Gëzim Llojdia: Te rrapet në Drashovicë

235
Sigal

Poeti Fatos Arapi ishte një ndër më të mëdhenjtë e poezisë së letrave shqipe.

1. Poeti Fatos Arapi ishte një ndër më të mëdhenjtë e poezisë së letrave shqipe. Dhe poezia “Drashovica”, është mnjë ndër ato poezitë e këtij poeti mqë shkroi në vëllimin poetik: ”Shtigje poetike” , botuar në vitin 1962 .Kushtuar luftës së përgjakshme të vitit 44 në hyrje të territorit të Labërisë .

2. Shkurtazi disa mendime. Poeti hedh në fillim një vështrim tërësor me vargjet: …Nata shkon kaluar mbi kurriz të maleve/nata partizane nata e ngarkuar me klithmë t’alar-meve… Pastaj autori vijon me përshkrimin e trupave naziste dhe kryesisht me betejën e Drashovicës. – Nëpër trup të saj, kollonat gjermane, kacavirren ngjiten/ skuadrat partizane i presin si thikë”. …Një përshkrim poetik për fillesën e betejës në Drashovicë, aty ku ndahet një krahinë, aty ku fillon prej kahmotit, kufiri i kahershëm i Labërisë. Autori sjell kujtimet e një lufte të përgjakur, që sipas kujtimeve të kohës, vijoi trup me trup dhe ditë e natë, pa ndërprerë. Autori përshkon trupat naziste, të cilat mbërthyer me helmetat përmbi vetulla, ku në duart e tyre mbajnë bajonetat me çizme të rënda, thotë autori për ushtarët e Rajhut të tretë, që vunë nën këmbët e çizmes, Evropën e tkurrur. Në përshkrimin e një beteje të luftës së dytë botërore, autori sjell në vëmendje trupat pushtuese, të cilat vunë nën zjarr, terror dhe armë botën. Këto armata u ngritën jo befasisht por çmendurisht , me ngritjen ,në pushtet të Hitlerit. Parantezë…E panjohur për shumicën e njerëzve.

Dhe nga rastësia nuk vjen gjithashtu, universi është në mes të një beteje të hollë të përmasave epike. Pjesa më e madhe e kësaj beteje po luftohet në dimensionin shpirtëror midis forcave të së mirës dhe të keqes. Po japim një fakt që ka dalë nga studimi shpirtëror për luftërat botërore botuar në vitin 2006. Në luftën e dytë botërore, magjistarët kryesisht nga rajoni i të i Xhehennemit, morën pjesë në Poeti Fatos Arapi ishte një ndër më të mëdhenjtë e poezisë së letrave shqipe. Te rrapet në Drashovicë orkestrimin e Luftës së Dytë Botërore. Hitleri për shembull, gjatë qëndrimit të tij në pushtet u pushtua nga një magjistar nga rajoni i 5 -të Ferrit. Kjo ishte gjithashtu arsyeja për ngritjen e tij dramatike në pushtet. Gjatë gjithë mbretërimit të tij magjistari u shfaq plotësisht. Në vitin 1945 (numri 5)pra u rrëzuan forcat e këqia. Hitleri u helmua në bunkerin e tij… Këto kolona u thyen edhe në Drashovicën e Vlorës në një nga betejat historike. Përshkrimi i kollonave naziste ka një bazë reale. Po të shikojmë më poshtë, autori thotë: Me gjak të lirive, duart kanë ngjyer …Është i qartë kuptimi i këtyre vargjeve të F.Arapit. Nazistët të frymëzuar nga djalli pushtuan shumë vende, shkelën dhe copëtuan mjaft sovranitete si dhe vranë, masakruan miliona njerëz të pafajshëm. Në përshkrimin e kësaj poezia të bukur të bie në sy fakti se autori sjell çdo detaj të kësaj beteje luftarake. P.sh:” Tre pushkë-një bombë”, tregonte sinjalin për t’u ngritur çetat territoriale të fshatrave. Pas shumë përshkrimeve për kohë sulmin dhe natën tinëzare, që u ça nga fishekë, pjesa më e bukur e kësaj poezie mbetet: …Eh moj Drashovicë/Trup më trup përleshen/jo lebër e fricë/ Kryqëzat e thyer/dhe yjet e kuq fytas janë mbërthyer… Nëpër atë hënë të ngrënë , një riskë hënë dhe një grusht yje kundërisin në qiell, te gryka e Drashovicës kanë nisur sulmet luftarake kundër nazistëve. E ashpër njihet lufta e Drashovicës, por mornicat që të shkojnë nga përshkimi realist i kësaj poezie mbetet i veçantë, kur autori thotë për plumbat, që kanë prerë trupat dhe kryqet e thyer, madje kryq i thyer me fytyrë njeriu, dokumentet thonë, ke emrin Valter. Poezia:” Drashovicë , autori e ka përmbledhur edhe në botimin tjetër. Beteja e Drashovicës përkujtohet çdo mes shtatori të çdo vjeshte për sakrificën sublime të lebërve kundër trupave naziste dhe kjo betejë përmendet si një ndër më të mëdhatë e luftës tonë. Në kryqëzim të kësaj gryke është ndërtuar edhe një monument, që i përket dy epokave kundër pushtuesve :”Drashovicë 1920-Drashovicë-43 “. Fatos Arapi solli në letërsi me këtë poezi vlerat e spikatura të letërsisë , poezi, e cila pati jehonë dhe u bë e dashur edhe sot e kësaj dite, ata që nuk e kanë parë Drashovicën, pikërisht e kanë njohur edhe nga vargjet e F.Arapit.

Jetëshkrimi

Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930[1] – Tiranë, 11 tetor 2018) ka qenë një poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Studimet e larta i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punontenë Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe. Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983. Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezi dhe vjersha”. U kritikua më 1973 për vëllimin Drama e një partizani pa emër, qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.