Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, në një postim në Facebook, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit.
Ai theksoi se investimet e bëra kanë qenë të orientuara kryesisht në PPP-të korruptive dhe projekte të dyshimta, si “Rilindja Urbane” dhe infrastruktura luksoze, të cilat kanë lënë pas dore qytetarët.
Sipas Xhaferrit, kjo ka sjellë një rritje të eksodit dhe një mospërkujdesje për nevojat e qytetarëve.
Ai shtoi se pas 11 Majit, prioritet kryesor do të jetë investimi në kapitalin njerëzor, duke vendosur fokusin tek zhvillimi i individëve dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët.
Postimi i plotë:
Harruam njeriun për PPP-të e Vilma Nushit dhe Rilindjen Urbane të qyteteve fantazëm! 💼🏙️
Në 12 vite Edi Rama u kujdes vetëm për PPP-të korruptive 💰💸 dhe rrugët e florinjta të Loti Ballukut 🚗💎 dhe harruan qytetarin, që i mbeti alternativë vetëm eksodi 🌍✈️.
Pas 11 Majit do ketë vetëm një prioritet, investimi në kapitalin njerëzor 👥📈.