Temperatura deri në -10°C, ngrica dhe dëborë, parashikimi i motit për sot

212
Sigal

Masat ajrore të paqëndrueshme por të ftohta që kanë përfshirë europën jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë. Për pasojë sipas MeteoAlb vranësirat e dendura mbeten në zonat jugor-Juglindore dhe verilindore duke gjeneruar reshje dëbore. Vetëm orët e vona të pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike dhe intervale me kthjellime në vend por ngricat dhe temperaturat e ulta do vijojnë të jenë problematike.Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –10°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  deri në 5 ballë.

Europa Qëndrore dhe Lindore paraqiten me mot të vranët dhe rreshje të dendura dëbore. Po ashtu në ndikimin e motit të paqëndrueshëm më rrebeshe shiu dhe stuhi afat shkurtra ere mbeten brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Europa Jugore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Jugperëndimore dhe Veriore.

Vranësira të dendura dhe reshje të izoluar dominojnë motin në Kosovë gjatë paradites, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të saj. Por duke ju afruar mesditës vranësirat dhe reshjet largohen nga Kosova duke ja lënë vendin motit të kthjellët.

Paraditja parqitet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta, por pas mesditës vranësirat shtohen duke sjellë rreshje dëbore në gjysmën perëndimore të MV. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe kryesisht natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet.