Bardhyl Berberi/ A është logjike kjo, vidh të vjedhim!

575
Me logjikën se gjithçka duhet të vidhet, të përvetësohet e të shkatërrohet, jemi vetë ne ata që po e fundosim këtë vend. Duke mos i arrestuar hajdutët e Bankave vjedhjen në Rinas, grabitjen e plagosjen e pensionisteve, shtetin e kemi kthyer vetëm në lajme skandaloze. Banka e shtetit tjetër skandal me abuzime miliona lekësh me parët e dëmtuara. Plantacionet e drogës lulëzojnë Duket sheshit se ky shtet ka kapitulluar…dhe ka ngritur flamurin e bardhë. Nepotizmi dhe njerëzit e paaftë ka pushtuar administratën…Më kap një qytetar dhe më thotë nëna jonë ka mbi tre vjet që ka vdekur në Greqi dhe vëllai i madh i merr ende pensionin shkruaje ne gazetë se mua më vret ndërgjegjja. Ka qindra persona të pa çregjistruar në gjendjen civile, familjarët sigurisht nuk kanë treguar se të afërmit e tyre kanë vdekur dhe i kanë shfrytëzuar pensionet në mënyrë të jashtëligjshme. Qindra e mijëra të tjerë, që gëzojnë të drejtën e ndihmës sociale, nuk kanë nevojë fare për të ngaqë punojnë, por vazhdojnë të përfitojnë duke mashtruar. Punojnë në të zezën, pa përmbushur as më të voglin obligim karshi shtetit. 

Mijëra biznese ofrojnë shërbim pa kuponë fiskalë dhe deklarojnë fitim sa t’iu teket. Zyrtarë qeveritarë e kryetarë Bashkie harxhojnë pa masë në dreka e darka, makinat zyrtare i shfrytëzojnë për bregdet, dasma dhe ujkende jashtë shtetit. Nëpunës të zakonshëm që kanë mbaruar partajm vazhdojnë të vjedhin punime shkencore, të tjerëve, magjistrojnë e doktorojnë “ekspres”, dhe marrin tituj “ Profesorësh “ dhe akademikësh …Nëpër fakultete studentët kalojnë provimet me kopje e ryshfet, duke paguar tek profesorët e tyre për të marrë provimin. Shumë rrallë të kthejnë qindarkat nëpër markete. Të tjerët të tjerët të vjedhin në peshore në treg, apo për mallrat ë paketuara. Lexon etiketa 1 kg dhe kur e peshon është 700 apo 800 gram. Kur i kap të thonë ne nuk i paketojmë këto mallra kështu na i kanë sjellë… Me logjikën se gjithçka duhet ta vjedhin, ta përvetësojmë dhe ta shkatërrojnë. Në kohën e komunizmit para viteve `90 mall i shtetit është konsideruar si diçka e huaj që duhet që të vidhej… gjithçka që i ka takuar atij shteti që shqiptarët kryesisht e kanë konsideruar të huaj, pavarësisht se një takëm i kanë shfrytëzuar të mirat dhe privilegjet e atij shteti komunist. Por, ideja themelore ka qenë që gjithçka që ishte e shteti” është e huaja dhe, rrjedhimisht, duhet shfrytëzuar, duhet përfituar nga ajo. Me këtë logjikë po funksionon edhe shoqëria jonë aktuale pavarësisht se ka 26 vjet që jemi në demokraci po e konsiderojmë të huaj dhe po sillemi me të si barbarë. Sa e sa pasuri i është plaçkitur vetëm në Pogradec sa sheshe e parqe publike janë dhënë nga bashkiakët e mëparshëm sikur ta kishin mallin e babit, nga secili që e ka pasur fuqinë e karrikes që ta bëjë një gjë të tillë. 

Sa e sa të mira materiale e privilegje i shfrytëzojnë çdo ditë ata që janë në pushtet, e të tjerë që iu rrinë pranë. Vetëm shihni ish-pronat fabrika, magazine, ndërmarrje që janë përvetësuar për pak para, shihni pasuritë natyrore minierat e hekurit kush i shfrytëzon që e çojnë hekurin deri në Kavardac dhe ju vijnë qeqet e majme nga persona që plaçkiten çdo ditë…Logjika e plaçkitjes së shtetit vazhdon, siç vazhdon edhe logjika e përfitimeve duke mashtruar. Por, këtu nuk kanë faj veç ata që mashtrojnë. Faj ka shoqëria që nuk reagon. Është e pamundur të plaçkitësh prona shoqërore, të keqpërdorësh miliona pa ndihmën dhe organizimin e dikujt në pushtet Thjesht, është e pamundur t’i bësh të gjitha këto të këqija, pa e ditur edhe të tjerët. Të tjerët që heshtin, të tjerët që bëhen bashkëpjesëmarrës dhe bashkëpërgjegjës në keqpërdorime. dhe abuzime…Përderisa nuk ndërpritet logjika e vjedhjes në shtet hajdutët ordinerë kur shohin se si vjedhin pushtetarët ata bëhen si bisha dhe sulmojnë banka, aeroportin e shumë të tjera vendi përfshihet nga anarshia. Shteti ynë nuk duhet ta konsiderojmë si të tillë, ai duhet të ruhet dhe të forcohet por kur në këtë shtet abuzojnë ata që janë vënë për ta mbrojtur atë e keqja merr dhenë thotë populli. Andaj duhet mbrojtur. Keqbërësit duhet denoncuar dhe për veprimet e tyre ata duhet ndëshkuar. Ata që kanë plaçkitur e keqpërdorur shtetin dhe pasuritë e tij me reformën në drejtësi duhet t’i japin llogari në bankën e të akuzuarve. Ndërkaq, zyrtarët hajdutë mashtruesit,nuk duhet lejuar t’i luajnë të ndershmit atyre duhet t`u çjerrim maskën, ndërkohë që ata jetojnë në mesin tonë dhe e dimë çfarë janë dhe çfarë kanë bërë pasi pasuritë e tyre marramendëse dhe jetën luksoze që bëjnë nuk ja u kanë sjellë UFOT prej qielli ajo është grabitur para syve tanë.
Sigal