Flet Prof.Assoc.Ilia S.Larti: Në Shqipëri administratën e ndërton dhe e formaton politika dhe jo aftësia

70
Sigal

-Kultura morale e nëpunësve publikë duhet të përfaqësojë  angazhimin e qeverisë në shërbim të qytetarëve

– Nëpunësit e korruptuar, të paaftët, të njëanshmit të politizuarit duhet të jenë larg administratës.

– Administratorët publikë trajtohen si “rojtarë”, të shtetit bashkëkohor administrativ. Kjo sentencë ngre një shprehje mjaft të përdorshme: “Kush i ruan vetë rojtarët?”

-Aktualiteti ynë në këtë shërbim  duke ju referuar perëndimit sidomos atij amerikan është ende shumë larg.

– Në administratën publike në vendin tonë vlerësimet më të sinqerta kanë qenë ato të qytetarëve që në vijimësi kanë shprehur pakënqësira të vazhdueshme.

– Dhe më e keqja është se sa vjen e më shumë thellohen konsiderata të tilla. 

Nëpunësit e korruptuar, të paaftët, të njëanshmit, të politizuarit duhet të jenë larg administratës.  Në administratën publike të vendin tonë vlerësimet më të sinqerta kanë qenë ato të qytetarëve që në vijimësi kanë shprehur pakënaqësira të vazhdueshme.

Dhe më e keqja është se sa vjen e më shumë thellohen konsiderata të tilla.

– Profesor sot flitet shumë për administratën shtetërore. Thonë që është e paaftë e politizuar, etj…Çfarë i mungon me shumë administratës shtetërore shqiptare?

Kultura morale! Kultura morale është tregues i rëndësishëm për zhvillimin e personalitetit të moralshëm.
Kjo kulturë dëshmohet në ndjekjen e vullnetshme të standardeve morale dhe zbatimin e
veprimit pikësynues që karakterizohet me kombinim harmonik të interesave personale
dhe publike. Liria morale përfaqësohet përmes aftësisë për të shprehur vullnetin e lirë
duke zgjedhur një mënyrë veprimi brenda shumë alternativave, për të kontrolluar sjelljen
personale dhe për të marrë përgjegjësi për nevojat më parësore. Komponentët thelbësore
të lirisë morale janë: njohja e kërkesave të standardeve morale; njohja e këtyre
standardeve si nevoja të brendshme; marrja e vendimit në përputhje me vullnetin e
brendshëm, pa iu nënshtruar presionit të jashtëm (legal ose arbitrar); përpjekjet serioze
për kontrollimin e vetvetes dhe ndjenja për rezultatet e arritura dhe marrja mbi vete e
përgjegjësisë për shkaqet dhe pasojat e veprimeve.

Kultura morale është mjet cilësor i zhvillimit dhe pjekurisë morale të personit.

Kultura morale personale nuk mund të reduktohet as në etikën e jashtme e as në vetëreflekset morale; ajo nuk kufizohet me kërkesat bazë të moralit e as me cilësitë si vetëdija, nderi, bujaria, edhe pse s’mund të ekzistojnë pa to. Vlerat dhe idealet personale, qëllimet e përcaktuara objektivisht dhe historikisht, janë shumë të rëndësishme.
Çdo nëpunës publik ka detyrime të veçanta sipas pozitës së vet. Ndërthurja e tyre formon
konceptin e detyrave profesionale. Aspekti moral i këtyre detyrave është i lidhur me
vullnetin e nëpunësit për t’i përmbushur ato me ndërgjegje dhe me kuptimin e peshës
jetike të punës që e kryen. Zbatimi i përkryer i detyrave personale është çështje
ndershmërie. Kuptimi i thellë dhe zbatimi i ndërgjegjshëm i detyrimeve e bën nëpunësin
të njohur dhe të respektuar nga opinion publik. Nëpunësit publikë kanë të drejtë dhe
mundësi të jashtëzakonshme të veprojnë në favor të shtetit dhe të marrin pjesë në
përgatitjen dhe zbatimin e vendimevem që japin rezultate të mirëfillta shoqërore dhe
ekonomike për shumicën e popullsisë. Për këtë arsye ata duhet të kenë cilësi të larta
profesionale dhe morale. Aplikimi i standardeve të mirësjelljes së punonjësit në shërbimin
publik është më i lartë se ato të sektorit privat.

-Pse dhe çfarë duhet të përmendim në këtë rast si standart?

Ndër to do të përmendim: – Të kuptuarit e lidhjes kritike ndërmjet etikës dhe përgjegjësisë dhe sfidave që garantojnë se sjellja administrative është plot përgjegjësi;

– Aftësimi për t’i shpjeguar burimet e mospërputhjeve ndërmjet pëlqimeve të
qytetarit dhe vendimeve administrative si dhe mënyrat me të cilat qytetarët do të
mund t’i interpretojnë dallimet në fjalë;

– Të kuptuarit e perspektivave menaxheriale, politike dhe juridike që marrin
përgjegjësinë;

– Të mësuarit e tipareve të përgjithshme të kodeve të etikës profesionale të cilave
duhet t’u përmbahen administratorët publikë bashkëkohorë.

Administratorët publikë trajtohen si “rojtarë”, të shtetit bashkëkohor administrativ. Kjo
sentencë ngre një shprehje mjaft të përdorshme: “kush i ruan vetë rojtarët?”

Administratorët publikë kanë për detyrë të sillen me përgjegjësi pasi veprimtaria e tyre ka
shumë aspekte që mund të çojnë te keqkuptimi i interesit publik, korrupsioni dhe
subversioni.
Në përgjithësi nëpunësit publikë lypset të ndjekin standarde më të larta veprimi se ato të
sektorëve të tjerë. Por ka shumë dimensione të administratës publike që rëndojnë nivelin
e përshtatshëm të përgjegjësisë. Prandaj është e domosdoshme të shqyrtohen detyrat
menaxhuese, politike dhe juridike të përgjegjësisë dhe të etikës. Etika mund të merret si
formë e vetpërgjegjësisë ose si një “frenim i brendshëm”, i veprimeve të administratorëve
publikë. Megjithatë ky frenim mund të vijë nga kërkesat e faktorëve të jashtëm ndaj
sjelljes së administratorëve. Perceptimin e ri të profesionalizmit, përfshirë këtu edhe
“kodin etik”, shumë njerëz e konsiderojnë mjet për t’u ndihmuar ‘rojtarëve’ që të përpiqen
të ruajnë vetveten. Administratorët publikë në SHBA janë shndërruar në pikë referimi të
rëndësishme të fuqisë dhe të ndikimit politik; shumë herë ata luajnë rol aktiv në formimin
e politikave publike. Ata kanë të bëjnë me mënyrën, ritmin dhe tonin e zbatimit të këtyre
politikave. Jashtë këtij vargu të rrethanave lind një çështje themelore, të cilën Frederick Mosher e shtron në këtë mënyrë: “Si mund të përputhet parimi ‘qeverisje nga populli’ me shërbimin publik të vazhdueshëm, ku punojnë njerëz, të cilët s’i zgjedh as populli me votën e vet as i përcaktojnë përfaqësuesit e tij”. Për shumë qytetarë dhe autoritete politike kjo është çështja themelore politike e shfaqur me zhvillimin e shtetit bashkëkohor administrativ.

Kjo është edhe çështje qëndrore e menaxhimit modern.

Siç thekson edhe Victor Thompson, specializimi në ngritje e sipër dhe mjeshtëria teknike e punonjësve vartës ka krijuar një eikulibër të vrazhdë mes autoritetit hierarkik dhe përgjegjësisë së administratorëve të nivelit të lartë nga njëra anë dhe kapacitetit
intelektual për udhëheqjen e stafit të tyre nga ana tjetër. Kjo është arsyeja pse Menazhimi
i Ri Publik e kundërshton hierarkinë dhe u jep përparësi autorizimeve sa më të mëdha të
punonjësve. Përgjegjësia është edhe çështje e së drejtës dhe lidhet me pyetjet në vijim:
“Kush dhe për çfarë është përgjegjës”; “Cilat veprime janë joligjore?”. Me rëndësi është të
trajtohet problemin se si mund ta ruajnë administratorët besimin e tyre publik. Ai
zbërthen:“Menazhimin e Ri Publik” (MRP), perspektivat tradicionale menaxheriale,
politike dhe juridike në raport me përgjegjësinë dhe etikën. Etika konsiderohet si frenim i
brendshëm, si ndjenjë e përgjegjësisë personale, kurse përgjegjësia si proces i zbatimit të
frenimeve të jashtme që ka administratori në sferën publike. Ndonëse etika dhe
përgjegjësia e administratorëve publikë janë parime gjithëbotërore, nuk mungojnë
shembujt kur keqpërdoret besimi publik dhe veprohet në atë mënyrë që bie ndesh me
interesin publik.
Administrata publike amerikane konsiderohet më se e ndershme, sepse zbaton standardet e parapara, me gjithë atë mirëpranohet se ka vend dhe nevojë të përsoset. Administratorët disa herë japin gjykime të nxituara, bëjnë gabime, s’janë të suksesshëm në kryerjen e detyrës së vet. Performanca të dobëta përbëjnë problemin potencial, por janë tri pika ku administratorët e dhunojnë besimin publik dhe që kanë të bëjnë shumë më tepër me etikën dhe përgjegjësinë. Bëhet fjalë pra për keqkuptimin e interesit publik, korrupsionin dhe subversionin.

Kushdo që është një drejtues i shkëlqyet i punëve të veta, duhet të jetë dhe një drejtues i shkëlqyer edhe i punëve të shtetit (Sofokliu)

Keqkuptimi me interesin publik

Disa faktorë në kuadër të administratës publike bëjnë që nëpunësit publikë të keqkuptojnë
ose keqinterpretojnë interesin publik. Të parët janë faktorët shoqërorë. Administratorët
publikë, në veçanti ata të nivelit të lartë, që veprojnë në poste më komplekse dhe
politikisht më të ndikueshme, mund të formojnë një grup social, që nuk përfaqëson
interesat e popullsisë; ata mund të joshen nga pozita e klasës së mesme. Për shkak të
aftësive të tyre, shkollimit dhe kualifikimit, por edhe nga përkrahja që mund të kenë nga
maxhorancat qeverisëse, kjo kategori punonjësish është nga më të paguarat 324.
Baza klasore e grupit të jep të kuptosh mënyrën se si jetojnë njerëzit, të rrëfen për
problemet, kërkesat dhe nevojat e tyre, është element i rëndësishëm për krijimin e vlerave
dhe normave individuale dhe grupore të sjelljes. Botëkuptimi i njeriut ndikohet shumë
nga atributet shoqërore. Seymour Lipset pohon se:“sjellja e burokratëve shtetërorë varet prej prapaskenës sociale joqeveritare dhe prej interesave të atyre që e kontrollojnë strukturën burokratike”.
Njerëzit janë të lidhur ngushtë me disa kategori:

Faktori i parë-dikush lind si femër e dikush tjetër si mashkull, si pjestar i një race, etnosi ose klase sociale. Pjesa më e madhe e
administratorëve publikë në SHBA janë pjesëtarë të klasës së mesme shoqërore.
Faktori i dytë– që administratorët publikë mund t’i shtyjë të keqkuptojnë interesin publik
është edhe specializimi i tyre; ata kryejnë funksione shumë të specializuara dhe zhvillojnë
një pikëpamje të ngushtë lidhur me interesin publik. Në veprimtarinë e përditshme ata
mund ta ekzagjerojnë rëndësinë e punës që bëjnë dhe ta përçmojnë punën e të tjerëve,
mund të formojnë mendime që rëndojnë kuptimin e pikëpamjeve alternative dhe njohjen
e ligjshmërisë së vlerave konkuruese.

Ka shumë shembuj të njohur të kësaj natyre në përditshmërinë amerikane… Psh., juristët disa herë mbrojnë persona që janë të njohur si fajtorë për krime të mjaft të rënda.
Arsyetimi i tyre është se secili jurist është i detyruar ta mbrojë klientin e vet në mënyrën
më të mirë dhe se sistemi juridik nuk mund të funksionojë ndryshe. Një njeri pa dije e ka
të vështirë të bëjë dallimin moral mes një individi që ndihmon një përdhunues fëmijësh
pë t’u larguar nga skena e krimit dhe një juristi që përdor rregulla teknike të dëshmimit
për ta liruar atë pas arrestimit. Policët që përballen përditë me krimin, janë mësuar të
kenë punë edhe me kriminelë të rrezikshmërisë së lartë, me prostituta dhe me tipa të tjerë
që janë mjaft të dëmshëm për shoqërinë.
Këto janë disa forma që të bëjnë të mendosh rreth veprimeve të njerëzve, përfshirë edhe
ata të administratës publike në rrethana të caktuara të punës. Burokracitë e perceptojnë
socializimin si një mekanizëm për rrënjosjen e vlerave tek të punësuarit dhe për formimin
e “etikës së punës”.

Anthony Doës është i mendimit se çdo agjensi administrative duhet të zhvillojë idelogjinë e vet të zyrës, e cila mund të përmblidhet në pesë parime:
– Do t’i theksojë të mirat e veprimtarive të zyrës dhe s’do t’i theksojë shpenzimet e
saj;
– Do të tregojë se zgjerimi i shërbimeve të zyrës është gjë e mirëpritur, kurse
shkurtimi i tyre gjë e padëshiruar;

– Do të vëjë theksin mbi dobitë që ia ofron zyra shoqërisë edhe pse ajo u shërben
“interesave të veçanta”;

– Do ta theksojë nivelin e lartë të efikasitetit të zyrës;

– Do nënvizojë arritjet e saj dhe kapacitetet e së ardhmes dhe do t’i minimizojë
gabimet e paaftësitë e saj.
Për më tepër, kjo ideologji u jepet punonjëve të rëndësishëm sepse “të gjithë zyrtarët
shfaqin luajalitet të fortë ndaj organizatës e cila ua kontrollon sigurinë dhe gradimin
profesional”. Specializimi dhe socializimi administrativ formon botëkuptimin e
administratorit publik. Funksionet e punonjësve të arsimit, të drejtësisë, të zyrtarëve Policorë e Ushtarakë, tëurbanistikës, të mjekësisë si dhe të administratorëve të tjerë publikë, konsiderohen sitepër të rëndësishëm për të ardhmen dhe mirëqënien e shoqërisë.
Lidhja e ngushtë me banorët e një zone përbën një faktor tjetër që mund të ndikojë tek
administratorët publikë në keqinterpretimin e interesit publik. Qarqet e ndryshme
ekonomike dhe grupet shoqërore prej agjensive qeveritare kërkojnë përkrahjen e
interesave të tyre. Ky proces ndonjëherë mund ta shpierë agjencinë në përzierjen e
interesave të klientelës me ato publike dhe ta detyrojë të veprojë si mbrojtës i interesave
të klientelës. Joseph La Palombara këtë gjendje e përshkruan si marrëdhënie me
“klientelën” ku një grup i interesit, për shkaqe të ndryshme, arrin që në sytë e një agjencie
administrative të bëhet pasqyrim i natyrshëm dhe përfaqësues i një sektori social dhe pikë
referenciale për veprimtarinë e agjensisë në fjalë.

Përballja me aktet korruptive

Korrupsioni mund të përkufizohet si:“shkelje ndaj besimit publik për interesa private”.
Sipas shumë vështrimeve, korrupsioni në administratën publike përbën një dukuri
gjithbotërore dhe një pengesë serioze për realizimin e objektivave të qeverive.
Arsyeja kryesore e prezencës së korrupsionit në administratën publike qëndron në faktin
se është në kompetencat e saj të caktojnë ose të shpërndajnë diçka për të cilën populli ka
nevojë. Michael Johnston thotë: “Ndonëse burimi i korrupsionit është i ngjashëm në të
gjitha mjediset e administratës publike, tradhëtia e besimit publik dhe veprimi korruptiv i
administratorëve dallon sipas kulturave politike”.
Secili vend ka normat dhe vlerat e veta që i përkufizojnë llojet e ndryshme të
shkëmbimeve politike. Shkëmbimet politike nënkuptojnë kompesimin e raporteve në të
cilat janë përfshirë qeveria dhe politika. Shembulli i kandidatit për Kongres, që thotë “Më
votoni mua se do t’iu ul taksat”, përbën një rast të këmbimit politik.
E njëjtë është edhe kërkesa e një shoferi ndaj policit: “Më lejoni këtë herë të kaloj me
tërheqje të vërejtjes se s’do ta thyej herë tjetër shpejtësinë”. Tregtimi i votave, mbështetja
reciproke për avancim pozite në sistemin legjislativ, në draftimin e platformave të partive
politike si dhe në rekrutimin e kandidatëve partiakë për zyrat publike, përbëjnë gjithashtu
shembuj të shkëmbimit politik.

 

 

Nesër do lexoni;

– Votat janë tregtuar për vende pune dhe favore të tjera: për para, privilegje dhe kontrata
publike të punës.

– Këto shkëmbime konsiderohen si të pranueshme, edhe pse ndonjëherë
cilësohen si “ryshfet i ndershëm”.

– Është bërë po kështu e zakonshme për zyrtarët
administrativë të devijojnë nga ligjet administrative me qëllim të kënaqjes së ndihmësve
të aparatit politik ose të shokëve.

– Punonjësit publikë duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe
të kontribuojnë në përfitimin e Atdheut jo të partisë politike në pushtet.

-Ditën e zgjedhjeve,
edhe pse paguhen prej arkës shtetërore, ata duhet ta nxjerrin votën prej zgjedhësve.

– Vjedhja, përvetësimi i padrejtë dhe shfrytëzimi i burimeve zyrtare për qëllime private,janë shembuj kryesorë të korrupsionit shqiptar.