-Dikur, dy-tre spiunë krijonin skena dhe dëshmi dhe pa një e dy, ishe në burg dhe familja e internuar.
-Dikur kush fliste për imperializmin amerikan ishte armik i Partië dhe Popullit.
-Në ato vite ne kishim korrespondenca dhe me pionierë nga Bashkimi Sovjetik dhe pas prishjes politike, u ndërprenë të gjitha rrugët e lidhjeve
– Kur qepnim pantallona me modë kishim frikë se do na ndalonte ndonjë sigurims.
– Ishte një periudhë që flitet për armiq, vetëm për armiq, grupe armiqësore që kërkonin të përmbysnin pushtetin popullor.
– Liria erdhi si një domosdoshmëri në 1991 kur erdhi Xhejms Bejker dhe në fjalën që mbajti te sheshi i mbushur plot, tha se Amerika do të vijë në Shqipëri.
Atëherë ne kishim Traktatin e Varshavës që na mbronte nga NATO, nga Amerika dhe nga kapitalizmi, që ishte i degjeneruar në moral dhe në të ushqyer me detyrën mbi detyra mbrojtjen e Atdheut, mësuam të përdornim gjithë armët për mbrojtjen e vendit nga rreziko anglo-amerikan.

Para afro 20 viteve u përballa me një shoqen time të vjetër dhe duke pyetur për familjen e fëmijët më thotë: -Tim biri i doli llotaria amerikane dhe zgjodhi të jetë ushtar me forcat e NATO-s. Fillimisht e kish patur të vështirë, se stërvitja kapja e normave, por tani më shkruan se është shumë mirë dhe më i fortë fizikisht…Të rinjtë sot e zgjedhin vetë rrugën e jetës. Na kanë dërguar dhe letër nga Komanda ne, si prindër ku thonë fjalët më të mira për tim bir…E ku ta mendoja unë se djali do të ngjiste shkallët deri në NATO! Vura re krenari tek ajo grua apo nënë. Dhe sigurisht ishte e ligjshme. Ka firmosur për të shërbyer pesë vite, ndërkohë vazhdon dhe kolegjin.
-Sa mirë…i thashë dhe në mëndje kalova veten time në moshën e djalit të saj që zija radhë tek rrobaqepsi për të qepur një palë pantallona me modë dhe kur i vishnim kishim frikë se do na ndalonte ndonjë sigurims dhe pas fjalëve “Ti ndjek modën e Perëndimit”, kishte të tjera më pas, krijoheshin rrethana me dy tre dëshmimtarë për të thënë që manifestoni shfaqje të huaja dhe se e kini mendjen nga Perëndimi. Agjitacion e propagandë, ishte rituali në pretencat e dhëna në sallën e gjyqit. Kush fliste për imperalizmin amerikan ishte armik i Partisë dhe Popullit. Në vitet 70 në disa të rinj tiranas i linim flokët e gjata. Atëherë mblidhej organizata e rinisë dhe na kritikonin duke na quajtur qafëleshë dhe në raste të veçanta vet sekretari i rinisë merrte gërshërët dhe priste flokët tanë. “Pas mbajtjes së modës, vijnë të tjera me radhë. Bëheni pre e imperalizmit amerikan që dhe sikur një dhëmb t’i mbetet në gojë është agresiv…Pas vitit 90-t, përmbysja e sistemit diktatorial, lulëzimi i ekonomisë së tregut duke hyrë në rrugën e zhvillimit të demokracisë, me lirinë e fjalës e veprimit ndërgjegjësoi të rinjtë se gjithë ajo propagandë komuniste ishte që vendi ynë të mbetej i izoluar dhe të sundonte partia-shtet. Djali i shoqes time, ushtar në NATO vlerësohej dhe telefononte entuziastë për arritjet në trupat e NATOS. Tani të rinjtë ishin vetvetja dhe askush nuk diskutonte shfaqjet e huaja, modën e ndjekur dhe dhënien e ideve dhe mendimit vetiak për zhvillim në kushtet e reja politike, larg izolimit dhe diktaturës.
Më kujtohen filmat sovjetik që mbrinin tek ne si “Tym në pyll”, “Kozakët e Donit”, etj, që ishin pothuajse të gjithë me temë nga lufta. Më vonë filloi që tek tuk të vinte dhe ndonjë film kinez, dhe ai me luftë dhe me Murin e Madh Kinez. Shokët kinez u bënë më të afërt dhe morën pjesë në ndërtimin e hidrocentraleve, fabrikave, superfosfatin, traktorët, etj. Stërvitja ushtarake bëhej me armët kineze dhe tek-tuk me ndonjë sovjetike që tashmë ishin vjetëruar. Lufta e klasave u bë edhe më e ashpër dhe dënimet me vdekje, me pushkatim u bënë massive.
Ne qysh të vegjël na mësonin politikë.
Në vilën tre katëshe ku kam lindur dhe jam rritur kishim si komshi një komunist që vetëm propagandë për Partinë e revolucionet bënte, për luftën kundër shfaqjeve të huaja. Ishin me origjinë nga Korça, por njerëz të mirë. Kur luanim sëbashku në oborrin e Vilës, im vëlla na xhironte me një operator filmik. Vëllai i vogël i komshiut kish studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe ishte shumë i dashur me ne fëmijët… Atëherë ne kishim Traktatin e Varshavës që na mbronte nga NATO, nga Amerika dhe nga kapitalizmi që ishte i degjeneruar në moral dhe ne të ushqyer me detyrën mbi detyra mbrojtjen e Atdheut, mësuam të përdornim gjithë armët për mbrojtjen e vendit nga rreziku anglo-amerikan. Deri atëhere, pa u prishur me Hrushovin, gjithë literatura ishte sovjetike, me pushkët dhe kallashnikovin ne do të dinim të mbroheshim nga armiqtë e jashtëm, se me të brendshmit ishte më e lehtë. Dy-tre spiunë që krijonin skena dhe dëshmi dhe pa një e dy, ishe në burg dhe familja e internuar. Në ato vite ne kishim korrespondenca dhe me pionierë nga Bashkimi Sovjetik dhe pas prishjes politike, u ndërprenë të gjitha rrugët e lidhjeve tona. Më kujtohen filmat sovjetik që mbrinin tek ne si “Tym në pyll”, “Kozakët e Donit”, etj, që ishin pothuajse të gjithë me temë nga lufta. Më vonë filloi që tek tuk të vinte dhe ndonjë film kinez, dhe ai me luftë dhe me Murin e Madh Kinez. Shokët kinez u bënë më të afërt dhe morën pjesë në ndërtimin e hidrocentraleve, fabrikave, superfosfatin, traktorët, etj. Stërvitja ushtarake bëhej me armët kineze dhe tek-tuk me ndonjë sovjetike që tashmë ishin vjetëruar. Lufta e klasave u bë edhe më e ashpër dhe dënimet me vdekje, me pushkatim u bënë masive. Kodrat e Tiranës u mbushën me trupa të vrarë. Ishte një periudhë që flitet për armiq, vetëm për armiq, grupe armiqësore që kërkonin të përmbysnin pushtetin popullor. Sa shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë “të përfshirë”, në grupe të egra armiqësore.
Janë shtuar shumë problemet sociale dhe ka mangësi në organizimin, drejtimin e kontrollit shtetëror. Këto mangësi janë në arsim, kulturë, shëndetësi, etj. E megjithatë asgjë në jetë nuk ka krahasim me të djeshmen. Hapja me botën solli zhvillim psikologjik, kulturor dhe shkencor. Në protestat që bëhen për mangësitë e lejuara dhe krijimin e klaneve, populli thërret me bindje: “Rroftë Amerika” që na jep oksigjen, liri dhe vetveprim.
Ku nuk të çonte fantazia komuniste…
Liria erdhi si një domosdoshmëri në 1991 kur erdhi Xhejms Bejker dhe në fjalën që mbajti te sheshi i mbushur plot, tha se Amerika do të vijë në Shqipëri, si një shpëtim për lirinë e shumëpritur.
Dhe erdhi Amerika me politikën e saj tek ne. Shumë nga ish komunistët që kthyen faqen dhe më parë nuk kishin lënë gjë pa thënë kundër Amerikës, e pritën krahapur përfaqësuesin e Qeverisë amerikane duke thënë se vetëm me mbështetjen e Amerikës në vendin tonë do të vendosej shteti i të drejtës. Ndërsa ish të burgosurit ishin tashmë në gjendje të lire për të realizuar ëndrrat e tyre, të rinjtë iu kthyen modës amerikane dhe këngëve hit të atyre viteve. Më kalon ndër mendje si në një sekuencë filmike kohë e fëmijërisë, e rinisë dhe shoh ndryshimin e madh. Jetohet pa frikë se të ndjekin pas duke të përgjuar spiunët, ndërton me iniciativë biznesin tënd dhe kordinon punën me specialist të vendit apo të huaj. Zhvillimi është i prekshëm dhe ai fillon nga të qënit vetvetja, i lirë për të vënë në jetë aftësitë e tua njohëse duke llogaritur përfitimet për familjen dhe veten. Ka ndonjë nostalgjik për kohën e diktaturës që shprehet se në diktaturë ishim më mirë, kish më disiplinë dhe rregull. Ishim të varfër, por të sigurt për jetën që bënim. Po sot…?Janë shtuar shumë problemet sociale dhe ka mangësi në organizimin, drejtimin e kontrollit shtetëror. Këto mangësi janë në arsim, kulturë, shëndetësi, etj. E megjithatë asgjë në jetë nuk ka krahasim me të djeshmen. Hapja me botën solli zhvillim psikologjik, kulturor dhe shkencor. Në protestat që bëhen për mangësitë e lejuara dhe krijimin e klaneve, populli thërret me bindje: “Rroftë Amerika” që na jep oksigjen, liri dhe vetveprim. Mendja më kalon tek djali i shoqes që e nisi jetën në Amerikë në moshës 19 vjeçare duke u rreshtuar në forcat e NATO-s dhe prej atëherë punon në zyrat e shtetit amerikan, i vlerësuar dhe i lirë për të shfaqur aftësitë e tij profesionale, me iniciativë dhe guxim.





















