Ergys Alushi: Mos e fyeni Luftën Kombëtare të Vlorës 1920!

476
Mos e fyeni Luftën Kombëtare të Vlorës 1920!
Mos i fyeni dëshmorët, kontribuesit, çlirimtarët!
Ajo Luftë dhe ata njerëz që e bënë, nuk kanë lidhje me ju!
Mos i përdorni ata për qokat tuaja politike!
Më mirë mos i zhvilloni fare ceremonitë, nëse do të vazhdoni të jeni të ndarë!
Lufta Kombëtare e Vlorës i bashkoi shqiptarët e para 100 viteve, po ju sot, ç’keni që i ndani!
Axhenda të ndara për festimet.
Mënjanë Presidenti, e nga ana tjeter Kryeministri!
President Republike që nuk respektohet vetëm e vetëm sepse është “kundershtar” me punëdhënësin e madh të institucioneve qeverisëse e drejtuese të Vlorës!
Mënjanë kryetari i bashkisë, në anën tjetër prefekti!
Një komision vleresimi në Tiranë, e një tjeter komision në Vlorë!
Mënjanë dekoron njëri, mënjanë dekoron tjetri!
Dhe të mendosh që ata para 100 vitesh, luftuan të gjithë bashkë për një qëllim të vetëm!
Po ju sot, pas 100 vitesh, ç’keni që i ndani?!
Kjo nuk eshte festa juaj!
Pa folur pastaj për hiperbolizimin që po bëhet për numrin e çetave, numrin e luftëtarëve për çdo çetë, numrin e dëshmorëve, për vazhdimin me “mite” heronjsh të krijuar nga historiografia komuniste dhe mohimin e atyre që luftuan vërtet, nga fillimi deri në fund!
Pas 100 viteve nga Lufta dhe 30 vite nga permbysja e rregjimit komunist, duhet të ishte shkruar E Vërteta e Luftës Kombëtare të Vlorës 1920!
Sigal