Gëzim Zilja: Gjeneratorët lundrues dhe gjumi i rëndë i prokurorisë së Vlorës

197
Sigal

Më 9 shtator mbushen plot dy vjet nga vendosja e dy Gjeneratorëve Lundrues (TEC-et lundrues) në portin e Zvërnecit për të cilët Zv/KM-ja Balluku, deklaroi kur i vizitoi në Triport bashkë me ish ambasadoren amerikane Kim: “Ato do të jenë shpëtimi i Shqipërisë për krizën energjitike madje mund të shesim energji prej tyre. Ato do fillojnë nga puna brenda dhjetorit 2022…” Tani Balluku mburret e këndon me grupet e këngës labe për gjysmë tunelin e Llogarasë.

Ka disa ditë që nga 19 oxhaqet e gjeneratorëve lundrues, tre nxjerrin hera herës një tym të çuditshëm: Nuk është i bardhë dhe as i zi, por ka ngjyrën e tymit që nxjerrin krematorët. Ogur i keq thonë vlonjatët e vjetër, sepse paralajmëron fatkeqësi të mëdha.

Më 9 shtator mbushen plot dy vjet nga vendosja e dy Gjeneratorëve Lundrues (TEC-et lundrues) në portin e Zvërnecit për të cilët  Zv/KM-ja Balluku, deklaroi kur i vizitoi në Triport bashkë me ish ambasadoren amerikane Kim: ”…  Ato do të jenë shpëtimi i Shqipërinë për krizën energjitike madje mund të shesim energji prej tyre. Ato do fillojnë nga puna brenda dhjetorit 2022…” Tani Balluku mburret e këndon me grupet e këngës labe për  gjysmë tunelin e Llogarasë, por le të rikujtojmë;

1.Të dy TEC-et lundruese kushtojnë 20 milionë dollarë. Qeveria shqiptare nuk i bleu, por i mori me qera për dy vjet. Punojnë ose jo Gjeneratorët Lundrues, qeraja dhe mirëmbajtja, që duhet të paguhen Excelerate Energy dhe Renco deri në 9 shtator 2024, shkojnë 22,5mln mirëmbajtje, plus 45 mln  qera, plot 67,5 milionë euro pa prodhuar asnjë MË energji elektrike. Ca thonë janë paguar ca jo, përgjegjësit e këtyre kontratave heshtin si gurë varresh por dikush paguan njerëzit që janë instaluar e punojnë atje gjoja për t’i vënë në punë.

2.Çmimi mesatar për një megavat orë energji elektrike në bursë sot është rreth 70 euro/MË, ndërsa kostua e prodhimit të energjisë nga TEC-et lundruese në kontratë është 190 euro/MË. Pra do e blejmë me 190 euro/MË (nëse vihen në punë) kur në treg është vetëm 70/euro MË.

3.Qeveria KESHI dhe OSHE nuk japin asnjë të dhënë të saktë dhe nuk deklarohen nëse janë paguar dy shoqëritë për qeranë, mirëmbajtjen dhe vënien në punë të gjeneratorëve lundrues? Aty ështe punuar për instalimin në port, për thellimin e detit, për lidhjen me sistemin energjitik shqiptar, për depozitimin e mijëra tonëve mazut ( do digjen 600 tonë në 24 orë) etj etj. Pse nuk ka dhëna dhe nuk deklarojnë gjendjen, kur po harxhohen paratë e shqiptarëve?

4.Çfardo shkaqesh që mund të shkaktojnë vonesë, në kontratë theksohet se për firmat Excelerate Energy dhe Renco nuk parashikohen penalitete. Korporata Elekroenergjitike është e detyruar të paguajë 45+22,5= 67,5 milion dollarë edhe nëse TEC-et nuk vihen asnjëherë në punë, si kosto të qirasë dhe operimit. Edhe në vendet më të humbura të Afrikës nuk nënshkruhen të tilla kontrata skllavëruese.

5.KESH shkruante disa ditë më parë: “regjimet e prodhimit të parashikuara janë të tilla, që të përshtaten me sezonalitetin e prodhimit hidrik por edhe sezonalitetin e çmimeve të energjisë në Evropë”. Sot 10% e prodhimit total në Shqipëri realizohet nga fotovoltaiket, me çmim nën 50 EUR, dhe shumica nga vetëprodhuesit. Kjo shifër do bëhet në 3-4 vite 20%. Me drejtuesit e KESH-it dhe Belinda Ballukun, duhet të merret SPAK-u, pasi nga Janari 2022 për krizën e shkaktuar nga rritja e çmimit të fosileve menduan (bashkë me këto të Excelelerate, që kishin bërë gati TEC-et në Bangladesh) ta zgjidhin krizën pikërisht me atë që duheshin t’i shmangeshin, energjisë nëpërmjet burimit fosil, që duhet ta blinin me çmim të rritur në treg.

6.Dëmi mjedisor nëse llamarinat e Ballukut prodhojnë energji do të jetë shkatërrimtar për zonën përreth, në një rreze mbi 20 kilometra. TEC-et lundruese do të djegin 600 tonë naftë të rëndë në ditë, ose 219. 000 tonë naftë (mazut)/vit. Nëse llogarisim sasinë e CO2 që çlirohet nga djegia e mazutit atëherë shifra është rreth 712.409 tonë CO2/vit. Kjo shifër është e barabartë me: 3749.5 kg CO2 në vit për çdo banor të Vlorës ose 275.7 kg CO2 në vit për çdo banor të Shqipërisë, e thithur kjo nga mushkëritë tona. Në nivel vendi, për çdo banor 82% më shumë CO2 nga ajo sasi që një person nxjerr gjatë frymëmarrjes për një vit. Ose për çdo banor të Vlorës 10.5 herë më shumë (1050%) se sasia e CO2 që një person nxjerr çdo vit. Ndërsa flora dhe fauna përreth pëson dëme shkatërrimtare të pariparueshme. Rezistenca kundër instalimit dhe aferës me këto kalbësira të një teknologjie të para 100 viteve (nuk përdoren më) deri sot bëhet nga tridhjetë-dyzetë vullnetarë, kryesisht vlonjatë dhe pak gazetarë të guximshëm. Na bëftë mirë dioksidi i karbonit  CO2, ne deleve të perëndisë, po me mushkëritë e fëmijëve si do i bëhet hallit ?! Ndërkaq gjumi i rëndë i prokurorisë së Vlorës vazhdon…