Bardhyl HAZIZAJ/ Historia nuk e fshin dot turpin!

720
Sigal

Historia nuk është vetëm turp, është rruga ku kanë kaluar brezat dhe se ai segment i rrugës që mbulohet nga turpi, i takon atij brezi që e lejoi turpin, apo që bëri turp. Pas Hyrjetit të shpallur nga Xhon Turqit, shovinistet grek dhe shovinistet serb filluan shfarosjen e shqiptarëve duke i shpërngulur me forcë e duke i asgjësuar ata që kundërshtonin largimin nga trojet e tyre. Ata u mbështetën në moton e formuluar nga frymëzimi i nacionalizmit ekstrem serb, i shkrimtarit Vuke Karaxhiç (1787-1864) ky shkrimtar e filolog serb shkruante: “Kudo ku gjendet edhe një serb i vetëm, aty duhet të zërë vend edhe shteti serb”. Pas Karaxhiçit, një sërë emrash të tjerë të shquar u rreshtuan në librin e zi, si hartues të politikave antishqiptare. Vlladan Gjorgjevici, ish-kryeministër i Serbisë dhe autor i librit “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha” (1913), teza kryesore e të cilit qarkullon edhe sot në sferat shqiptaro-fobe se: “Shqiptarët nuk janë të aftë për shtetformim”. Ilia Garashanini është autori i platformës së politikës serbe. Nikolla Pashiç, Kryeministër serb, i përmbahej motos: “Jemi për një Shqipëri të pavarur, por të dobët dhe me grindje të përhershme brendapërbrenda”. Dr. Vasa Cubrillovicit, ish-ministër i Brendshëm në kohen e Krajlit dhe i Bujqësisë në kohën e Titos, projektoi shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e tokave të tyre me serbë e malazezë. Ivan Vukotic formuloi synimet për të përfshirë brenda kufijve jugosllavë Shqipërinë Veriore dhe atë të Mesme. Stefan Molevic është autor i idesë të homogjenitetit serb në dëm të shqiptarëve. Krahas tyre, u rreshtuan edhe Drazha Mihajllovic, Lubomir Tadic, Dragisha Vasic e Dobrica Qosic, Aleksander Rankovic, si dhe Ivo Andric, nobelisti serb, përfaqësues i diplomacisë jugosllave pranë Vatikanit, emri i të cilit lidhet me projektin e tij për shfarosjen e shqiptarëve, të përpunuar në vitin 1939, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste.

Vasa Cubrilloviç në librin “Shpërngulja e Arnauteve”, 1937 shkruan:

Qeveria Jugosllave shfrytëzoi si një mundësi të favorshme për shpërnguljen e shqiptarëve, ekzistencën e pakicës turke në Jugosllavi, me të cilët shqiptarët kishin një fe të përbashkët. Në vitin 1938 u nënshkrua marrëveshja Turko-Jugosllave, dhe më 1939 u ratifikua kjo marrëveshje. Në këtë marrëveshje parashikohej shpërngulja e 250 mijë myslimanëve, por qëllimi ishte shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre. Turqia nga ana e saj i vendosi këta shqiptar në Anadoll si masë për t’ju kundërvënë kurdëve, të cilët herë pas here bëheshin sebep për trazira.

Çfarë përmbante platforma Cubrilloviç?

-Shpërngulje të shqiptarëve duke bërë për vete klerin e tyre dhe njerëzit me influencë me para ose me shtrëngim

-Shtypi të bëjë shërbime kolosale duke e përshkruar shpërnguljen si vullnetare dhe stabilizimi i tyre në kushte shumë të mira në Anadoll.

-Aparati shtetëror të ushtrojë masa shtrënguese duke shfrytëzuar ligjet deri në atë masë sa t’ua bëjë jetën sa më të padurueshme shqiptarëve në Jugosllavi. Tu vendosen gjoba, të futen në burg pa shkak, të zbatohet puna angari, të merren masa ekonomike, mosnjohje të tapive të vjetra, vendosja e taksave të pamëshirshme, detyrim i shlyerjes së borxheve private e publike, konfiskimi i pasurive, prishja e të mbjellave, e kullotave e çdo gjëje. Heqja e lejeve për afaristet, tregtarët, dyqanet, kafenetë, zhveshja nga koncesionet, moslejimi dhe pushimi nga puna shtetërore, private, vetadministruese.

Masa sanitare:

Prishja e shtëpive, gardheve dhe mureve rrethues të pronave, moslejimi i tregtisë së bagëtive, i produkteve, blegtorale duke i penguar ose duke i shkatërruar, duke i prishur ose duke i infektuar e tjerë.

Të zbatohet karantina për sëmundje të ndryshme, epidemi ose pandemi, që ka prekur fise ose lagje të tëra deri sa tu bëhet jeta e padurueshme. Infektimi i kafshëve me virusin e tërbimit, ethet hemorragjike, malaria, bruceloza, tularemia, virozat stinore etj.. Të goditen te pikat më të dobëta, më delikate, shqiptarët. Ata janë të ndjeshëm ndaj, krenarisë kombëtare, ndaj fesë, ndaj nderit, dhe këtu duhet t’i prekim. Mos të përdorim forcë ushtarake, por t’i provokojmë duke futur kolonë ose çetnike nga vise të tjera të Jugosllavisë, por sidomos nga Mali i Zi. Kolonëve tanë tu shpërndahen armë dhe t’i aktivizojmë të veprojnë duke shkaktuar konflikte të gjëra zinxhir në shqiptarët. Ky konflikt të nxitet nga njerëz të besuar që të krijohet psikoza sikur shqiptarët kanë ngritur krye, të trajtohet si konflikt midis vëllazërisë dhe nga ana tjetër të nxitet shtypi t’i trajtojë si me keqardhje e t’i japë karakter ekonomik, gjakmarrje, larje hesapesh, motive të dobëta, arsye banale. Në fund të fundit të nxiten me çdo mënyrë turbullira edhe duke përdorur policinë e fshehtë dhe pastaj gjoja ndërhyn shteti për t’i shtypur me gjak këto turbullira, lokale me mjete efikase sidomos duke përdorur ushtrinë në fshehtësi të veshur si fise malazeze ose kolonë serb.

Të digjen fshatrat, tu prishen e tu digjen të korrat, të rrëmbehen persona, të bëhen çnderime e përdhunime, grabitje e të futet vëllavrasje në mes të shqiptareve. Kjo taktikë është zbatuar në trojet shqiptare qysh nga (Roma, Turqia, Austro-Hungaria, Serbia, Italia .)

Pas përmbysjes së pushtetit popullor “Demokracia” në Shqipëri ndaj shqiptarëve ka përdorur dhe po përdore të njëjtat metoda kundër popullsisë duke e vënë veriun kundër jugut, ku më 1997 ushtria dhe SHISH vepruan si ekspedita ndëshkuese në Jug. U godit rëndë dinjiteti i ushtarakut, Prokurorisë, Gjykatave, SHISH, Policisë.

U propagandua kthimi i pronës te i zoti, por edhe sot pas kaq vitesh ka mos njohje të tapive të vjetra, mos bërje e legalizimit (pa legalizim nuk ka integrim). Numri i vrasjeve misterioze, vetëvrasjeve, rrëmbimeve, aksidenteve automobilistike, janë kthyer në ngjarje te zakonshme.

Guxo po deshe të sulmosh padrejtësinë dhe kërko mbështetje te drejtësia, por do të gjendesh i pambrojtur nga padrejtësia, e cila me kthetrat e saj të ndyra dhe me mbështetje në Gjykata të zvarrit e të mohon të drejtën. Në asnjë zyrë shtetërore nuk merr dot informacione të sakta. Orari i punës në zyra është lënë në dëshirën e mëshirën e atij që e ka punësuar. Disiplina në punë është arbitrare dhe mund të pushohesh nga puna sipas qejfit të shefit, pronarit etj..

Kush flet për mbrojtje të territorit të Republikës, siç ishte rasti i Myslim Pashaj, qeveria të akuzon si anti-perëndimor. E njëjta situate është edhe në Kosove, Mitrovica here bëhet kosovare e here i kthehet Serbisë, aty ndërhyn njëherë policia serbe, njëherë policia kosovare, njëherë Eulex. Bota luan bllofin me rolin e “Kujdestarit” te filmi “Lulëkuqet mbi mure”.

Serbët akuzojnë shqiptarë për nacionalist ekstremist, se gjoja kanë zbuar serbët nga Kosova, po me gjermanët ç’patët ku dihet se numri i  tyre në Beograd ka ardhur: “Me 1921 kishte 505790 gjermanë, më 1931 kishte 499969 gjermanë, më 1948 kishte 57180 gjermanë, më 1981 kishte 8712 gjermanë.(Nini 2463 dt 12.03.1998). Vallë edhe për largimin e gjermanëve fajtor janë shqiptarët?

Kasapi shqiptarëve Aleksander Rankoviçi në Kongresin e PK të

Serbisë do të deklaronte:

“Kush e ka kujtesën e fortë duhet të kujtojë se jo shqiptarët, por serbet e kanë të vështirë të qëndrojnë në Kosovë. Kushdo mund të harrojë, por jo shqiptarët. Ata me forcë janë mobilizuar në frontin e Sremit më 1944, ata janë pushkatuar në mënyre masive dhe janë mbytur duke u futur në qeli të përbashkëta me qindra të rinj shqiptarë vetëm e vetëm se kishin marrë pjesë me armë në dorë në kryengritjen e armatosur. “Me rastin e krijimit të Armatës Sulmuese u mobilizuan një numër shqiptarësh. Një herë një shqiptar u zemërua me postierin dhe mori pushkën dhe e vrau atë…. Por shokët tanë serbë me këtë rast vranë 40 shqiptarë. …Një herë një shqiptar hodhi një bombë….. por shokët tanë serbë hapën zjarr dhe vranë 300 shqiptarë…. Ose në një rast kur u transportuan 130 shqiptarë  në një kontenier baruti ku aty u mbytën që të gjithë”. UDB-ja udhëzonte për rekrutimin e informatorëve në radhët e shqiptarëve: “Gjej shqiptar që kanë probleme, që kanë nevojë për lekë, joshi, jepu lekë qoftë edhe nga rroga jote, mos i fyej, afroji bëji që të pranojnë lekë pa i fyer. Bëji kujdes që të rekrutuarit të jenë kryesisht të kombësisë shqiptare e pastaj të kombësive të tjera. Është e ndaluar të rekrutosh informatorë të kombësisë serbe e kroate. Në çdo familje duhet të kesh një informator. Në çdo lagje duhet të kesh 1 deri 2 informatorë. Joshi me lekë, me privilegje, punë të mira dhe të kenë mundësi të bëjnë punë të tjera që do t’u ngarkosh t’i pa u diktuar nga askush. Në demonstratat e vitit 1981 në Kosovë u bënë vrasje masive, sterilizim  në stadiume, hetime ku u shkuan në sitën e UDB 500 mijë shqiptarë, u ngritën padi penale kundër 75.223 vetëve, u dërguan fletë denoncimi për 95.030 persona, ndërsa për 314.120 persona u morën masa si paraburgim, privim lirie, paraqitje e detyruar në polici. Brenda vitit 1986-1987 ju dhanë dënime të ndryshme 182 776 personave. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme u privuan: -Kufizimi i lëvizjes- U vendos censura- Konfiskim i pasurisë pa gjyq- Hiqet e drejta e mbrojtjes me avokat- Hiqet e drejta e mbrojtjes së pasurisë-Hapet e kontrollohet korrespondenca- Ndalohet e drejta e shtypit dhe e mbledhjeve paqësore-Hapen letrat, përgjohen telefonat- Hiqen licencat- Vendoset paraqitja e detyruar- Vendoset ora policore. U dha urdhër që dyert e shtëpive të mbaheshin hapur ku ushtria dhe milicia serbe kontrollonin në çdo kohë. U sulmuan dhe plaçkitnin shtëpitë dhe arkivat e komunave dhe fshatrave shqiptarë. Serbet lëviznin me makina, autobusë, furgonë nëpër fshatra, grabisnin, plaçkitnin, shkatërronin e çnderonin. Kulmi arriti me 1999 ku u bë shpërngulja e mbi 500 mije shqiptarëve dhe po të mos kishte ndërhyrë faktori ndërkombëtar sot nuk do të ekzistonte Kosova. Shërbimi i fshehtë serb vuri në dorën e komunitetit botëror Librin e Bardhë ku paralajmëronte se shqiptarët kërkojnë të krijojnë shtetin mysliman në qendër të Europës. Ky libër u fut deri në Kongresin Amerikan. Kur Komuniteti botëror i vuri kusht Serbisë dorëzimin e Millosheviçit, propaganda serbe deklaroi:”Para se të dorëzojmë Millosheviçin ne kemi çfarë të dorëzojmë. Do të dorëzojmë listat e bashkëpunëtorëve tanë shqiptar këtej e andej me qëllim që të futet përçarja në radhët e tyre”. Sot Kosova është e lire, por më keq e kanë pësuar shqiptarët e Çamërisë, të cilët edhe sot në kohët moderne nuk lejohet të kthehen në trojet e tyre. Siç duket shërbimi i fshehtë grek ka punuar me dekada dhe bota akoma beson se Kali i Trojës është dhuratë dhe jo fatkeqësi. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët në botë. Kombi shqiptar i ka dhënë botës gjithmonë njerëz të mëdhenj, por tek ne kanë sunduar gjithmonë maskarenjtë.