Frank Shkreli: Erdhi dhe shkoi Z. Escobar – Po tash?

399
Sigal

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Zoti Escobar shkoi në Tiranë, vëzhgoi, u përshëndet me disa dhe u kthye. Po tash?  Por po të dëgjoje disa media të oborrit, para vizitës së zyrtarit amerikan në Tiranë, ai po vinte në Shqipëri me një shkop të madh për tu renë disa kokave dhe do të zgjidhte edhe problemet brenda PD-së… Por Washingtoni nuk do të ndërhyjë  në punët e brendshme të një partie, vend anëtar NATO-s. Madje siç deklaroi edhe Z. Escobar në Tiranë, SHBA do bashkpunojnë me PD. Fatkqesisht, ai nuk u takua me askënd tjetër, përveç zyrtarëve dhe disa përfaqseusev të PD që kontrollohet nga  Basha. Por  nga përvoja ime kam parë se zyrtarët amerikanë kanë nevojë të dëgjojnë edhe zëra të tjerë të shoqërisë shqiptare…



“Por po të dëgjoje disa media të oborrit, para vizitës së zyrtarit amerikan në Tiranë, ai po vinte në Shqipëri me një shkop të madh për tu renë disa kokave dhe po të ishte nevoja marinsat amerikanë janë gati jashtë Tiranës, të gatëshëm të kontrollonin rrugët e Tiranës, për t’i ndalur hovin Sali Berishës. Madje prisnin që diplomati i lartë amerikan do vinte në Tiranë mbi një kal të bardhë dhe do të zgjidhte edhe problemet brenda PD-së…”

Ja shkoi në Tiranë, pa, u përshëndet me disa dhe u kthye. Fjala është për Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Nuk besoj se me vizitën e tij në Tiranë fitoi gjë, për t’iu referuar asaj thënies së famshme të Jul Cezarit, “Veni, vidi, vinçi”, megjithëse z. Escobar nuk kishte ardhur për të fituar gjë fare, pasi ishte një vizitë krejt e zakonshme, pjesë e një vizite rutinë në rajon. E tillë ishte paranjoftuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Por, siç e ka zakon media shqiptare, prisnin që diplomati i lartë amerikan do vinte në Tiranë mbi një kalë të bardhë dhe do zgjidhte të gjitha problemet e politikës shqiptare, madje prania e tij do të zgjidhte edhe problemet brenda Partisë Demokratike, se zyrtari i lartë do të sillte informacion aq të dëmshëm kundër Sali Berishës sa që, do ta asgjësonte  atë para Kuvendit të planifikuar të demokratëve më 11 dhjetor. Por po të dëgjoje disa media të oborrit, para vizitës së zyrtarit amerikan në Tiranë, ai po vinte në Shqipëri me një shkop të madh, për t’u rënë disa kokave dhe, po të ishte nevoja, marinsat amerikanë janë gati jashtë Tiranës, të gatshëm të kontrollonin  rrugët e Tiranës, për t’i ndalur hovin Sali Berishës, si rrjedhim i mbështetjes për të në “foltoret” e tij. Asgjë nuk ndodhi, veçse u harxhuan kot aq shumë orë debatesh boshe, saqë analistët do të kishin bërë më mirë t’i kalonin ato orë me fëmijët dhe me familjet e tyre. Nëqoftëse shikojmë për fitues dhe humbës të kësaj vizite krejtësisht të zakontë, media shqiptare, ose më mirë të them një pjesë e madhe e medias shqiptare, ishte humbëse, sepse parashikuan se me ardhjen e z. Escobar në Tiranë, do bëhej nami, “heads will roll”, sipas asaj frazës anglisht.

Unë nuk prisja namin nga kjo vizitë, prisja vetëm që të kisha pasur një pasqyrë më të qartë se ç’po ndodh në Shqipëri në këtë kohë krize. Me një shkrim modest i kisha bërë thirrje zyrtarit të lartë amerikan që gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, përveç ambasadës dhe karaktereve të zakonshëm të politikës shqiptare, të takohej edhe me grupe të tjera, të përjashtuara nga proceset politike të këtyre 30-viteve, ashtuqë të ketë një ide se çfarë mendon pjesa tjetër e shqiptarëve që nuk i pyet askush për asgjë.  Fatkeqësisht, duket se ai nuk u takua me askënd tjetër, përveç zyrtarëve të ambasadës, të qeverisë Rama dhe të përfaqësusve të Partisë Demokratike që kontrollohet nga Lulzim Basha.

“Fatkqesisht, duket se ai nuk u takua me askënd tjetër, përveç zyrtarëve të ambasadës, të qeverisë Rama dhe të përfaqseusev të PD që kontrollohet nga Lulzim Basha. Grupet jo-qeveritare janë humbës gjithashtu nga kjo vizitë, pasi Z. Escobar nuk u takua me ta. Por  nga përvoja ime kam parë se zyrtarët amerikanë kanë nevojë të dëgjojnë edhe zëra të tjerë të shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm të marrin informacionin nga qarqet zyrtare të qeverisë dhe nga ambasada.”


Grupet jo-qeveritare janë humbës gjithashtu nga kjo vizitë, pasi z. Escobar nuk u takua me ta, por edhe unë jam humbës, pasi bëra thirrje për një takim të tillë. Për asgjë tjetër, veçse nga përvoja ime, kam parë se zyrtarët amerikanë kanë nevojë të dëgjojnë edhe zëra të tjerë të shoqërisë shqiptare, dhe jo vetëm të marrin informacionin nga qarqet zyrtare të qeverisë shqiptare, qoftë edhe opozitës, si dhe nga ambasada. Megjithëse një vend i vogël, shoqëria shqiptare është mjaft e ndërlikuar dhe nevojitet  të ketë njohje më të mirë nga të huajt, duke pasur edhe historinë jo të largët të Shqipërisë, si pikë referimi.  Por uroj që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar, të largohet sadopak fitues nga vizita e tij e shkurtër në Tiranë, me një shije sadopak të vogël, për faktin se sa e çuditshme, për të mos thënë e çmendur, është politika shqiptare dhe se, kur në kazanin e saj futen edhe gishtërinj të huaj, ajo politikë e  humb fare busullën e normalitetit  dhe dreqi nuk e ve për terezi, madje as edhe një zyrtar i një vendi mik si, z. Escobar. Por uroj që z. Escobar të këtë porositur ambasadën tonë në Tiranë se, klasa politike shqiptare pas 30-vjet “post-komunizëm”, ka nevojë që vetë ti zgjidhë problemet e saj, pasi Shqipëria është e tyre dhe e popullit që kjo klasë politike përfaqëson. Se është në dorë të shqiptarëve të vendosin vetë se kush do jenë udhëheqësit e tyre, tani dhe në të ardhmen.

“Fatkeqësi që situata  ka ardhur deri në këtë pikë, por siç duket dy kuvendet e planifiluar të Parisë Demokratike do të mbahen, do të zgjidhen zyrtarë të ri, PD do mbijetojë, SHBA, siç deklaroi edhe Z. Escobar në Tiranë, do bashkpunojnë me PD. Në këtë mes, Washingtoni nuk do të ndërhyjë se pse nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të një partie të një vendi anëtar NATO-s.”

Atëherë, pasi vizita e z. Escobar në Tiranë, erdhi e shkoi, çfarë do ndodhë në skenën politike shqiptare të shumëpritur dy- tre javët e ardhëshme ? Unë besoj se sa i përket Amerikës, asgjë dramatike nuk do të ketë në skenën e politikës shqiptare, lajm i keq ky ndoshta për disa që presin ndërhyrjen amerikane për ti rregulluar “punët e Shqipërisë”, duke pasur parasysh shpalljen “non grata” të Dr. Sali Berishës nga ana e Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësi që ka ardhur deri në këtë pikë, por siç duket, dy kuvendet e planifikuar të Partisë Demokratike do të mbahen, do të zgjidhen zyrtarë të rinj, Partia Demokratike do mbijetojë, Shtetet e Bashkuara, siç deklaroi edhe z. Escobar në Tiranë, do bashkëpunojnë me Partinë Demokratike. Në këtë mes, Washingtoni nuk do të ndërhyjë sepse nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të një partie, të një vendi anëtar NATO-s. A ju kujtohet debati para 8 vitesh mbi çështjen e armëve kimike ? Të gjithë thonin në atë kohë se Amerika ose NATO, do ia impononte Shqipërisë që ti pranonte armët kimike nga Siria.  Frank SHKRELI/ Amerika nuk do t’i imponojë Shqipërisë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë | Gazeta ‘Telegraf

Amerika nuk do të imponojë një zgjidhje për demokratët shqiptarë, ata duhet t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet midis tyre. As Partia Demokratike, as Shqipëria, nuk janë vasale të Shteteve të Bashkuara as të ndonjë vendi tjetër. Historikisht, kjo nuk është në natyrën e politikbërjes së Shteteve të Bashkuara karshi vendeve mike dhe aleate, megjithëse ngandonjëherë mund të duket e tillë nga ndërhyrjet e ngutshme dhe të pamenduara mirë, të ndonjë individi ose enti. Por nuk është ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur vazhdimisht një politikë pragmatike ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, me ndonjë përjashtim të vogël, ndoshta. Ashtu do të ndodhë edhe tani. Besoj se ky ishte edhe mesazhi që doli nga vizita e djeshme në Tiranë e Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.