Evdal Nuri: Një tetori dita e të moshuarit  

208
Sigal

Ditën botërore e të moshuarve, apo e të  harruarve……….!

I bindur që është kjo e dyta !

Është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi  1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit. Sa  e s’i respektohet kjo ditë në vendin tonë

Asgjë   për  ditën botërore   të  të moshuarve…..!?  Mundet të jetë zhvilluar ndonjë aktivitet e veçuar, por unë s’ dëgjova  asnjë aktivitet për këta  të moshuar që i kanë dhënë kaq shumë këtij vendi!

1-Moshimi është një fenomen global.

Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një seri ndryshimesh.

Shumë të moshuar mbesin aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre.Moshim nuk do të thotë paaftësi, sëmundje apo dënim. Çdo vit, tematika e ditës botërore të të moshuarve është e ndryshme.  Për të moshuarit ,diskriminimi lidhur me moshën është një sfidë më vete që duhet të kihet kujdes nga të gjithë.

Popullsia e moshuar në botë, 60 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050 rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë; nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe, në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.

Plakja e popullsisë është një triumf i shoqërisë moderne. Ajo pasqyron përmirësimin e shëndetit global, por edhe ngre sfida të veçanta për shekullin e 21-të në të gjitha vendet së bashku,    si ato në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Jetëgjatësia është duke u rritur edhe në vendet në zhvillim.

Njerëzit e grupeve më të larta social-ekonomike mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulëta social-ekonomike. Investimi në shëndet gjatë gjithë jetës prodhon vlera për shoqërinë. Njerëzit e moshuar të shëndetshëm janë mbështetje për familjet e tyre, komunitetet dhe ekonominë , tek ne ndodh e kundërta .

Nevoja e një kujdesi afatgjatë në Botë po shtohet. Në vendet e zhvilluara, numri i të moshuarve të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen për veten pritet të katërfishohet në vitin 2050.  Kujdesi shëndetësor parësor efektiv, në nivel komuniteti, për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjet kronike. Abuzimi me të moshuarit rritet me plakjen e popullsisë dhe dinamikën e ndryshimeve sociale. OBSH-ja vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë e abuzimi si fizik, psikologjik, emocional, financiar, ose për shkak të lënies pas dore. Ne në teori flasim e premtojmë shumë , por në praktikë gjendja është dëshpërues!   

2-Si jemi, mos qofshim? Ajo duken që në sy , të lodhur të krrusur, raskapitur , jo vetëm  me kusuret e moshës, por dhe të vështirësive ekonomike, shëndetësore familjare , shoqërore më një pension minimal prej 15000-20000 mbeten varfër. Shtesa ptej 4.1% është diskriminuese dhe e papëfillëshme, baras me ½ kg mish. Në pleqëri  dhimbjet shtohen  me kalimin e moshës. Në fillim  ato fizike, pastaj ato psikologjike, shëndetësore,  familjare ,psiqike. Srtesi, varfëria ekonomoke e shpirtërore po i  çojnë në Botën tjetër  para kohe. Rrugës në çdo gjetë veta dy i gjenë të shrëmbëruar me shko ose i mbajnë të afërmit !

–Ndjenja e pleqërisë. Cilido që  të jetë, një ditë, do ta përjetojë. Para se të vijmë në këtë gjendje, ne duhet të mendojmë rreth pyetjes se çfarë presin , ose si duhet të sillemi kundrejt tyre?
Në pleqëri njeriu bëhet më tepër  vetë-vetja!
Me kalimin e viteve, njeriun e frikëson ndjenja e pashmangshme se po i afrohet  fundi. Ndjenja e mosnjohjes së rrjedhjes së jetës  e dobësia e viteve të shkuara. Nuk mund të bëhen llogaritë për të ardhmen, ndërkohë që ke mall gjithmonë për të kaluarën. Periudha e pleqërisë, nga njëra anë është periudha e shterimit të shpresave për të jetuar, ndërsa nga ana tjetër është periudha e shfaqjes së pishmanllëkut për të shkuarën.

Jetëgjatësia ka dallime të mëdha ndërmjet vendeve. Për shembull, ndërsa Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë të jetës në botë me 82.2 vjet, në disa vende si Afrika kjo shifër është 40 vjet më e ulët.  Brenda vendeve, pabarazitë në shëndet janë gjithashtu të rëndësishme. Pra njerëzit e grupeve më të larta social-ekonomike mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulëta social-ekonomike.
-Ndryshime fizike e psikologjike tek  të moshuarit                           

Pleqtë , bëhet si fëmijë zëmërak.

Tek të moshuarit, procesi i plakjes përshpejtohet dhe njerëzit përjetojnë një keqësimesh të gjendjes  fizike. Vazhdon rrudhja e lëkurës, përshpejtohet rënia e zbardhja e flokëve, trupi krruset, vërehet një keqësim i përgjithshëm. Gradualisht shqisat bëhen më pak efektive p.sh., nuk sheh e dëgjon mirë. Fillon t`ju bien vetullat dhe kur fillojnë t’i bien qepallat, vdekja të gjendet mjaft pranë.

Pleqëria s’është një rënie kronollogjike , por biollogjike. Kjo varet nga kodi gjenetik, sëmundjet , mënyra e jetesës e tjerë. Pra pleqëria nuk matet me vite , por me aktivitete. Në përgjithësi kush është marr me punë mendore pleqëria e kap më tepër fizikisht, kure ata që janë marrë me punë fizike kanë një plakje mendore! Çdo i moshuar , duhet të  gjykojë :’Nëse në mbrëmje i kthen kurrizin gruas, nëse në mbëngjez ankohe së të dhëmb trupi, nëse mbasditë  thua, s’po dalë sot(pra të humb interesi për jetën), nëse kujton të kaluarat dhe harron të tashmet , dije se të ka zënë pleqëria” . Krahsoni veten me këto  e binduni se në ç’fazë jeni!

3Ai shtet që ndihmon të moshuarit është e bekuar nga” Zoti.” Kjo ndodh në Sh.B.A.  Këta ma sqarojë,  shoku i rinisë  V.Ikonomi. Asnjë ditë s’kanë punuar e trajtohen s’i qytetarë amerikon . Me pension , ushqime , shërbim shëndetësor e gjithëçka që ka nevojë njeriu.  Fëmijët që u shërbejnë prindërve paguhen deri në 4000 -5000.S.D. në muaj .  U befasova  kur mësova  një  praktikë që ndiqet !” Ushqim mbi rrota “ ,“meals  Të moshuarëve, të sëmurëve i çohet ushqimi në shtëpi, falas me makinë  !   Në Filadelfia  ka shumë shqiptarë.  Po të ishim në Shqipëri , do të kishim  vdekur 10 vjet   më  parë më  thotë R .Kazazi. Tek ne  ka  pririe për t’i parë të moshuarit si, harraq, të paaftë dhe të rrjedhur. Shëmbuj kur djali vret Babanë dhe e hedh në pus , djali dhe nusja rrahin Nënën  e shumë raste të tjera .Kjo është e palejueshme dhe vetëm tek ne ndodh !
Ne jemi brezi i fundit që kemi jetuar e shërbyer  prindërve tanë, por jemi  brezi i parë që po na vret vetmia!
Frika nga vdekja dhe vetmia janë bashkëudhëtarët tek ne! Nga studimet e kohëve të fundit është arritur në përfundimin se frika nga vdekja  është më e tmerëshme se vet vdekja
.

Zoti, siç thonë, në fillim të merr forcën fizike më vonë   mendjen, pastaj të heq frikën.  20% e të rinjve kishin frikë nga vdekja, kurse ata mbi 75 vjeç ishin 2%.
Të sëmurët pa shpresë, në kohë që i afrohet vdekja, kalojnë në disa stade. Stadi i mohimit, ajo e zemërimi, stadi i marrëveshjes,depresioni dhe stadi i pranimit. Politikat e shëndetit publik duhet të bëjnë të mundur që njerëzit e moshuar të përjetojnë një plakje të shëndetshme. Së fundi  ;’ S’i po na i bëni , do   t’ja u  bëjnë ! Për këtë të jeni të sigurt”. Mos qeshni me të ardhmen tuaj!