Observatori i Futbollit rendit skuadrat e Euro 2024 sipas nivelit. Kryeson Gjermania, pozicioni i Shqipërisë lë për të dëshiruar

46
Sigal

CIES, Observatori Europian i Futbollit, ka analizuar skuadrat pjesëmarrëse në EURO 2024 teksa ka bërë një renditje të nivelit dhe forcës së tyre duke marrë për bazë parametra të ndryshëm të të gjithë përbërësve të këtyre ekipeve.

“Analiza është kryer për aftësinë konkurruese të skuadrës, e përllogaritur nëpërmjet indeksimit të minutave të luajtur gjatë vitit të kaluar nga lojtarët e zgjedhur në bazë të nivelit sportiv të ndeshjeve të tyre”, shkruhet në raportin e CIES.

Gjermania me 82,8 dhe Spanja me 82,4 vlerësohen si dy skuadrat më konkurruese teksa i drejtohen këtij turneu, me Francën (82,2) dhe Anglinë (81,1) që i ndjekin, duke u përllogaritur këto si katër skuadra më të mundshme për të shkuar në gjysmëfinale.

Po Shqipëria? Niveli i konkurrencës së kuqezinjve vlerësohet si i parafundit në këtë aktivitet, pasi me nivelin 65, lë pas vetëm Gjeorgjinë që regjistron shifrën 63,6. Kuqezinjtë kanë skuadrën e 10-ë për sa i përket moshës mesatare më të lartë të futbollistëve, me 27,7 vite, teksa sipas CIES e rendit të parafundit edhe për vlerën e kartonit të futbollistëve.

Observatori i Futbollit rendit skuadrat e Euro 2024 sipas nivelit. Kryeson