Dr. Zekri Palushi: Organizata Botërore e Shëndetësisë detyrohet të tërhiqet nga përpjekjet e saj diabolike për të sunduar botën

66

Një nga ndryshimet më të mëdha, është ajo që rekomandimet e OBSH, do të jenë jo të detyruara me ligj që t’ju bindesh. Artikulli 13A.1 që i detyronte Vendet e Antarësuara për të ndjekur direktivat e OBSH, si Autoritet udhëzues dhe kordinues për Shëndetin Publik Internacional, është hequr krejt. 

Sigal

Si rezultat i protestave të shumta publike, diçka mjaft e rëndësishme, në favor të njerëzimit, ka ndodhur gjatë javës së fundit, OBSH është detyruar që të korrigjojë amendamentet e propozuara të Rregullores Shëndetësore Internacionale, (International Health Regulations (IHR), duke e zbutur kështu tiraninë e saj.

Këto ndryshime, përbëjnë një fitore serioze për demokracinë, lirinë e fjalës, dhe të drejtave të njeriut.

Gati të gjitha shqetësimet kryesore që i janë prezantuar Grupit të Punës së Rregullores Shëndetësore Internacionale, pranë OBSH, janë korrigjuar.

Një nga ndryshimet më të mëdha, është ajo që rekomandimet e OBSH, do të jenë jo të detyruara me ligj që t’ju bindesh.

Artikulli 13A.1 që i detyronte Vendet e Antarësuara për të ndjekur direktivat e OBSH, si Autoritet udhëzues dhe kordinues për Shëndetin Publik Internacional, është hequr krejt.

Një ndryshim tjetër është fshirja e një propozimi që mund të godiste formulimin e amendamenteve që njohin “dinjitetin, të drejtat e njeriut, dhe liritë fondamentale” të njerëzimit.

Po kështu, OBSH s’do të ketë fuqinë për të kontrolluar rrjedhjen e informacioneve nga qeveritë, një proces që njihet ndryshe edhe si censorship.

Megjithatë, shqetësim i madh ngelen amendamentet e korrigjuara të IHR, ku qartësisht thuhet se Shtetet Anëtare do të jenë përgjegjëse për të implementuar çdo gjë që OBSH do t’ju thotë!!!

Siç mund ta dini, Asambleja e 77 e OBSH do të mblidhet me 27 Maj 2024, në Gjenevë të Zvicrrës, ku shtetet anëtare janë udhëzuar që të konsiderojnë adaptimin e tekstit të propozuar të Traktatit të parë botëror të pandemisë, dhe të pajtohen me të.

Fatmirësisht, asnjë australian nuk dëshiron që kjo të ndodhë, dhe për këtë, populli i ka kërkuar qeverisë që në asnjë mënyrë t’mos mbështesë këtë traktat, pra marrëveshjen globale të pandemisë, dhe shpresoj që të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe populli shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Do t’u kujtoj se ata çfarë thashë më sipër, akoma janë plane të përkohshme të OBSH, kështu që, edhe mund të modifikohen mëtej. Grupi i Punës, do t’i studiojë me shumë kujdes, do të vazhdojë negociatat, e pastaj, do të paraqesë formën e tij përfundimtare.

Po e mbyll këtë shkrim duke ju thënë se, edhe pse zhvillimet e fundit tingëllojnë si një fitore për liritë mjekësore, ne, prapë se prapë duhet të jemi vigjilentë, sepse OBSH nuk është një institucion i besueshëm. Ajo e ka treguar veten të jetë një partnere abuzive ndaj vendeve të lira, e sovrane.