Gëzim Llojdia: Jepini një krehër zonjës V !

588
Sigal

 

1.

Përtej të bërit politikë dhe përtej shikimit
të parë. Dje në mbrëmje. Një zonjë e nderuar si M. N shkroi në fb: Jepni
një krehër asaj Vllahutisë!

Ç’prej këtij çasti me erdhi vringëlli në
mënd. Në kohën e kooperativave në një ditë ku korrej gruri, arave, lëndinave, fushave
dhe rrëzave. Në një kombajnë gjithsej të 5 qerosë e fshatit. I pari kombajneri,
cullak koka. I dyti brigadier me kokë të vogël. I treti sekretari i partisë.
Shoku L. Na koka, shndriste si pasqyrë. I katërti normist Limja. I pesti një
sehirxhi. Turma e kooperativistëve shikonte më nge këtë spektakël qerosësh në
një makinë korrëse gruri. Dikush tha:

-Të pesë këta e kursejnë shtetin tonë të
varfër.

-Pse e kursejnë shtetin tonë këta dhe nga se?
Kuriozi gjendej gjithë herë.

-E kursejnë, sepse nuk blejnë asnjëherë
krehër. Krehrat në atë soj kohe ishin kauçuk, jo prej fildishi. Por shteti
kështu kursente shumë dhe pak nuk ishin gjithsej 5 krehër. Ata kishin vite, që
nuk vinin në kokë krehër. Vite të tjera fshehurazi nga të tjerët bënin sikur i
shtrinin qimet e rralla Por gjithsesi ata ishin inferiorë, ngase kishin vite
ndryshe nga të tjerët që vinin krehër në kokë çdo mëngjes, ata hiç lanin
fytyrën, pastroheshin me ujët e pakët bënin tualetin e vogël dhe të shpejt të
ditës, por krehrin nuk lëvizej nga vendi dhe në fund të fundit, po ç’u duhej
krehri atyre.

 Në fakt edhe ata kishin dëshirë të
ishin si pjesa tjetër, madje të kishin edhe mustaqe por s’lejonte gjithsesi
regjimi. Madje thuhej e përflitej se edhe artisti Bujar L, i kishte lënë me
pasaportë, mustaqet. Të paktën atë, që Zoti nuk ua kishte dhënë me flokë t’ua
jepte regjmi. Por regjimi s’dëgjonte nga kjo anë. Kështu, që ata mbesnin pa
flokë dhe pa mustaqe. Aso kohe nuk kryheshin as operacione për të mbjellë
flokët, mos shikoni sot që na hëngrën veshët reklama për të mbjellë flokët, ato
që do të hiqeshin nga menderja e shkretë dhe do të vendoseshin në kokë. Ahere
s’kishte të tilla marifete, s’kishte operacione, s’kishte mustaqe, pra njeriu i
shkrete donte s’donte kokën, do ta linte zbuluar në shi, borë, zheg vere e,
kështu deri sa të mbyllte jetën në një qefin të vogël në një errësirë të pafundme
diku në varrezat civile. Donte s’donte i shkreti njeri, do rronte ashtu siç ishte
dhe s’kishte as mjete as mundësi. Mirë ata, që s’e kishin këtë mundësi dhe
mjerë ata, po ata që kishin flokë, por që nuk përdornin krehër?

2.

Dy shembuj sot nga perëndimi. Vetëm një në
katër njerëz që vizitojnë HRBR mund të ketë një transplantim. Për ata që nuk
zgjedhin të ketë një transplantim, opsioni i parë është që të pranojnë humbjen
e flokëve dhe të rruajnë kokën. Shumë njerëz nuk janë shumë të shqetësuar për
humbjen e flokëve të tyre, duken me kokë të madhe të rruar njësoj si Andre
Agassi apo Bruce Willis. Në fund të fundit, thotë Dr Collins, është e vërtetë se
nuk ka shërim për humbjen e flokëve.

Sa për njerëzit që udhëtojnë jashtë shtetit
për procedurën, Turqia ka provuar të jetë destinacion i zgjedhur për burrat në
Mbretërinë e Bashkuar, ndihmuar nga shpenzimet e konsiderueshme më të ulëta
duke filluar nga £ 1619 dhe fluturime të përballueshme. India krenohet me çmime
mesatare më konkurruese duke filluar në vetëm £ 789, por ajo mund të jetë
kostoja e fluturimeve që ka penguar pacientët. Rrofsh perëndim se na kënaqe!

3.

Kjo shprehja e zonjës në Fb është
proverbiale: “Po jepni (apo i falni) një krehër zonjës Vllahutin!” Në fakt
zonja Vllahutin ka dëshirat e saj, sikurse bën zgjedhjet e saj dhe vendos vetë
për asetet e saj, këshillat e tepërta të shqiptarëve kanë lindur që nga koha e
kohës. Që nga koha kur i kërkonte udhëheqësit e saj të bukur, të zgjuar trima
dhe të fuqishëm. Mirëpo meqë erdha tek kjo pikë, po ju them edhe një anekdotë
të vogël. Aty nga vitit ’96 më takoi të shoqëroja një grup parlamentarësh
londinezë, vinin në ndihmë të partive të djathta. U ndodha tek selia dhe më
thanë: “çoji në Kaninë”. Kanina është
një fshat, “ballkoni i Vlorës”, i thonë. Dhe unë hipa në mikrobusin ku ishin
ulur mbi 16 parlamentarë të huaj. Mëritëm te ballkoni i qytetit, pra në qendër
të fshatit, zbrita i pari, se isha te porta dhe po shikoja parlamentarët e huaj.
Zbriti i pari një burrë i kërrusur fare, tjetri çalonte pak, ai pas tij hiqte këmbën
zvarrë, tjetra e shëndoshë si sa s’bëhet dhe vargu vijonte me këta njerëz.

-More po ku i keni marrë këta?, tha një
fshatar. – S’kishte burra të pashëm apo gra të bukura, por keni sjellë këta! Nga
cili spital i keni marrë- ironizoi fshatari, -me këta jo fushatë s’bëni dot, por
do trembni fshatin. Ikni më mirë!

 -Ç’t’u mollois më!

Përkthyesi u tha: “Po këta merren me politikë
shoku!”

Sa për krëhrin e zonjës Vllahutin, ç’e do
krehrin zonja kur nuk i duhet dhe zonja i di vetë punët e saj. Ne shqiptarët vijojmë
dhe tjerrin histori si në avazin tonë të vjetër. Po s’pate bisht ta vëmë, po
pate ta heqim.