1.Më thanë: Atje është shkolla e natës. Në cepin e godinës. Ishte shtrembër një llamarinë. Me bojë ushtrie ishte shkruar: “Shkolla e natës-gazi i ditës”. Rrija me mësues M. Që kur kishte lexuar :“Autobiografia e e Kadaresë. Shpesh më thoshte:
-Po si ore mik, gjithë ky fshat rapsodësh, nuk na vunë një këngë?
-Mos u mërzit, fshati aty është. Rapsodët aty janë. Nata aty është dhe ligësia pranë saj.
Kështu M. një natë kur jepte mësim në shkollën e natës filloi të grinte leksion gjithë kohës.
…Misri është kështu. Misri ashtu. Mbillet atje…Vaditet kaq herë…
Bie zilja dhe u thotë: -Hapni librat. Misri nga kjo faqe në këtë faqe.
-O profesor i thonë ata. Po ne e kemi bërë vjet misrin, në vitin e 2-të.
-Po çfarë klase jeni ju? Ne jemi viti i 3-të.
-Jo ore!
-Mirë meqë nuk ma thatë. Atëherë keni pataten.
Patatja. Është edhe bukë edhe gjellë…
-Hajt mirupafshim…!
Dhe thonë dëshmitarët. Rapsodët,
që atë natë e ngritën këngën.
…Vate morre Merqez vate,
viti i tretë në shkollë nate
shpjegon misrin për patate…
- Më çuan te shkolla e natës. Do zëvëndësoja Feron. Saherë, që merrja mungesat dikush ngrinte dorën:
-Me leje,të dalë pak jashtë!
-Po dil.
Ishte një burrë rreth të pesëdhjetave. Ata i flisnin xha…Rrinte në rrjeshtin e parë. Kishte edhe të tjerë, pak a shumë të kësaj moshe dhe poshtë saj. Pas tyre hijezonin graria. Vashat dhe në fund, “Grupi i zhurmës”, kryesisht të rinjë.
3.Për arsye të ndryshme po e quaj: “Halo, në jug i thërrasin Alo. Pra s’merrej mirë vesh, ishte për alo telefonin apo…? Pra e kishin llafin te xha Alua, që ngriti dorën.
-Me leje të …Ishte xha Alua.
-Jo mos të dalësh- i tha dikush nga:” Grupi i zhurmës”.
-Presor, mos i jep leje atij.
-Përse?
-Se ikën këtej e vete e pi raki në klub.
-Ashtu…Po na e tha F.vjen xha Alua dhe më thotë- kur të vej 8 pa pesë, më thuaj se do kthehem në shkollë. Ra zilja, si këmbanë e prishur.
4.Prisnim zilen tjetër. Mbështetur te bankat. Një djalosh nga:” Grupi i zhurmës foli: Presor, në kohët e vjetra diellin e masnin me hosten.- Po është e vërtetë. U ngrit dielli dy hosten, thoshin.
-Mirëpo sa ishte njësia matëse e një hosteni, ma thua dot?
Ai heshti.
-Ka edhe në kohët e sotme njësi të tilla matëse. Si psh:-Sa e gjatë është ura e Kotës?
-Diku te 5 m, më duket. Se kam matur ndonjëherë!
-Po se ke matur, se nuk të duhej. Ne po, se s’kishim , ç’të bënin. Po aq është. Por, a e njeh atë Nuredinin ? Atë të gjatin? Atë dymetërshin. Po pse? Sa e gjatë është ura në Kotë?
-5 m.
-Jo profesor.Po sa është?
-Dy Nuredin e gjysmë. D.m.th :2+2+1.Haaaa. Shumë e gjetur.
-Aman presor ,po munde kërkoi xha Alos, të bëjë formulën e trekëndëshit se na mburret shumë se është kuadro.
-Ta shohim. Bie zilja.
-Xha Alo, ke dëshirë të ngrihesh në dërrasë?
-Çfarë do shkruaj? Është një parcelë e punuar në formë trekëndëshi. Me çfarë formule matet? Ke matur ndonjëherë?
-Posi gjysma e jetës, më ka shkuar si zv/brigadierë.
-Qënke kuadro.-Po kuadro jam.
-Ma shkoqit. Çfarë konkretisht, pune bën?
-Përgjegjës lëmi.
-O presor -u hodhën nga :”Grupi i zjarrit”, po çfarë kuadro është ai, përgjegjës lëmi do të thotë:rojtarë thasësh.
-Mirë pushoni ju!
-E di xha Alo formulën?
-Po si nuk e di. Këtë formulë e ka nxjerrë Ajshtajni.
-O xha Alo, po pse raketën do bësh ti…? Ti na shkruaj formulën e trekëndëshit. Ke matur qindra metra tokë.
-Ja të kujtohem pak -tha.
-Shkruaj xha Alo –i fola :bazë…
-Jo të gjithë fjalën bazë,o xha Alo por vetëm gërmën, pra b…hë?
-Herë- tha shumë mirë- vazhdo.
Tha nja tre katër herë, saqë dikush ja bëri me shenjë L .
-L –tha. Po çdo të thotë. Se kush foli andej: Luftë.
-Mos i dëgjo ata, se të ngatërrojnë.
-Lule -tha një tjetër.
-O xha Alo- është lartësi.
-Pra si vazhdon.
-Dikush i tha herë 2. Dy-tha.
-Po e bën lëmsh o xha Alo?
Dikush ja bënte me shënjë. Ka një vizë..Po -o xha Alo është thyesë pjestim për sa?
-Për 4 -thotë xha Alo.
-Jo po 16!
-Na, na, na këtu xha Alo mos e shkruaj 16 ,se është batutë…Shkruaj 2. Pa vazhdoje këtë formulë, që ke shpikur!
Ja formula që shkroi xha Alua:
B x L x 2
2 me 2- thjeshtohen.Çfarë mbetet paskësaj?B x l.
-d.m.th, kështu i keni matur ju tokat?
-Po, po kështu bëjmë.
-Shumë mirë, ja keni bërë fermës.
-Dëgjo tani shkruaj: b x l
2 kjo është formula.
Do ta shkruash tridhjetë herë. Mbushe gjithë dërasën!
-O Presor, po ai me kurs kundër analfabetizmit është , ku ka bërë shkollë xha Alua? Edhe thotë :jemi kuadro.
-Mirë, pushoni ju.
Xha Alua e mbushi gjithë dërrasën. E shkrova njëzet herë. Kam edhe dhjetë herë.
-Ku ta bëjë, ku ta bëjë- ja bënte xha Alua me shkumës në dorë. D.m.th ku t’i shkruante se dërrasa s’kishte më vend.
-O xha Alo, bëje prapa derës, foli dikush nga grupi i zjarrit.
-Mbarove, ulu s’të vë dot më shumë se katër.
-Po pse , po gjithë ai mundim,-foli xha Alua.
-Po nuk vlerësohesh për mundim, por për diturinë.
-O presor vëri, dysh. Përse?
-Sepse e ka nxjerrë fermën me humbje. Folën nga: “Grupi i zjarrit.
…
-Ma kishe munduar burrin. E shoqja e tij, tre ditë vonë.
-Po çfarë t’i bëja. As një formulë. Ka qenë edhe kuadro.
-Jo ka qenë, tha ajo , është kuadro .
-Ju rrëntë një damlla, m’u në formula e mu në trekëndësha..!- Tha