Ilir Meta: Në Kuçovë shpërtheu fuqishëm zëri i fitores, opozita në ofensivë të pandalshme.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në rrjetin e tij social u shpreh se zëri i fitores ka shpërthyer fuqishëm në Kuçovë, duke treguar vendosmërinë e popullit për çlirimin e Shqipërisë nga ajo që ai e quajti “narkoshteti”.

Meta theksoi ofensivën e pandalshme të opozitës dhe vlerësoi vrullin e Lefter Maliqit në Qarkun e Beratit, duke bërë thirrje për mbështetje masive më 11 maj në votim.

Sigal

Ai ftoi qytetarët të votojnë për koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, si një hap vendimtar drejt një të ardhmeje më të ndritur për vendin.

 

 

Postimi i tij:

Në Kuçovë shpërtheu fuqishëm zëri i fitores.
Populli foli më qartë se kurrë.
Çlirimin e Shqipërisë nga Narkoshteti nuk e ndal dot askush.
Opozita në ofensivë të pandalshme.
Përshëndetje vrullit të Lefter Maliqit dhe besimit të tij të patundur në fitore.
Në 11 Maj shqiptarët vulosin të ardhmen madhështore të tyre!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO LEFTER MALIQI – Qarku Berat