Shkatërrohet banda, transportonin kokainë dhe heroinë

423
Sigal

Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të kokainës dhe heroinës, ka arrestuar kreun e grupit, i cili sillte drogën nga Shqipëria.

Në pranga janë vënë 3 shqiptarë dhe 5 grekë.

Kokë e grupit është një shqiptar 31 vjeçar. Bashkë me të janë ndaluar edhe një djalë dhe një vajzë, të moshave 22 dhe 40 vjeçe.

Në kërkim nga policia greke janë edhe dy shqiptarë nga 30 vjeç secili.

Sipas policisë, ata në 5 muaj e fundit kanë qarkulluar në Janinë 1 kilogramë e 150 gram heroinë dhe 30 gram kokainë.

Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar në Janinë:

326 gram heroinë

36 gram kokainë

3400 euro

11 celularë