Skrapari si trevë ka spikatur me idenditetin e tij me kontributë përcaktuese për fatet e lirisë së vëndit si një popull qëndrestar me heroizmin e vet sa herë i është dashur të përcaktonte fatet e së ardhmes, ashtu edhe pas çlirimit ai u angazhua për të marrë pjesë në rindërtimin e vendit, dhe zhvillimin e përparimin e tij. 100 të rinjë skraparlinjë nga zona e Potomit ,Tomorricës dhe Skraparit shkojnë në mbështetje të zhvillimit të industrisë së naftës, Kuçovë, Patos –Marinëz

Skrapari është një nga njësitë gjeografiko-administrative më skajore të vendit. Ai kufizohet nga Korça, Kolonja, Berati e Përmeti dhe i përket një lartësie mesatare mbi 980 m mbi nivelin e detit. Klima është relativisht e ftohtë, kryesisht gjatë dimrit, i cili sjell edhe reshjet më të mëdha të dëborës. Vera është e nxehtë dhe me reshje të kursyera. Skraparllinjët njihen për cilësitë e tyre të larta ,si atdhe-dashuria, patriotizmin, mikpritjen ,të besës e luftëtar e të papërkulur për çështjen e atdheut duke filluar nga mesi i shek 17-të , atë të para e pas Pavarësisë, në mbrojtje të kufijve jugor në vitet 1914-1919, dhe të periudhës së Luftës Naçl duke u bërë bazë e rëndësishme e reparteve e njësive partizane ku në truallin e Skraparit u krijuan dy Brigata e dy bataljone, nëntë çeta, dhe katër bataljone territorjale partizane, ku u rreshtuan me armë në dorë rreth 1700 vetë, dhe dhanë jetën 250 dëshmorë të atdheut, midis tyre Heronjë të Popullit, Estref Caka, Zylyftar Veleshnja (Caka).
Ekonomia është më tepër e karakterit rural, e bazuar kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe blektorisë. Para çlirimit ky sektor ishte tepër i prapambetur, aqsa fshatrat mezi mundnin të siguronin tre muaj bukën e gojës në vit. Prodhimet blektorale siguroheshin nga kullotat e bollshme natyrore, por për tregëtimin e tyre skraparlinjtë shkonin deri në kasabatë e Korçës e të Beratit. Transporti i mallrave bëhej me kafshë pune dhe udhëtimi kryhej me rrugët këmbësore tradicionale. Kushtet e një varfërie të tillë të skajshme dhe mundësia e kufizuar e shfrytëzimit të resurseve natyrore të kësaj treve, i bënë banorët e saj të kërkonin rrugë të reja jetese duke u larguar nga trojet e veta të vendlindjes. Në fillim ata bënin migrim sezonal duke zbritur fushave të Myzeqesë me bagëti vetëm në stinët e ftohta të vitit, pastaj dalngadalë filluan të blinin toka e të vendoseshin me banim të përhershëm në krahinën e Myzeqesë.
Zhvendosjet e para të skraparllinjve drejt Myzeqes janë bërë pas vitit 1821. Kjo periudhë përkon me masat e shpronësimit të disa spahijve e bejlerëve të kësaj zone nga qeveria osmane. Rënia nga “vakti” e kësaj shtrese, ndikoi që një pjesë e fshatarëve të dobësohej dhe rrënohej plotësisht. Ngulimet e tyre janë bërë në Roskovec, Velmish, Belinë, etj. Familje të tilla ruajnë mbiemrin Velmishi, Grëmi, Goduni, Zhezha, dhe tashmë këto fise janë zgjeruar e përhapur edhe në zona të tjera të vendit.
Aty nga viti 1910, një numër i madh i të rinjve të Skraparit morën udhët e kurbetit drejt Amerikës, Turqisë dhe Italisë. Kjo periudhë ishte për të vazhduar lëvizjen emigruese të hershme të skrapallinjve të cilët vazhduan edhe në periudhat e mëvonshme të historisë. E sidomos pas viteve 1917,1934,1940-1942 ku mjaftë familje u vendosën në Libofshë, Petovë, Kraps, Verbas, Mizë, Bitaj, Eskaj. Më masivet ishin pas tharjes së kënetës së Tërbufit ku u krijuan tre sektor NB, Dushk, Plyk, Çermë, në të cilat vërshuam mjaftë familje nga Skrapari, dhe pas viteve 1950 kemi lëvizjen e organizuar të mjaftë të rinjëve në ndërrmarrjet e naftës Kuçovë dhe Patos –Marinëz.
Skrapari si trevë ka spikatur me idenditetin e tij me kontributë përcaktuese për fatet e lirisë së vëndit si një popull qëndrestar me heroizmin e vet sa herë i është dashur të përcaktonte fatet e së ardhmes, ashtu edhe pas çlirimit ai u angazhua për të marrë pjesë në rindërtimin e vendit, dhe zhvillimin e përparimin e tij.
100 të rinjë skraparlinjë nga zona e Potomit ,Tomorricës dhe Skraparit shkojnë në mbështetje të zhvillimit të industrisë së naftës, Kuçovë, Patos –Marinëz.
Për qeverinë e re “demokratike” të pas çlirimit të vëndit dolën mjaftë detyra të rëndësishme për rindërtimin e vendit dhe vënien në efiçencë të vëndburimeve të naftës dhe minierave, të cilat me largimin e ushtrive pushtuese ato pothuajse u shkatërruan. Ndaj për vendosjen e tyre në kushte pune kishte mjaftë vështirësi e veçanërisht në mungesën e bazës materjale-teknike të specialistëve dhe puntorëve të kualifikuar
Ndaj ata iu drejtuan të rinjëve nga zonat e thella malore, si Skrapari,Tepelena e Mallakastra ,ku bijtë e tyre në çdo fazë të vështirë historike për interes të atdheut ia kanë dalë zot vëndit. Ndaj edhe kjo fazë e pasçlirimit për ta ishte një sfidë për të marrë përgjegjësinë si puntor e specialist në industrinë më jetike për zhvillimin e përparimin e vëndit , siç ishte sektori i naftës. Ndërsa shteti i kohës do të merrte përsipër përgatitjen profesionale dhe kualifikimin e tyre si puntor e specialist dhe kërkesave që kishte industria e naftës. Edhe pse për ta ishte një sektor pothuajse i panjohur ata, si të rinjë që ishin morën mbi vete përgjegjësinë për përgatitjen dhe kualifikimin e tyre në specialitetet më të kërkuara në atë sektor.
Shumica prej tyre vinin nga lufta partizane dhe veprimtar të rinisë antifashiste Naçl të krahinës. Midis tyre ishin ; Asllan Celibashi, Kapllan Hajdari, Hysni Ajasllari, Hekuran Zaloshnja, Qani Bilimani, Nazmi Dyrmishi, Myrteza Hysenbelliu, Adem Ibro, Mehmet Nako, Kamber Bezhani, Jake e Kadri Caka, afërsisht reth 100 djem të rinjë. Ata shumë shpejt rritën shkallën e kualifikimit tekniko-profesional dhe morën mbi vete detyra si specialist dhe përgjegjësi drejtuese tepër të vështira
Shumica prej tyre vinin nga lufta partizane dhe veprimtar të rinisë antifashiste Naçl të krahinës. Midis tyre ishin ; Asllan Celibashi, Kapllan Hajdari, Hysni Ajasllari, Hekuran Zaloshnja, Qani Bilimani, Nazmi Dyrmishi, Myrteza Hysenbelliu, Adem Ibro, Mehmet Nako, Kamber Bezhani, Jake e Kadri Caka, afërsisht rreth 100 djem të rinjë. Një ndër pjesmarrësit mes këtyre të rinjëve, Qani Bilimani kujton: “Ishte muaj prill i vitit 1951. Në mbledhjen e organizatës së rinisë në Lokalitetin e Potomt kërkohej që të krijonin një brigatë vullnetare për në hekurudhë. Më datën 25 prill 1951 zbritëm të gjithë në Çorrovodë dhe pritnim të niseshim për në hekurudhë , por aty na thanë se brigata e Skraparit do shkojë në Kuçovë, Patos e Marinëz si fuqi puntore dhe do të kualifikoheshim në profesione, që kërkonte industria e naftës.Të themë të vërtetën u gëzuam shumë , edhe pse nuk e njihnim sektorin e naftës , për të vetmen arsye se atje do na krijonin kushte për përvetësimin e zanatit ,dhe hapsira për vazhdimin e shkollave teknike e ato të rezervave dy vjeçare”. Si komandant u caktua Dine Çaushllari. Të organizuar në brigadë hipëm në dy skoda dhe u nisëm drej destinacionit. Nga këta, 20-të i sistemuan në Kuçovë, të cilët i kaluan në kurse e shkolla kualifikimi, dhe 80-të të tjerët i sistemuan në Patos-Marinëz”. Aso kohe Drejtoria e Kombinatit të Naftës kishte marrë masa organizative për strehimin e tyre, por më tepër kishin ngritur kurset e kualifikimit të drejtuar nga disa inxhinier të vjetër të naftës dhe teknikë duke bërë ndarjen sipas profesioneve, që do të kualifikoheshin si; K/sondist, elektiçist, motorist, pontist, saldator, tornitor, mekanik, puntor kyçi, etj.
Ata shumë shpejt rritën shkallën e kualifikimit tekniko-profesional dhe morën mbi vete detyra si specialistë dhe përgjegjësi drejtuese tepër të vështira
Kurset u zhvilluan në mënyrë intensive ku të rinjtë e Skraparit çfaqnin dëshirën në përvetësimin e këtyre profesioneve të reja. Ndëkohë u angazhuan në ndërmarrje të ndryshme të naftës e veçanërisht në brigatat e çpimi -kërkimit, në shumë fusha naftëmbajtëse si në: Zonat e njohura, Patos-Marinëz, Visok, Ballsh,Vlorës, Sarandës, Vrinës ,e Finiqit, Skraparir (Kakrukë, Rehovë 5-6 puse,Cerovë ), Dumresë, Lushnjes etj. Këta djem u përballën edhe me kushtet e vështira atmosferike, pasi kullat e pusit ishin në qiell të hapur, ku gjithë shiu ,stuhija dhe era e ftohtë ju fshikullonin fytyrat në trupat e naftëtarëve heroik,dhe ata vazhdonin normalisht punën, pa ju shmangur asnjë minutë. I tillë ishte sektori i çpimit ku punohej në kushte mjaftë të vështira të sakrificës dhe vetmohimit dhe teknikës në përdorim. Më të shumtën e jetës së tyre e kaluan pranë fushave naftëmbajtëse dhe pak shumë pak kohë kishin të qëndronin pranë familjes e të angazhoheshin në edukimin e fëmijëve. Ata i dhanë “jetën shoqërisë”, se në shpirtin e tyre ishte gatuar patriotizmi dhe atdhedashuria për t’i dhënë atdheut sa më shumë naftë e gaz, duke sakrifikuar mbi çdo gjë, edhe mbi jetën, kurse shoqërija iu ka shumë borxhe atyre!!!. Ndërkohë ata u vazhduan kurse një dhe dy vjeçarë për të rritur shkallën e kualifikimit profesional. Një pjesë e tyre nga më të zellshmit u angazhuan në vazhdimin e shkollave të mesme të mbrëmjes në specialitetet: çpim, prodhim, elektrik, mekanike, etj, të cilët punuan me përkushtim, profesionalizëm e sakrifica të panumurta përballë të papriturave dhe rreziqeve që çfaqeshin gjatë proçesit të çpimeve. Në raste të veçanta ata u përballën me fontanë duke kryer akte sublime dhe heroike, dhe arritur të bëheshin specialistë dhe mjeshtra të zotë të kësaj fushe. Më pas u sistemuan në qytetin e Patosit e Kuçovës e disa në Fier, ku krijuan familje, zgjeruan rrethin shoqëror e miqësor dhe u integruan shumë shpejt me gjithë komunitetin duke gëzuar respektin e gjithë banorëve. Një pjesë e mirë e tyre u shquan si specialistë e mjeshtra të zotë, përgjegjsa pusi, K/sondist, pontist, motorist, etj, që sakrifikuan familjet dhe kohën në interes të rritjes së prodhimit në shërbim të shoqërisë shqiptare. Ish Presidiumi i Kuvendit Popullor disa prej tyre iu dha titulli i lartë të “Heroit të Punës Socialiste”. Midis tyre: Kapllan Hajdari , nga fshati Grevë e Skraparit, një ish partizan i brigatës së 4-tër partizane deri në çlirimin e vëndit . U shfaq si një figurë e një njeriu me vullnet të hekurt,i përkushtuar dhe i sakrificës duke thyer rekordin në shpimin e puseve pa avari. Ishte mes atyrë burrave që u ndeshën për shuarjen e fontanës të pusit 547 në Marinës të vitit 1957. i dha titullin “Mjeshtër çpimi dhe “Hero i Punës Socialiste”, Myrteza Hysenbelliu nga fshati Radësh. U shqua ndër specialistët e rrallë në ndërtim-montimin e shumë veprave të rëndësishme industriale si në, Azotik,Tec, Uzina e naftës Ballsh e mjaftë vepra të tjera, dhe në vitin 1974 i jepet titulli i “Heroit të Punës Socialiste”. Hysni Ajasllari, po nga fshati Grevë, u shqua për përpjekjet dhe sakrificën deri në vetmohim në shuarjen e pusit fontanë të Marinzës, dhe për përkushtimin e tij në rritjen e prodhimit të naftës , dhe në vitin 1969 i jepet titulli i lartë i “Heroit të Punës Socialiste”. Kontributin heroik dha ing.ushtarak Gjeneral Mendu Backa (në atë kohë ishte , drejtor i drejtorisë së xhenjos dhe më pas zv/Ministër i Mbrojtjes )i cili me aftësi të larta menaxhuese e tekniko shkencore, organizoi dhe drejtoi punën me profesionalizëm shkencor për fikjen e fontanës të pusit 547 në vitin 1957 në Marinëz. Ishte ky bir i Skraparit që me heroizëm të pashoq së bashku me ekipin e tij xhenjer dhe puntorët heroik si, Kapllan Hajdari etj, arritën të fikin flakët pëbindëshe të fontanës, të bllokojnë atë, duke i kursyer shtetit miljona tonelata naftë. Për aktin heroik Gjeneral Mendu Backa iu dha titulli i lartë “Hero i Punës Socialiste”.
Kujtojmë edhe mjeshtrin e çpimeve Taulla Gurin, i cili në detyrën e përgjegjësit të pusit C-12 me ing Arqile Çupën arritën të kapin shtresin e fontanës si një nga më të mëdhenjtë të rezervave relativisht të mëdha të gazo-kondesatit. Në këtë shkrim nuk marr përsipër të rreshtoj ata dhjetra e dhjetra specialist skraparllinj të nderuar pasi në numur janë shumë dhe nuk kemi statistika të plota, por vetëm disa më të spikaturit, që kryen detyra të rëndësishme e të vështira si, drejtues ndërrmarrjesh, shefa reparti, krye/sondist, përgjegjës kyçi, pontist, motorrist. Midis tyre: Dine Çaushllari,Qani Bilimani, Muharrem Kotollari, Zylyftar Ganiu, Hekuran Zaloshnja, Ferit Basha, Refat Sulejmani, Qamil Caka, Adem Ibro, Njazi Balliu,Veli Qato, Nazmi Dyrmishi, Xhevit Hajdari, Zenel Kalemi, Ëngjëll Bregu, Selman Idershaj, Zenel Ibro, Jake,Gani e Kadri Caka, Karafil Fetahu, Mehmet Nako, Njazi e Shefki Shahini, Riza e Teki Fetahu,Abaz Celibashi,Qazim Hyseni, Gani Meçaj, Kajo Lajthija, Telo Bregu, Reis e Muharrem Caka, Mehdi Bejko, Mustafa Hoxha, Meleq Ymeti, Resmi Hebibasi, Kaman Islami, Avdyl Satka, Muharrem Fejzullai. Zjarrfiksat: Ahmet Guri, Nazmi Guri, Neki Bregu, Aqif Hebibasi, Jake e Kadri Caka, Adem Ibro, Engjëll Bregu, Mehmet Nako, Rrapush Braho, Asllan e Abas Celibashi, Avni Hysi,Teki Fetahu, Sulejman Mekollari, Ismet Greva, Kudret Malo, Pëllumb Hatellari, e shumë e shumë të tjerë.
Pra, falë kontributit, përkushtimit, heroizmit dhe sakrificës,5 (pesë) bijëve të Skraparit iu dhanë titullin e Lartë të “Heroi të Punës Socialiste”, një titull i fitur me djersë, gjak, heroizëm e sakrifica në shërbim të ekonomisë kombëtare shqiptare. Veprimtaria, puna përkushtimi dhe qëndrimi atdhetar e patriotik i bijëve të Skraparit në naftë, rritën së tepërmi emrin, lavdinë dhe krenarinë e krahinës së e tyre, Skraparit.
Midis tyre ishin : Meleq Kotobelli dhe Selman Ismaili pas përfundimit të arsimit të lartë kryen detyrën e sekretarit të komitetit të partisë për rrethin e Skraparit, ndërsa Meleqi kreu detyra të larta deri në instuktor i KQ partisë. Po ashtu dhe Ida Celibashi kreu detyra dhe funksione të larta në fushën e drejtësisë. Lumturi Kamber Breshani,Qoku , për disa vjetë kreu me përkushtim detyrën e kryetares së degës së kuadrit në ndërrmarrjen e Furnizimit Teknik të Naftës Patos, e mjaftë të tjerë .. Nga sektori i naftës u dërguan në shkollën ushtarake dhe u titulluan oficerë, Arif Çela,Teki Fetahu, Bektash Shuke e ndonjë tjetër, ku kryen detyrat me devotshmëri në përgatitjen ushtarake të efektivave , ushtar ,rezervistë e forcave vullnetare ,të MCR ,e shkollave të mesme ,etj. Emërmirë lanë edhe shoferët e mirënjohur Hajri Zhepa,Neki Bregu,Veledin Cufe, vëllezërit Qazim dhe Ilmi Hysi, ky i fundit në vitet 80-të kishte realizuar e tejkaluar planin për vitin 2000 dhe ishte kandidat për “Hero të Punës”,por nuk ia dhanë për arsye biografike.
Disa më të rinjë që kishin përfunduar Universitetin Shtetror të Tiranës fakultetin e inxhinierisë mekanike dhe të naftës si: Agron Çuedari, Ajet Ylli, Novrus Kodheli, Hysni Pëllumbi, Nuredin Skrapari, Myftar Korita, Tajar Hysi, Selim Molla, Shkëlqim Zaloshnja, Sazan Guri, Skënder Helmësi, Veli Naçollari, Ali Cerova, Adem Sanxhaku, u bënë kuadro drejtues të zotë dhe me emër. Kështu,ing mekanik Agron Çuedari dhe Selim Molla për disa vjet kryen detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Naftës e Gazit. Kamber Bezhani kreu detyrën e drejtorit të Rrugë-Bazamentit Patos, Myrteza Hysenbelliu kreu detyrën e drejtorit të ndërrmarrjes të montimeve industriale. Myftar Korita kreu detyrën e K/ ing të Nd Gaz-sjellsit dhe atë të drejtorit të Nd Prodhimit Patos. Ajet Ylli kreu detyrën e K/ ingj- të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh dhe më pas Kryetar i Komitetit të Shkencave, po ashtu dhe Adem Sanxhaku për disa vjet kreu detyrën e K/ingj të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, të cilët dhanë një kontribut të shquar si ingj, drejtues e menaxhues të zot. Tajar Hysi kreu detyra të rëndësishme si drejtor i çpim –kërkimit Patos, atë të sekretarit të kp Patos –Marinëz dhe të sekretarit të komitetit të partisë së rrethit Fier. Më pas shohim se Agron Çuedari dhe Tajar Hysi të vendosen në postin e zv/Ministrit të Ministrisë së Energjitikës. Asllan Celibashi kreu detyrën e përgjegjësit të zjarrfiksit Patos ,etj . Një tjetër “Hero i Punës “ ishte edhe Myslym Zyka nga Krushova, por në sektorin e bujqësisë, i cili si drejtues e brigadier në sektorin e Portzës të NB “Çlirimit” arriti për vite me radhë të thyente rekord në prodhimin e kulturës së grurit deri në 65-70 kv/ha dhe të misrit për rreth 100- 106 kv për hektar.
Pra, falë kontributit, përkushtimit, heroizmit dhe sakrificës,5 (pesë) bijëve të Skraparit iu dhanë titulli i Lartë të “Heroi të Punës Socialiste”, një titull i fitur me djersë, gjak, heroizëm e sakrifica në shërbim të ekonomisë kombëtare shqiptare.
Veprimtaria, puna përkushtimi dhe qëndrimi atdhetar e patriotik i bijëve të Skraparit në naftë, rritën së tepërmi emrin, lavdinë dhe krenarinë e krahinës së tyre -Skraparit.





















