Liliana Pere
Dr.IT
Bijt dhe bijat e tij neper bote, u mblodhen dhe u ulen ne bangat e shkolles ne 30 shtator 2023!
Ne kete fllim viti shkollor rruget dhe sheshet e Kolonjes se bukur, dhe shkolla Petro Nini Luarasi u mbushen nga zerat gazmore te nxenesve te tij! Mbas 42 vitesh matura ben takimin e pare ne shkolle e me pas feston kete dite! Eshtë një ditë e shenjtë për gjithë nxenesit e mësuesit! Dita qe vulos maturimin dhe vazhdimin e marrjes se njohurive formesimin intelektual ne dobi te vehtes dhe zhvillimit shoqerise!

Për të çuar përpara një shoqëri , nje nga shtyllat kryesore te politikave te zhvillimit të mirë te sigurt, është arsimimi i saj.
“Arsimi ështe çelësi për të ndezur imagjinatën e njeriut, për të prodhuar idetë që ndihmojnë personin dhe shoqërinë, që të përballet me sfidat e kohës”.
Ky qe ideali i atyre dhjetra mësuesve patriotë që per gjuhën shqipe u sakrifikuan e u martirizuan. Kolonja ishte një nga trevat shqiptare buze malit te bukur te Gramozit, që nxori nga gjiri i saj shumë figura te rendesishme, mësuesish, të cilët kontribuan në çeljen e Shkollës së parë shqipe (me 7 Mars 1887), Mësonjtores së parë shqipe te vajzave në Korçë dhe në emancipimin e gjithë shoqërisë shqiptare.
Në piedistalin e nderit qëndrojnë emrat e Petro Nini Luarasit. Pandeli Sotirit, Papa Kristo Negovanit, Sevasti , Parashqevi e Gjerasim Qirjazit, Naum Veqilharxhit, Mihal Gramenos e shumë të tjerë.

1-
Petro Nini Luarasi i lindur në Luaras të Kolonjës më 1865, mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit.
Më 1887 hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve.
Në vitin 1893 ishte mësues dhe drejtor i Mësonjtores Shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit.
Vlen te theksohet: Në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe përfolja e shqiptarit:
Petro Nini Luarasi mbrojti të drejtat e popullit shqiptar për kulturë kombëtare, duke e quajtur dijen dhe kulturën “shpirtin e mëmëdheut”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Luarasi mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”. Ishte delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit. Ai bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit”, “Drita”, “Kombi” dhe “Iliria”. Për shkak të veprimtarisë patriotike, arsimore dhe shoqërore, Petro Nini Luarasi u përndoq nga Xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar në Ersekë. Paterioti i madhi Petro Nini Luarasi, me mundim e sakrifica u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe. Në gjithë veprën e tij trumbetohej ideja e bashkimit për lirinë e Shqipërisë dhe domosdoshmëria e përhapjes së arsimit për të ndriçuar mendjet e shqipëtarëve.

Frymezuese dhe inspiruese mbetet Thënia e tij para vdekjes: ”Vramëni, por mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve tuaj që të shkruajnë gjuhën shqipe”, mbetet monument në memorjen kombëtare. Të njëjtin fat pati edhe Papa Kristo Negovani, të cilin andartët grekë e vranë më 12 shkurt 1906, sepse çeli shkollën shqipe në fshatin e tij, në Negovan.
Në këtë rrugë të ndritur shquhet emri i rilindasit të parë nga Vithkuqi i Kolonjes, Naum Veqilharxhi (Bredhasi), i cili na fali Abetaren e parë në gjuhën shqipe. Për këtë, në vitin 1866, Patriarkana greke e vrau rilindasin e madh.
2-
Një ndër emrat e ndritur te historisë së Kolonjës dhe kombit është ai i Pateriotit Fan Noli,
*
Fan Noli ishte prift, përkthyes, publicist, shtetar, diplomat, poet dhe historian i njohur.
Etapat qe jetoi e punoi Kolonjar Fan Noli ish kryeministri shqiptar, jane historike dhe te rendesishme per kombin.
Ai kontriboi shume fuqishem si intelektual.
Themelues dhe botues i gazetës “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit.
Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra.
Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali.
Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik bej Konica.
Kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit,
Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Revieë (Reviste)
Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara Kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë,
ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.
Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924,
e përshkruante “-
*Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend.
Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë.”
Pas revolucionit të qershorit 1924, zgjidhet për 6 muaj kryeministër, por nuk arriti të përballojë reformat dhe në fillim-dimri bie nga pushteti.

Noli themeloi të përjavshmen “Republika”, vetë emri i së cilës i bënte sfidë të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 u vetëshpall Zogu I, Mbreti
Pas terheqjes nga politika
si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Noli nuk u mjaftua vetëm me detyrat kishtare dhe filloi studimet pasuniversitare në Universitetin e Bostonit, ku mori doktoratën më 1945 me një disertacion për Skënderbeun.
Noli ka hyrë në panteonin e letrave shqipe.
Për popullin shqiptar ka mbetur një atdhetar i flaktë, një demokrat revolucionar, Euridit, një figure poliedrike figurë e shumanëshme prej publicisti, gojëtari, dramaturgu, poeti, historiani, kompozitori, muzikologu dhe shqipëruesi.
E e edukuar, inspiruar dhe e motivuar nga te gjitha keto ;
Ndihem e nderuar dhe krenare që jam bijë e kësaj treve, nxenese e shkolles se mesme Petro Nini Luarasi, ku tradita arsimdashëse, mesimdhenese e mesimmarrese, ruhet me pergjegjesi e korrektesi absolute, trashëgohet brez pas brezi deri më sot.
Per te gjitha keto aresye, ne respekt te historise se shkolles ku kam studiuar dhe jam diplomuar, ne driten e mesimeve te tyre, dhe me pas diplomuar ne Eng Informatik kam filluar veprimtarine time si publiciste dhe Missionare ne Missionin Diplomatik MDPP, pjese e OKB. pas nje eksperience te gjate ne administraten shteterore. e Akredituar USA & BE te punoj si bashkepunetore ne gazeten pateriotike Dielli The Sun ne New York, dhe me pas tek Bota Sot ne Zvicer e cila botohet ne Europen perendimore USA dhe Kanada, ku vazhdoj edhe sot te shkruaj per tu dhene fuqi vlerave shqiptare! Per njohjen publikimin e shumfishimin e vlerave me forcen e fjales pozitive per konsolidimin e nje sitemi vlerash!
Shumë mësues e nxenes te matures dhe shkolles Petro Nini Luarasi , intelektuale e figura të nderuara shkelqejne dhe japin kontributin e tyre profesional ane e kend botes!
Nuk dua te vecoj, se ka nga te gjitha fushat modele suksesi,
te gjithe jane te shume te mire Petroninsat, ne Politike. Mjekesi. Gazetari.Art – Muzike. IT. Media. Inxhinieri Ekonomi. Aresim Drejtesi. Biznes etj etj.
Figura te nderuara ne vite qe i bëjnë nder vendit dhe krahinës së Kolonjës.

Sjell ketu në kujtese emrat mesuesve e nxenesve pjesemares ne ate takim mature aq festiv, te bukur, te cilter, e te hareshem, pjesmarres si:
Mesues shume te mire, me integritet te larte moral dhe profesional si
Riza Merko.Zoica Gjergo.Bujar Mucollari.
kanë punuar për formimin tim arsimor dhe edukativ, unë në këtë ditë dua t’i veçoj mesuesit e mij te nderuar qe moren pjese ne pervjetorin e matures 1981, eshte vleresim per ne te gjithe.
Sa doja te flisja per mesuese Icen… mesuesen kujdestare Zoica Gjergo, Riza Merko, Lumturi Pupe, Bujar Mucollari, Djana Kasapi, Anastas Tane, Xhevdet Memo, Doloreza Dhono, Bardhyl Prifti,Natasha Dhono, Liliana Ruco, Violeta Qirjazi, ndoshta njè dite do te ulem e tè shkruaj per secilin, sepse vune punèn durimin dhe pasionin e tyre ne themel te edukimit tone.
Per nxènesit, shoqet e shoket e mij, Beni, Myzejeni, Liliana 1 , Arseni, Eli, Luljeta1 Keti Donika1, Shkelqimi, Donika 2 Telo, Veliu, Erjeta, Dashi, Floria, Arseni, Pranvera Kasterioti,Tatjana 1, Liliana2, Luli 2 Rapo, Fredi, Refia, Marjeta, Manushaqja, Tatjana 2, Astriti, Jaho.Paqesori.Mirjana.Kasterioti, Aliu. Liza etj (te me falin nese kam harruar ndonje)
Shume prej tyre i kishin shoqeruar bashkeshortet e bashkeshortèt, dhe kjo ishte nje vlere e shtuar e tyre dhe kenaqesi pèr tè gjithe ne.
Sot jane te shperndare neper bote me nje profil familjari te mire dhe profesionisti te suksesshem, ne arsim, mjekesi, biznes, ekonomi, drejtesi, etj
Emri i te gjitheve mesuesve është gjithmonë i respektuar në mendjen e në zemrën tone, realiteti kohor u lidh me kujtesen 42 vite para, kur u ulem perseri ne ato në banga te shkollës, ku zerat e te gjitheve buçisnin ne korridore dhe klasa, ku befas ne klase hyn mesues i matematikes Rizai dhe sikur te ish programuar gjithshka , qetesia mbizoteroi!
Mesues Rizai pasi pershendeti si dikur si nje zoteri i vertete filloi te shpjegoje mesimin vertet si 42 vite me pare:
Atehere vemendje ju lutem…
Cfare quhet Trajektore?
U improvizua automatikisht ora e mesimit.
Atèhere:
Quhet bashkesia e pikave te njepasnjeshme qe pershkon nje trup.
Pasi shprehu konsideratat per ne nxenesit e tij, si familjare, si profesioniste per arritjet vazhdoi me urimin:
Me mesimet e Petro Ninit ne do te vazhdojme te jemi prinder dhe qytetare te denje te shoqerive ku jetojme sejcili dhe gezohem shume per gjithe ju qe moret pjese ne takim dhe jeni qytetare e profesioniste te mire. Te kalojme mire ne kete Event te rèndesishem. Faleminderit!
Mesues Rizai vinte nga Amerika enkas per kete takim mature! Ai ishte nje mesues me shume personalitet, serioz, i pergatitur, sa kerkues dhe dashamires me nxenesit. Dy djemte e tij jane bere dy profesioniste te suksesshem per shoqerine Amerikane!

Po keshtu dhe mesuese Zoica Gjergo mesuesja yll e matematikes, mesuesja kujdestare, nje zonjè grua, foli me fjalet me te ndjera, te dhimbsura te dashura dhe me krenari per te gjithe ne, si familjare te mire e profesioniste te suksesshem ne te gjitha fushat kudo ku jetojme e punojme ne Shqiperi e neper bote, si ne aresim, ekonomi, politike, telekomunikacion, biznes, administrim, drejtesi gazetari etj.
Mesues Bujar Mucollari shprehu gjithashtu nderimet e tij!
U mallengjyem te gjithe !
Perqafimet dhe fotot s’kishin te mbaruar!
O zot cfare malli per vendlindjen dhe shoqerine e shkolles!
Gjithshka dukej e bukur e dashur!
Sa shume sadisfraksion e riperteritje na dha ai takim.
Kaluam nje dite nga ato dite te rralla qe kalon njeriu ne jete!
Te gezueshme, festive, me plot emocione te bukura te mbushura me nje dashuri te sinqerte si nje familje e madhe, qe lusnim te mos mbaronte ajo dite…….
Figurat e tyre të plotësuara e të nderuara na mrekullonin. Janë ndër njerëzit më të dashur e më fisnikë për mua e gjithë brezin tim. Jam e bindur se në jetën tonë na kanë ndricuar rrugën dijet, fjalët, këshillat e porositë e tyre. Mësuesit e mi të nderuar sot gëzojnë pensionin e tyre të rrethuar nga fëmijët, nip e mbesa të mrekullueshëm. Kur i takuam ndiem emocion e dashuri disa here me teper se para 42 vjetësh. Shumë nga matura e brezi ynë do të kishin dëshirë t’i takonin, t’i perqafonin, të jepnin një urim të bukur e t’i falenderonin për vlerat e mëdha që kanë si mësues e si njerëz, per vitet qe i kishin fisnikeruar aq shume!
Ne ish nxënësit e tyre përulemi me respekt e mirenjohje për Shkollen, emrin e saj te nderuar Petro Nini Luarasi. Per gjithë punën e mesuesve ne teresi, për sakrificat e mundimet në profesionin e tyre kaq fisnik e dinjitoz , siç është mësimdhënia, Edukimi.
