Dy shqiptarë shtypen nga treni në Itali

422
Sigal

Dy shtetas me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në Itali
pasi janë goditur nga një tren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme,
8 dhjetor rreth orës 19:20 minuta, 300 metra larg stacionit të Rho Fiera.

Corriere Della Sera shkruan se treni ishte nisur nga Milano
për në Varese, ndërsa dy shtetasit shqiptarë ishin duke ecur mbi shina në
momëntin që u përplasën.

Dy viktimat janë të moshës 25 dhe 30 vjeç, të dy shqiptarë.

Makinisti ka tentuar që të frenojë, por përplasja ka qenë e
fortë duke i marrë jetën dy rinjve. Në vendin e ngjarjes shkoi  policia e cila ka nisur edhe një hetim për
këtë ngjarje.

Ndërkohë pas aksidentit linja për në Varese u bllokua për
rreth 30 minuta.