë të këtyre viteve. Drejtuesit e politikës dhe institucioneve të këtyre viteve dhe dekadave, për nga niveli i ulët kulturor, shkencor, intelektual dhe menaxhues, janë inferiorë, turpërues dhe të pakrahasueshëm në rajon dhe në Europë. Gjithë këtë boshllëk intelektual e njerëzor të mendjes dhe të karakterit të tyre, duket që djalli ua ka kompensuar me paturpësinë, me ligësinë dhe me trimërinë në manipulime, në hajdutëri, në shkatërrim, në mashtrime ditën për diell, e pa patur frikë as marre.

Në Shqipëri, mafia politike dhe ordinere, janë bashkëudhëtare dhe në simbiozë. Për klanet abuziviste e hajdutërore, dija dhe morali nuk vlejnë për asgjë. Kjo karakteristikë degraduese e qeverisjeve kakistokratike, ndodhi që të shkelqejë edhe në rastin e kundërshtimit dhe të injorimit të pashëmbullt të këshillave dhe të përvojës hollandeze në drejtim të bonifikimit dhe të mbrojtjes së territorit nga përmbytjet. Vite më parë, inxhinierët dhe specialistët hollandezë patën këshilluar ruajtjen, funksionalizimin dhe fuqizimin e ish ndërmarrjeve dhe institucioneve të projektimit, të kullimit e të bonifikimit në bujësi. Pavarësisht nga kjo këshillë me rendësi dhe peshë të jashtëzakonshme, hajdutëria e trojeve të ndërtimit dhe kakistokratët e fodullët e institucioneve tona, vendosën për t’i privatizuar dhe shkatërruar totalisht ndërmarrjet e bonifikimit dhe ujërave në rrethe. Në këtë mënyrë, u shkatërrua në mënyrën më të keqe të mundshme dhe projektimi, ndërtimi, supervizioni dhe riparimet e veprave bonifikuese, sistemuese dhe ujitëse nga lartësitë e maleve e deri në breg të detit. Ministrat e periudhës 2009-2021, së bashku me kabinetet e tyre militanteske e nepotike, kanë qenë shkaku dhe burimi më i madh i katastrofave natyrore dhe dëmeve në fushën e bujqësisë dhe të menaxhimit të integruar të ujërave, të bimësisë dhe të pjellorisë së tokave bujqësore.Asnjëri prej tyre nuk pati kurrë llogaridhënien dhe as kontrollin e duhur mbi pasurinë e grumbulluar në vite, përkundrazi qarkulluan si të përkdhelur nga kolltuku në kolltuk, duke dëshmuar për mpirjen dhe mjerimin e thellë e të pashëmbullt të shtetit dhe politikës shiptare.Duket sikur u harruan edhe ato përmbytjet e mëparshme të viteve 2010-2011, apo përmbytjet e njohura të viteve 2013 dhe 2016-2017. Duket sikur është harruar edhe përmbytja e madhe e Marsit të vitit 2018, së bashku me plagët dhe dëmët e mëdha që pati shkaktuar. Përsa kohë që bujqësia shqiptare do të vazhdojë që të trajtohet si lopa e militantëve të partisë në pushtet, edhe korrupsioni dhe abuzivizmi duket që do të vazhdojnë njëlloj si më parë. Për pasojë edhe përmbytjet nuk do të ndalen, përkundrazi do të na shoqërojnë edhe pas përmbytjes së tanishme që filloi në mbrëmjen e datës 8 Janar e duket që do të vazhdojë deri me 11 Janar 2021.

Për sa më sipër, unë mendoj se problemet e projektimit, të sistemimit, të bonifikimit dhe të ujitjes së tokave bujqësore, duhet të çlirohen sa më pare nga korrupsioni dhe nga injoranca. Vetëm në këtë mënyrë, zgjidhjet do të mund të adresohen sa më pare tek profesionistët dhe tek institucionet e mirëfillta shtetërore të projektimit dhe të ndërtimit integral të veprave të nevojshme. Në shërbim të këtij qëllimi të lartë, mendoj se është koha për një mirëkuptim dhe dakordësi për të lëvizur drejtë një zgjidhje shkencore afatgjatë, e cila bazohet në plotësinë e jo në fragmentarizimin. Zgjidhja afatgjatë dhe e qëndrueshme, përveç zgjidhjes integrale, presupozon fillimin e ndërhyrjeve për disiplinimin e qëndrueshëm të ujërave nga lartë -poshtë, disiplinimin duke filluar nga mali e kodrat, e deri në breg të detit.