Dr. Zekri Palushi (ish këshilltar i KM Aleksandër Meksi)
Prej dekadash, Forumi Ekonomik Botëror i Klaus Schwab, me qendër në Davos të Zvicrës, asht bërë një vend argëtimi për më të pasurit, dhe më të fortit e botës, -një vend ku miliarderët, burokratët, dhe politikanët e shitur, duke pirë shampanjë, komplotojnë për të ardhmen e vendeve, dhe kombeve të tyre.

Bashkatdhetar të nderuar, -ju duhet të keni dëgjuar për Klaus Schwab, një nga njerëzit më të rrezikshëm të botës, -arkitekt i globalizmit, dhe themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, dhe admirues i flakët i Partisë Komuniste Kineze, -i cili, pak ditë më parë, u detyrua të largohej nga detyra e kryetarit, (para kohe), sepse është akuzuar për keqpërdorim të burimeve financiare të këtij institucioni misterioz. Ai akuzohet se me parat e këtij institucioni, ka blerë gjëra private, ka bërë udhëtime luksoze, ka fjetur në hotele luksoze,…; akuzohet se shpesh ka dërguar punonjës të tij, për të nxjerrë mijëra dollar nga automatët e bankave për të; akuzohet të ketë nxitur stafin e tij, për ta propozuar për çmim Nobel; akuzohet se ka manipuluar studime të ndryshme shkencore; akuzohet se ka manipuluar rraportet e garave globale, me të cilat favorizonte qeveri të ndryshme për interesa personale; akuzohet për keqtrajtimin e stafit, dhe për krijimin e një atmosfere toksike, në ambjentet e punës së këtij institucioni, etj.
Në këtë kontekst do të shtoja se edhe gruaja e tij, Hilde, -e cila ka qenë e punësuar në këtë institucion, akuzohet për udhëtimet e saj luksoze, hotele, e masazhe, e shumë gjëra të tjera private, për të cilat ka paguara me parat e këtij institucioni. Po kështu, ajo akuzohet se mbante nën kontroll të plotë, përdorimin e vilës Mundi, një pronë shumë e madhe, buzë liqenit të Gjenevës, (të blerë nga ky institucion), -një pjesë e mirë e së cilës përdorej privatisht vetëm nga familja Schwab.
Ky njeri i çuditshëm, (që për shumë kohë, pati si nën-kryetar të tij, George Soros-in), -nuk është vetëm një adhurues i komunizmit Kinez, -ai, në vitin 2022, me një vlerësim të lartë tha se këtë “model” duhet ta kopjojmë!
Klaus Shwab është po ky njeri që predikon “stakeholder capitalism”, (një emër i ri, dhe përgëdhelës, për “Socializëm”), -si dhe “Great Reset” (Rifillimi i Madh, -që do të thotë: Të shkatërrojmë gjithçka, për ta rindërtuar përsëri, sipas shijeve utopike globaliste).
Pra, këtij njeriu kaq të rëndësishëm për mafien globale, tani do t’i duhet të përballohet me fakte të turpshme, që jo vetëm tregojnë karakterin e tij të vërtetë, por zbulojnë edhe kalbëzimin e fshehur poshtë shtresës së lustruar të Forumit Ekonomik Botëror, (World Economic Forum, [WEF]), -një institucion thellësisht burokratik, i pakontrollueshë , i pa-zgjedhur me votat e popullit, shumë largë njerëzve të zakonshëm, por me një fuqi të jashtëzakonshme për të ndryshuar jetën e njerëzve, (për keq), në të gjitha aspektet e saj.
Prej dekadash, Forumi Ekonomik Botëror i Klaus Schwab, me qendër në Davos të Zvicrës, asht bërë një vend argëtimi për më të pasurit, dhe më të fortit e botës, -një vend ku miliarderët, burokratët, dhe politikanët e shitur, duke pirë shampanjë, komplotojnë për të ardhmen e vendeve, dhe kombeve të tyre.
Agjenda e këtij forumi fshihet pas një retorike shumë të pëlqyeshme, që flet për “sustainability” dhe “equity”, -por nuk është aspak e zorshme të kuptohet se pas kësaj reteorika, qëndron një plan i detajuar, për të kontrolluar çdo gjë.
Ata bashkpunojnë ngushtësisht, dhe me një devotshmëri të madhe, promovojnë entitete të tilla supranacionale, si OKB, OBSH, Bashkimin Europian, dhe teknokraci të tjera, -të cilat kanë të njejtin qëllim: gërryrjen graduale të sovranitetit kombëtar, duke anashkaluar, apo injoruar, përgjegjësitë demokratike.
Këta institucione janë të mbushura me besnikë të kauzës globale, – dhe nëpërmjet krijimit të modeleve “shkencore” imagjinare, ata ju, imponojnë qeverive të ndryshme, zbatimin e udhëzimeve të tyre, si ishte psh: protokolli i trajtimit të plandemisë kovidiane, (pasojat e së cilës tashmë kanë dalë sheshit), -si dhe panikun që ata kanë krijuar (sidomos tek fëmijët, dhe të rinjtë), me “Ndryshimin e Klimës” -ku sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, “globi është duke vluar”, dhe për këtë Forumi Ekonomik Botëror, nëpërmjet “Marrëveshjes së Parisit”, -të “shqetësuar” për ruajtjen e planetit, i detyrojnë shtetet nënshkruese, që të zbatojnë skemën e tyre, që ka të bëjë me “Net Zero”, -me fjalë të tjera, zhdukjen e gazit karbonik (CO2), pa të cilin s’ka jetë. Për të arritur këtë target duhet të reduktohen në maksimum gjithçka që prodhon gaz karbonik, dhe Methan……, -në këtë grup fatkeqësisht hyjnë njerëzit, kafshët, dhe industritë e ndryshme, sidomos industria e prodhimit të energjisë elektrike, që sipas skemës së tyre, duhet të zevendësohet sa më shpejt me “Energjinë e Gjelbërt”.
Pra, s’është aspak e vështirë që të kuptohet se “shqetësimi” i tyre, s’është gjë tjetër, veçse reduktimi i numrit të njerëzve, dhe gjithçkaje tjetër që i shërben njerëzimit, duke e bërë kështu jetën sa më të vështirë, të varur, dhe nën kontroll të plotë prej tyre.
Ndërkohë, tashmë dihet se “Ndryshimi i Klimës” s’është gjë tjetër vçse një mekanizëm, nëpërmjet së cilit transferohen triliona dollarë në skemën e “Energjisë së Gjelbërt”-prej së cilës përfitojnë disa korporata të mëdha, që bashkpunojnë me këto institucione, -ndërkohë që nga rritja e lartë e çmimit të energjisë elektrike, shkatërrohen bizneset e vogla, dhe populli varfërohet.
Në këtë rast duhet të theksoj se, -nëse shtetet nënshkruese të “Marrveshjes së Parisit” nuk arrijnë shifrat e caktuara të uljes së CO2, dënohen me sanksione të ndryshme ekonomike.
Nuk po flas në këtë shkrim për “ID digjitale”, e shumë e shumë plane ogurzeza të këtij institucioni-në-bashkpunim, por besoj se thelbi i agjendës së Fondit Ekonomik Botëror (WEF), -tregohet qartë në një video, që ata e promovuan në vitin 2016, -nëpërmjet së cilës, -parashikohet një të ardhme ku shpejt: “Ne nuk do të zotërojmë asgjë private, por do të jemi të gëzuar” (“you will own nothing, and you’ll be happy”)! Në të vërtetë, ky nuk është vetëm një parashikim i tyre, por është edhe një premtim, që ata nuk e fshehën aspak.
Një gjë duhet ta dimë mirë, -pavarësisht nëse Klaus Schwab, do të jetë, ose jo në drejtim të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), -thelbi i agjendës së këtij institucioni djallëzor, ka për qëllim parat, fuqinë, dhe konsolidimin e kontrollit të gjithçkaje, në duart e pak njerëzve të veshur me petkun e filantropistëve.
Bashkatdhetar të nderuar, -kushdo prej nesh që beson në të vërtetën, ndershmërinë, dhe vlerat njerëzore, duhet ta ngulë thellë në mendje se HIPOKRIZIA e të majtëve socialist “progresivë” dhe besimi i tyre në Teorinë e Gënjeshtrës së Madhe, nuk janë bakterje në sistemin e tyre, por janë tiparet kryesore, dhe ma dallueset që ata kanë, -prandaj kurrë mos besoni në to, dhe nëse i doni të mirën vetes, familjes dhe kombit tuaj, -kurrë mos votoni për to!