Engjëll Musai: Na hidhërove me ikjen tënde të parakohshme, miku ynë Astrit Guri!  

528
Sigal

Engjëll Musai

Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri

Në kohën e sotme rrallë ndodh që një njeri i veçantë të jetë kaq i dashur, i respektuar nga të gjithë shokët dhe  bashkëqytetarët, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike. Dhe ky personalitet është Astrit Guri. Dhe kjo ndodh sepse Astriti ishte miku i të gjithëve në jetën shoqërore dhe modeli i sportit shqiptar, të cilin ai e përfaqësoi me ekipin e ‘5 Shtatorit’ të Skraparit në periudhën më të artë të futbollit të qytetit tonë. Astriti ishte përfaqësuesi më dinjitoz, që me edukatën që ai reflektonte të detyronte ta shihje si një vlerë e padiskutueshme për të gjithë brezin e ri që jetonte dhe punonte në Çorovodë. Por edhe në fushën e blertë, aftësitë, fuqia, përgatitja teknike dhe taktike, impononte respekt edhe tek ekipet dhe lojtarët kundërshtare.

Astriti Guri qëndërmbrojtësi legjendar, ishte i pakalueshëm, dhe i pamposhtur në luftën me topin në ajër. Ai ishte deçiziv edhe me golat e shënuar , ishte kapiten, por edhe trajner i fushës. Sa herë që shikonim ndeshjet e ‘5 shtatorit’ në Çorovodë ,por edhe në rrethe, prania e Astritit ishte garancia apsolute, pasi ai dinte të motivonte dhe të inkurajonte shokët e brezit , të rinjtë dhe të gjithë të ardhurit që luanin me ‘5 shtatorin’. Familja ka humbur njeriun e dashur, shokët mikun e sinqertë dhe Skrapari birin e saj që la gjurmë në jetën shoqërore dhe atë sportive. Do të kujtojmë përjetësisht shoku ynë i paharruar. Zoti Ju bekoftë për mirësinë që i dhatë qytetit tonë që ti e deshe aq shumë.