Engjëll Musai: Mësuesi i Gjuhës Shqipe dhe nxënësi i “Rilindjes Kombëtare”, Qani Zaimi do të skalitet në kujtesën e të gjithë skrapalinjëve

17
Sigal

Engjëll Musai

Kryetar i Shoqatës A.K. Tomorri

Drejtor i “Telegraf”


Ndarja nga jeta e çdo individi është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe historinë e një krahine, për të cilën, cilido ka vënë një tullë në themelet e kësaj shoqërie. Por bashkë me dhimbjen, gjithkujt i ikën një mik i mirë dhe memorjes i shkëputen fletët e një ditari që i bashkonte ngjarjet, për një periudhë të caktuar, pse jo edhe për një trevë sikurse është Skrapari. I përjetshëm kujtimi për Ju  Prof.Qani Zaimi ! Me Prof. Qaniun na lidhte, fjala e ngrohtë , e pastër si bora e malit të Tomorrit . Ai ishte  mësuesi gojë-ëmbël dhe mëndjendritur, një nga personalitetet e padiskutueshme të Gjuhës Shqipe në veçanti, dhe arsimit shqiptar në tërësi. Karriera juaj e jashtëzakonshme gati gjysëm shekullore, mësues Qaniu, si dhe mijëra faqe librash dhe fletoresh, pse jo edhe miliona që ju shfletuat, lexuat dhe përçuat tek nxënësit, kolegët, dhe arsimdashësit, do të mbeten një shembull frymëzimi dhe  përkushtimi . Rrallë mund të gjeshë  personalitete si Ju Prof. Qani Zaimi, ku modestia , pasioni dhe integriteti ishin të ndërthurura dhe që ne si qytetarë, por edhe brezit të mësuesve do tu shërbejnë, si një  akt udhërrëfimi , ku lidhen vlerat e humanizmit me atë të përgjegjësisë shoqërore. Si individë, por edhe në emër të familjes sime, për shkak miqësisë së hershme dhe të zonës sonë të Vëndreshës, që na lindi dhe na rriti, ngushëllojmë familjen e Prof.Qaniut, për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. Le të shërbejnë  fjalët e tua të arta , të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, që ju i deshët aq shumë, si një rreze drite në rrugëtimin që zoti ka caktuar për  të gjithë njerzimin. Zoti Ju bekoftë!