Frank Shkreli: Vazhdon suksesi i Ilir Ikonomit

46
Sigal

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*

“Në vëllimin e parë “Fan Noli – Apostulli”, autori Ilir Ikonomi i drejtohet lexuesit duke premtuar se, në faqet që pasojnë, ai ka ndjekur “rrugën e natyrshme”, duke i hedhur, “faktet në tryezë dhe ta lija personazhin tim të fliste vet, duke i paraqitur lexuesit Nolin e pafiltruar”, i bindur në vetvete se: “Sigurisht, që e vërteta është e komplikuar dhe shpesh e dhimbshme.”  

Ditët e fundit, miku dhe kolegu im Ilir Ikonomi pati mirësinë të më dërgonte librin e tij të posa botuar: FAN NOLI -Apostulli, (Vëllimi i Parë), libër të cilin, për arsye të disa angazhimeve me rastin e festave të fundit vitit – nuk kam mundësi ta lexoj, tani për tani, dhe as të marrë pjesë në promovimin që po organizojnë Federata “Vatra” dhe “Këshilli Shqiptaro-Amerikan” në Nju Jork (më 23 dhjetor, 2023 në ora 1 pas darke në Producers Club Theatres –358 Ëest 44th Street, Nju Jork, Nju Jork, 10036). Megjithkëtë, desha që të paktën të përshëndes mikun tim dhe pjesëmarrësit në këtë promovim të merituar të njërit prej penave më të mira të këtij komuniteti dhe më gjërë.

Prandaj, ndonëse, në pamundësi të leximit të librit, dua të them dy-tri fjalë përshëndetëse dhe paraprakisht, për të shënuar këtë rast të rëndësishëm për komunitetin dhe për autorin. Dëshiroj të uroj Ilirin për veprën më të fundit, për veprat e tija të deritanishme dhe për ato që jam i bindur se ai ka në plan të vazhdojë të botojë, jo vetëm një vëllim të dytë për Nolin, siç ka njoftuar se ka në plan, por edhe vepra me subjekte të ndryshme, duke pasqyruar jetën dhe veprimtarinë, ashtu siç e ka zanat të personaliteteve historike të tjera shqiptare dhe shqiptaro-amerikane, siç ishin Faik Konica dhe Fan Noli. Në vëllimin e parë “Fan Noli – Apostulli”, autori Ilir Ikonomi i drejtohet lexuesit duke premtuar se, në faqet që pasojnë, ai ka ndjekur “rrugën e natyrshme”, duke i hedhur, “faktet në tryezë dhe ta lija personazhin tim të fliste vet, duke i paraqitur lexuesit Nolin e pafiltruar”, i bindur në vetvete se: “Sigurisht, që e vërteta është e komplikuar dhe shpesh e dhimbshme.”

Kohët e fundit, Ilir Ikonomi ka marrë pjesë në takime dhe ka zhvilluar intervista në lidhje me botimin e librit më të fundit, kushtuar Fan Nolit: Fan Noli – Apostulli. Por jo vetëm për këtë vepër më të re – por edhe për veprat e tjera, të botuara dekadën e fundit, si: Faik Konica – Jeta në Ëashington (2011), Pavarësia (2012), Pushtimi (2014) dhe Esad Pashë Toptani – Njeriu, lufta, pushteti (2016).

Nëntor, 2019, në Kuvendin e Bashkisë Nju Jork me Ilir Ikonomin, mikun, kolegun, ish-gazetar në Zërin e Amerikës e tani studiuesin dhe autorin e librave: “Faik Konica -Jeta në Washington” (2011), “Pavarësia” (2012), “Pushtimi” (2014), “Esad Pashë Toptani – Njeriu, lufta, pushteti” (2016 dhe Vepra më e fundit: “FAN NOLI – APOSTULLI, “(Vëllimi i Parë).

Librat e Ilir Ikonomit janë të njohura mirë tanimë për lexuesit shqiptarë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por dhe në diasporë, përfshir komunitetin shqiptaro-amerikan. Nga pritja që iu bë në Shqipëri javët e fundit librit: Fan Noli – Apostulli, vura re nga larg, se të interesuarit e shikonin veprën më të fundit të Ikonomit si një joshje, që zgjon interesim të mëtejshëm tek lexuesit, jo vetëm, për vëllimin e parë të këtij libri, por edhe vëllimin e dytë dhe për vepra të tjera të autorit.  Megjithëse për mua, Ilir Ikonomi përsa e kam njohur si ish-gazetar në Zërin e Amerikës, dallohej ndër më të mirët. Prandaj, nuk është për t’u çuditur për suksesin e Ilirit, si autor, si studiues dhe si historian. Ai tani konsiderohet si mjeshtër në këtë fushë botimesh, ndërsa kritikët më të cilësuar të historisë së personaliteteve që trajton Iliri; përfshirë në librin: “Fan Noli -Apostulli” dhe libri “Faik Konica: Jeta në Washington” kanë shkruar dhe flasin me admirim për punën e tij në këtë fushë. Fan Noli dhe Faik Konica janë dy figura kryesore, ndër të tjera, të trajtuara nga Ilir Ikonomi. Iliri ka pasqyruar veprimtarinë e tyre në Amerikë dhe më gjërë. Ai ka vlerësuar si diçka tepër të rëndësishme punën e tyre, nëpërmjet, të cilës i kanë bërë të njohur, jo vetëm botës amerikane, por edhe botës më të gjërë cilësitë dhe vlerat e Kombit shqiptar.

“Thuamëni, thuamëni tani o miq, qysh do të mundim ndonjëherë t’ia paguajmë plotësisht Amerikës këtë borxh? Nuk do të mundim kurrë t’ia paguajmë plotësisht, kjo s’duhet të na shkojë kurrë nga mendja, por në qoftë se bëjmë pjesën tonë për çështjen e njerëzimit dhe të qytetarisë, gjer atje ku na arrin forca, Amerika me shpirtmadhësinë e saj do ta quaj borxhin tonë të larë dhe kështu do të mundim të çlirohemi nga barra e paduruar e falimentit moral.” (Fan Noli, 1918), citim në librin: Fan Noli -Apostulli)

“Edhe Ilir Ikonomi, në emër të shqiptarisë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, me këtë botim, po i paguan Fan Nolit, një borxh sado të vogël në dukje ndoshta, por i madh në përmbajtje dhe simbolikë falënderimi dhe mirënjohjeje.”

Në të njëjtën vijë të “larjes së borxhit” që Shqipëria dhe shqiptarët i kanë Amerikës, sipas Fan Nolit, Ilir Ikonomi me veprën e tij më të fundit kushtuar Nolit, që promovohet në Nju Jork të shtunën që vjen i lan një borxh të madh vet Nolit, në emër të këtij komuniteti. Një borxh që  shqiptaria dhe komuniteti ynë në Amerikë ku Noli ka jetuar e vepruar për pjesën më të madhe të jetës së tij; i kanë Fan Nolit.

Edhe Ilir Ikonomi, në emër të shqiptarisë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, me këtë botim, po i paguan Fan Nolit, një borxh sado të vogël në dukje ndoshta, por i madh në përmbajtje dhe simbolikë falënderimi dhe mirënjohjeje.

Uroj që edhe promovimi i librit më të fundit të Ilir Ikonomit në Nju Jork (shiko njoftimin më poshtë), të shtojë edhe më shumë numrin e sukseseve të tija. Është me gëzim dhe kënaqësi që, me këtë rast, të përshëndes autorin Ilir Ikonomi dhe të gjithë ju që po merrni pjesë në promovimin e librit të tij më të fundit, “Fan Noli – Apostulli”. Duke çmuar mundin e tij, përgëzoj mikun e kolegun tim Ilir Ikonomi për kontributin që po i jep lexuesit shqiptar në zgjerimin e njohurive të tij në fushën e historiografisë shqiptare nëpërmjet botimeve më të fundit mbi Fan Nolin, si njëri prej përfaqsuesve më të dalluar të këtij komuniteti dhe të historisë mbarë shqiptare, atëherë dhe sot.