Në një nga ato ditë të nxehta, me vapë përvëluese e diellin që shkëlqen sikur do t’i vërë flakën botës, duhet të takohesha me një vajzë, e gjitha për çështje pune. Në pamje të parë dukej e sertë, moskokëçarëse, sikur si interesonte asgjë, vajzë e fortë, por nëse e shikoje në sy thellë brenda tyre fshiheshin trauma të mëdha, e shumë vuajtje.
Në një nga ato ditë të nxehta, me vapë përvëluese e diellin që shkëlqen sikur do t’i vërë flakën botës, duhet të takohesha me një vajzë, e gjitha për çështje pune. Në pamje të parë dukej e sertë, moskokëçarëse, sikur si interesonte asgjë, vajzë e fortë, por nëse e shikoje në sy thellë brenda tyre fshiheshin trauma të mëdha, e shumë vuajtje.
Gjatë bisedës në një moment e shikoj me sy të trishtuar dhe uli kokën, i filluan lotët, nuk po kuptoja isha në një situatë të vështirë. Ai muri i akullit kishte rënë, ishte thyer, ajo tashmë e kishte zbuluar veten përballë meje, për herë të parë në atë bisedë ajo shfaqi emocione. Në mendjen time kisha krijuar imazhin e një njeriu pa ndjenja. Me shumë delikatesë ja thashë që dukesh shumë e “ashpër në retorikë” e gjitha kjo lidhur me temën e diskutimit për çështje pune.
Po e nis nga fillimi më tha, meqë arrite të kuptoje në sytë e mi dhimbjet e mia. Ajo ishte mbi të tridhjetat, pra kishte jetuar mbi 3 dekada, nëse mund t’i quaje jetë. E reja me sy të bukur, me fytyrë ëngjëllore vinte nga një fshat i thellë malorë, në veri të vendit. Me shtat të hollë, e me flokët të gjata. Vinte nga një familje e njohur me zonën e saj për bujari dhe besë. Ajo ishte fëmija e fundit e një familje me 7 antarë, mami babi dhe motrat e vëllezërit.
Nëna ime ka qënë shumë e bukur tha, me flokë pis të zeza të gjata, e me sytë të shkruar, kështu e kujtoj nëpër kujtime vegjëlie, por ama fytyrën dhe trupin e saj nuk i kujtoj dot pa shenja të nxirë. E di Glidone, kujtimi i parë që kam në kokën time dhe nuk do ta harroj kurrë, është ku babi më dhunonte nënën me rrip të pantollonave, pse dreka nuk ishte gati. Në atë kohë të gjithë ishim të vegjël në pamundësi për ta shpëtuar nënën nga tortura, me pas kujtoj që kjo u bë diçka e zakonshme në shtëpinë tonë.
Madje me paradoksalja edhe për gabimet që bënim ne si fëmijë nëna duhet të dhunohej, nuk ka cep të asaj shtëpi që nuk është larë me gjakun e nënës time. Prandaj nuk kam fuqi dhe guxim të shkoj në vendlindje. Në atë kohë unë nuk shikoja ëndërra me kukulla të bukura, apo me veshje të reja, në atë kohë unë kisha vetëm makthe dhe lutesha që një ditë e gjitha ajo të merrte fund. Ëndërroja që nëna të mos dhunohej më, të shikoja gëzim në fytyrën e saj dhe jo me lot, të mos kishte ulërima, doja një jetë të qetë edhe pse në fakt nuk e dija çfarë do të thoshte qetësi.
Fëmijët që rriten me dhunë do të bëhen patjetër dhunues, sepse ai është modeli që ata kanë marrë në jetë. Një herë edhe vëllai e kapi motrën për flokësh vetëm pse nuk i dha një gotë me ujë. E di pse e bëri? Sepse ai ishte burrë dhe ajo duhej që t’i bindej. Ne vajzat dhe gratë e shtëpisë duhet të bënim çfarë thonin “burrat” pasi ne për atë punë ishim, për të shërbyer. Fatmirësisht, vëllezërit u larguan nga ai vend, emigruan dhe aty filluan të emancipohen, të mësojnë vlerat dhe respektin për gruan.
Fëmijët që rriten me dhunë do të bëhen patjetër dhunues, sepse ai është modeli që ata kanë marrë në jetë, një herë edhe vëllai e kapi motrën për flokësh vetëm pse nuk i dha një gotë me ujë. E di pse e bëri, sepse ai ishte burrë dhe ajo duhej që t’i bindej, ne vajzat dhe gratë e shtëpisë duhet të bënim çfarë thonin “burrat” pasi ne për atë punë ishim për të shërbyer. Fatmirësisht, vëllezërit u larguan nga ai vend, emigruan dhe aty filluan të emancipohen, të mësojnë vlerat dhe respektin për “gruan”.
E kështu kaluan ditët, kaluan vitet mes dhunës, torturës, ulërimave, të bërtiturave, fyerjeve sharjeve dhe mallkimeve. Mua babi s’më ka dhunuar kurrë fizikisht, ama nga ana psikologjike më ka shkatërruar, nuk di të sillem me njerëzit, butë qetë, kam frikë ndonjëherë mos bëhem si ai.
Motrat e mia u martuan me burrat që zgjodhi babai; nuk i la të shkolloheshin, pasi sipas tij gruaja është për të lindur fëmijë e për të bërë punë shtëpie, me pak fjalë shërbëtore e burrit. Kur u bëra adoleshente doja të ndiqja shkollën. Fshehurazi nëna dhe motrat më thonin, shkollohu dhe largohu nga ky vend, shpëto veten, bëhu e zonja për veten që të mos varesh nga askush.
Aq shumë më ishin ngulitur në kokën time ato fjalë, sa mësoja çdo ditë e më shumë, më pas babi deshi të më martonte, ishte koha e rrebelimit, e kërcënova i thashë do largohem nga shtëpia, dua të shkollohem të jem e pavarur. Plasi “lufta” në shtëpi, fatmirësisht edhe vëllezërit i kisha pro, që të shkoja në shkollë.
Pas shumë peripecive arrita të bind familjen, u largova erdha në Tiranë për fakultet. Isha shumë naive, shumë e drejtë, shumë e sinqertë, nuk dija të bëja hile, nuk isha dinake. Shpesh më përdorën, sepse Glidona në këtë jetë të jesh e drejtë dhe e sinqertë është mëkat. Nuk doja shumë nga kjo jetë, kërkova ngushëllim, dashuri mbështetje, por në të vërtet atyre që ju besova më shumë, ma ngulën thikën thellë në shpirt, mirë që e ngulën, por edhe e përdrodhën që dhimbja të ishte e madhe. Ndaj sot jam bërë sikur cop akulli, e pandjeshme.
Babi kërkon edhe sot të më martoj, por unë i shoh burrat si armiq. Edhe ata që kam njohur shëmbëlltyrë e tij më kanë rezultuar, nuk kam mundësi të ndryshoj fatin tim. Para disa javësh nëna ime tashmë e plakur ishte dhunuar sërish, e këtë herë për fajin tim. Babi i kishte kërkuar llogari pse unë nuk pranoj të martohem, e kishte dyshime se nëna më mbështet në këtë vendim.
U ndjeva në faj, qava, mendova të vrisja veten, nuk dija ç’të bëja tjetër. I kam kërkuar nënës disa herë të largohet nga shtëpia të vijë të jetoj me mua, pasi kam një pagë të mirë një punë të mirë dhe mundem ta mbaj, por ajo nuk pranon. Thotë se babi im ishte fati i saj dhe ajo duhet t’i nënshtrohet. Por a e kemi në dorë ne fatin?
Ndërkohë që ajo fliste nga sytë e mi kullonin lot, sa më ngjante historia e saj me atë të shumë të tjerave. Por a kam unë në dorë të t’i ndihmoj?
Pasi e dëgjova për gati dy orë bisedë, mes lotesh dhimbjes e shumë vuajtjesh më tha: A mos vallë jam bërë njeri i keq? Kështu etiketohem, ajo të shkel me këmbë, ajo nuk ka mëshirë, por njerëzit se dinë se të qenurit e fortë në karakter, e akullt dhe të hiqem si e pandjeshme, më ka bërë jeta, vuajtjet që kam kaluar.
Askush se di sa herë jam plagosur, sa herë kam kërkuar të zhdukem nga kjo botë.
Gjatë këtij diskutimi arrita të kuptoj që ajo kishte ndërtuar një zhguall të fortë që askush të mos e lëndonte më, por në brendësi të zhguallit, fshihej një vajzë e vogël e pafajshme, e cila nuk kërkonte asgjë tjetër në këtë jetë, përveç se pak “Dashuri”.
Pasi fshiu lotët më pyeti: A mos vallë jeta më bëri “burrë”?