Flet Prof. Dr. Lush Susaj: Militantët dhe patronazhistët nuk e ndalin uraganin e protestave

249

Flet Prof. Lush Susaj/ Patronazhistët vrapuan t’i bënin presion studentëve dhe pedogogëve të ndërprisnin protestën studentore të viteve 2018-2019. Po mos të sabotohej, ajo mund ta kishte shpëtuar Shqipëria nga hajnia e investimeve, korrupsioni pandemik, përçarja dhe shpopullimi. Sot të majtë e të djathtë e kanë kuptuar dëmin e përkeqësimit të varfërisë, dhe janë gati për protestat e fuqishme.

Sigal

Patronazhistët vrapuan që t’i bënin presion studentëve dhe pedogogëve të tërhiqeshin e të ndërprisnin protestën. Shuan dhe mbytën dritën e vetme të shpresës, protestën e pastër studentore të viteve 2018-2019, e që po mos të sabotohej, mund ta kishte shpëtuar njëherë e mirë Shqipërinë nga vazhdimësia e politikës konfliktuale, nga hajnia e investimeve dhe pasurive publike, nga korrupsioni pandemik dhe nga përçarja dhe shpopullimi defaktorizues

Në vitin 2018, kam parë dhe përjetuar nga afër mënyrën e hedhjes në sulëm të përgjithshëm të gjithë administratës, të patronazhistave dhe strukturave drejtuese të partisë dhe universiteteve, me qëllimin e tyre të vetëm përçarjen, defaktorizimin dhe mbytjen e protestës studentore. Në atë kohë shikoja kolegë dhe drejtues të ndryshëm me regjistra në dorë, e që vraponin për të kapur dy apo tre studentë, e për t’i futur me zor në klasat bosh, duke ju thënë se duhet të bëjmë mësim, edhe pse studentët kishin shpallur grevën e tyre të përgjithshme. Për më keq, që të gjithë e pamë dhe e kuptuam mënyrën se si, puna arriti deri aty sa u thuhej studentëve që nëse nuk do të vini në mësim, do të ju ngelim në klasë. Në këtë marri, nuk mbetën pas as patronazhistët, të cilët vrapuan si të marrë, e nuk lanë prindër, shokë e as daja pa kapur e pa angazhuar, me qëllim që studentët dhe pedagogët që përkrahnin protestën e studentëve, të tërhiqeshin e të ndërprisnin protestën. Kësaj batërdie antiligjore e amorale ju shtua edhe manipulimi i njohur me të ashtuquajturin “Pakti për Universitetin”, e që nuk vlejti për asgjë, sepse gjithëkush e kupton që jeta studentore dhe universitare në Shqipëri, vetëm sa është përkeqësuar e varfëruar.

Sot nuk besoj që ka shqiptar të majtë e as të djathtë që të mos i  kuptojë përmasat e dëmit që i është shkaktuar Shqipërisë nga mbytja e arsyes dhe zërit të pastër të protestës studentore. Kësaj batërdie antiligjore e amorale ju shtua edhe manipulimi i njohur me të ashtuquajturin “Pakti për Universitetin”, pasi  jeta studentore dhe universitare në Shqipëri, vetëm sa është përkeqësuar e varfëruar.

Në këtë mënyrë është shuar dhe mbytur ajo drita e vetme e shpresës, protesta e pastër studentore e viteve 2018-2019, e që po mos të sabotohej, mund ta kishte shpëtuar njëherë e mirë Shqipërinë nga vazhdimësia e politikës konfliktuale, nga hajnia e investimeve dhe pasurive publike, nga korrupsioni pandemikë dhe nga përçarja dhe shpopullimi defaktorizues për botën shqiptare në rajon dhe më gjërë. Sot nuk besoj që ka shqiptarë të majtë e as të djathtë që të mos i  kuptojë përmasat e dëmit që i është shkaktuar Shqipërisë dhe shtetit shqiptarë nga mbytja e arsyes dhe zërit të pastër të protestës studentore, e kjo ndodhi për egoizëm dhe interesa të ngushta politike.

Si për ironi të fatit, ngjarjet po përsëritën edhe sot pas katër viteve të mbushura me varfëri dhe shpopullim, e ku përsëri po shohim se si janë lëshuar patronazhistat apo spiunllëku i tipit punisto-komunistë, i detajuar e i shtrirë deri në tavolinën dhe shtëpinë e çdo shqiptari, me qëllimin e vetëm, atë të mbytjes së zërit të protestës së sindikatave të universiteteve, dhe të mbytjes së zërit të elitës dhe opozitarizmit në Shqipëri. Kjo duket në sulmin e nëndheshëm e të pashëmbullt që është bërë dhe po bëhet mbi aktivistët dhe drejtuesit e sindikatave të punonjësve të universiteteve, të cilët po japin një kontribut terësisht vullnetar, e totalisht në shërbim të përmirësimit të jetës akademike e studentore në Shqipëri. Është fjala për njerëz dhe intelektualë të përgjegjshëm e të ndershëm që po reagojnë dhe luftojnë që të dëgjohet zëri i arsyes, e vetëm në shërbim të përmirësimit të kushteve të mësimit dhe edukimit në shkolla dhe universitete. Kjo përpjekje ka për qëllim që nxënësit dhe studentët e Shqipërisë, të mund të studjojnë e të punojnë në vendin e tyre, në Shqipëri. Sikurse dihet, e gjithë puna e sindikatave është vullnetare, është gjithpërfshirëse dha në shërbim të përmirësimit të kushteve të punës dhe të  jetesës së studentëve dhe punonjësve të universiteteve. Përkundrejt kësaj fryme përbashkuese e reaguese të sindikatave, në vend që të ndihmohet e të përshëndetet reagimi sindikalist, duket që është formuar me shpejtësi të madhe ai mali me pengesa, me përgojime, me fyerje e me shantazhe e kërcënime të panumërta, e që si zakonisht vijnë nga të përkëdhelurit dhe të korruptuarit e politikës, të administratës, por edhe të disa universiteteve. Edhe pse firmosja e formularëve për rritjen e pagës është në masën mbi 75%, që në fillim jemi ndeshur me shefa departamentesh, që me një “trimëri” të tepruar, marrin në telefon dhe urdhërojnë stafin që të mos firmosin e të mos dalin në protestën e thirrur me datën 5 tetor në orën 11, në sheshin Nënë Tereza.

Si gjithmonë, janë ata njerëzit e katapultuar në pozicione e në projekte të mirë paguara. Janë ata njerëzit e preferuar të qeverisë dhe të partive me prirje moniste, të cilët marrin punë dhe ekspertiza të panumërta e totalisht jashtë fushës së studimit dhe veprimtarisë së tyre, e që me padijën e tyre kanë shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomisë dhe institucioneve. Ndodh kështu, sepse këta njerëz nuk kan nevojë për rritje pagash, nuk duan transparencë e as drejtësi, sepse po të kishte drejtësi, ata nuk do të fusnin hundet në specialitetet dhe në fushat e kolegëve të tyre e nuk do të shkaktonin dëmet që kanë shkaktuar. Po të kishin nevojë dhe ndjeshmëri karshi situatës së rëndë ekonomike të mbi 95% të stafit akademikë dhe ndihmës akademikë që mezi mbyllin muajin prej çmimeve të larta, nuk do të bëheshin kurrë grevëthyes dhe as përgojues të aktivistëve të sindikatës, të cilët po kërkojnë të drejtat e tyre, thjesht e vetëm rritjen e pagave të paindeksuara e të parritura që prej 18 vjetësh. Në këto kushte, mendojmë që nuk është etike e as morale që të bëhet presion mbi punonjësit për të mos firmosur e për të dalë në protestë. Kjo praktikë shantazhi e presioni mbi sindikatat, mbi zërin e arsyes së intelektualëve dhe mbi opozitën, nuk i shërben aspak zhvillimit. Përkundrazi është gafa dhe goditja më e madhe që po i bëhët bashkëpunimit në të mirën e jetës dhe zhvillimit tonë të përbashkët.

Të korruptuarit e politikës, të administratës, por edhe të disa universiteteve janë bërë pengesë për firmosjen e formularëve për rritjen e pagës në masën mbi 75% të pedaogëve, që në fillim jemi ndeshur me shefa departamentesh, që me një “trimëri” të tepruar, marrin në telefon dhe urdhërojnë stafin që të mos firmosin e të mos dalin në protestën e thirrur me datën 5 tetor në orën 11, në sheshin Nënë Tereza.

Marria e sundimtarëve politikë të institucioneve, duket që shkon deri në atë pikë, ku prej ditësh po përndiqen dhe shantazhohen familjarë të profesorëve dhe sindikalistëve të nderuar, e kjo vetëm për t’i detyruar që të tërhiqen nga reagimi dhe zëri i protestës. Nuk ka sjellje më të urryer, më antiligjore e më antishqiptare se sa të shantazhohen e të goditën familjarët e drejtuesve të sindikatave, me qëllim mposhtjen dhe tërheqjen e tyre nga qëndresa për të drejtat e tyre. Në këtë pikë do të bëja një thirrje vëllazërore për të gjithë drejtuesit e administratës, të universiteteve dhe të gjitha institucioneve, që të mos cënojnë levizjen e sindikatave të pavarura. Kjo për shkak se vetëm sindikalizmi dhe opozitarizmi mund të sjellin ditë të bardha në këtë vend e shoqëri të dhunuar, të traumatizuar e të deformuar nga nepotizmi, korrupsioni dhe hajdutëria. Është koha që gjithkush të zbatojë ligjin tonë të përbashkët, e jo urdhërat e njëshave të partive. Me urdhërat e njëshit, Shqipëria është tejngopur me vuajtje e me tragjedi. Të pengosh dhe të hedhesh baltë mbi sindikatat e arsimit, është një sjellje tepër e gabuar e me pasoja për fatet e shkollave dhe universiteteve të Shqipërisë. Të shantazhosh e të godasesh familjarët e drejtuesve të sindikatave, është një poshtërsi që të kujton kohën e komunizmit, të cilën shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurrë, përndryshe ajo përseritet në përmasa e pasoja të frikshme për të gjithë. Është koha që të besojmë e të bashkohemi në mbrojtje të të drejtave të punonjësve të universiteteve dhe shkollave të Shqipërisë, në mënyrë që arsimi të bëhët më cilësorë e në shërbim të çështjes kombëtare e shtetërore. Është koha për mbështetje e bashkëpunim, e jo për sulme tinëzare mbi sindikatën dhe opozitarizmin.