Ministrat e mbrojtjes të 32 shteteve të NATO-s do të takohen në Bruksel këtë të enjte dhe të premte për takimin e vjeshtës. Kjo nuk ka vetëm pamjen sipërfaqësore të rutinës së veprimtarisë së aleancës. Problemet themelore qëndrojmë për sa i përket angazhimit për ta bërë NATO-n më të aftë për të garantuar mbrojtjen në situatën e re gjeopolitike e gjeostrategjike ushtarake.
NATO ndodhet përpara sfidave të ruajtjes së rendit botëror dhe të përballjes me ndryshimet e mëdha që kanë shkaktuar roli në rritje i Kinës, Lufta në Ukrainë, rrezikun e Rusisë për sigurinë evropiane dhe ruajtjen e ekuilibrave botërore për parandalimin e ndonjë sulmi apo lufte bërthamore. Zhvillimet politike dhe ushtarake shtrojnë domosdoshmërinë e vlerësimit të rrezikut të një lufte të re botërore me pasoja katastrofike për njerëzimin.
Politika dhe opnioni publik, sidomos në Evropë, ndodhen para faktit se asgjë nuk do të jetë si përpara sulmit rus. Pavarësisht se si përfundon lufta në Ukrainë, NATO përballet me trazira të mëdha, veçanërisht në Evropë. Evropianët do të kërkohet të mbajnë më shumë përgjegjësi në kontinentin e tyre dhe gjithashtu në Afrikë dhe Azi.
Ministrat e mbrojtjes të 32 shteteve të NATO-s do të takohen në Bruksel këtë të enjte dhe të premte për takimin e vjeshtës. Kjo nuk ka vetëm pamjen sipërfaqësore të rutinës së veprimtarisë së aleancës. Problemet themelore qëndrojmë për sa i përket angazhimit për ta bërë NATO-n më të aftë për të garantuar mbrojtjen në situatën e re gjeopolitike e gjeostrategjike ushtarake. Do të dëgjohet çfarë ka për të thënë homologu ukrainas për situatën në fronte dhe planet për muajt e ardhshëm. Vëmëndje marrin detyrat e përgjegjësitë e reja që po thekson Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në takimet e brendshme që ai po bën. Me këto tre tema është e qartë për shumicën se organizata e mbrojtjes transatlantike duhet të krijojë ndryshime të thella nëse Perëndimi dëshiron të ketë një të ardhme sigurie dhe prosperiteti përballë kërcënimeve dhe sfidave të akumuluara globale.
Dy ekspertët me përvojë të NATO-s nga Boni, Rolf Clement dhe Detlef Puhl, kanë përpunuar dimensionet e tranzicionit të ardhshëm të NATO-s në një mënyrë të mprehtë në një libër prej 230 faqesh të botuar së fundmi (“The Future of Security”, Mittler-Verlag).Në përmbajtje të këtij botimi shpresohet në ndryshimet e nevojshme pas analizimit të skenarëve të ndryshëm për zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe konfliktin e afërt të mundshëm midis Kinës dhe Tajvanit. Vihet në dukje dhe kritikohet ideja “naive në rastin më të mirë”, nëse NATO do të vazhdojë të mbetet e fukosuar në strategjinë aktuale.
Në kushtet aktuale të zhvillimeve politike, ministrat e mbrojtjes të NATO-s në Bruksel duhet të ndërgjegjësohen edhe një herë në vlerësimin e gjendjes reale dhe perspektivës së sigurisë kontinentale e botërore.Gjendje e re krijohet për aleancën edhe pas ndryshimit të doktrinës bërthamore të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore në rast të rrezikut ndaj saj. Kina dhe Rusia kanë forcuar aleancën e tyre ushtarake. Koreja e Veriut kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore në rast se cënohet sovraniteti i saj. Evropës do t’i duhet të përballet shumë më shpejt me përgjegjësinë për mbrojtjen evropiane, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA në fillim të nëntorit.
Gjendja e mbrojtjes dhe përgjegjësitë evropiane të Aleancës Perëndimore bëhen të prekshme në studimin e NATO-s në funksion të situatës dhe problemeve të mundëshme e të pritshme pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në rastin e fitores së një mandati të dytë në detyrë për Donald Trump dhe të politikës për NATO-n që do të zbatohet nga SHBA. Njëkohësisht, NATO-ja duhet të “transformohet” në atë mënyrë që “aleatët e SHBA-ve të jenë në gjendje të sigurojnë një pjesë të madhe të forcave konvencionale për të penguar Rusinë dhe për të lënë SHBA-në kryesisht me parandalimin bërthamor dhe zgjedhjen e aftësive të tjera; në të njëjtën kohë të zvogëlojë praninë e trupave amerikane në Evropë. Por evropianët janë ende larg nga të qenit në gjendje ta bëjnë këtë. Pozitive janë rritja e buxheteve ushtarake për mbrojtjen sidomos nga Gjermania dhe Polonia.
Megjithatë, në Bruksel ka shpresa se gjërat mund të ecin shumë shpejt pasi Komisioni i ri i BE-së të ketë filluar punën e tij. Drejtimi do të bëhet nga një plejadë, nën udhëheqjen e Presidentes së Komisionit dhe ish-Ministres së Mbrojtjes Ursula von der Leyen, me një përfaqësuese të re të Politikës së Jashtëme dhe ish-kryeministren estoneze Kaja Kallas, e cila është e fokusuar në aftësi më të mëdha mbrojtëse, si dhe funksionin e mbrojtjes që vendoset për herë të parë në strukturën shtetërore të BE-së, me komisionerin dhe ish-kryeministri i Lituanisë Andrius Kubilius. Në këta tre persona të vendosur janë të disponueshëm edhe me gjuhën, perspektivën dhe mentalitetin me të cilët Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte ndan pas gati një dekadash të tij si kreu i qeverisë holandeze dhe bashkëorganizator i samitit të BE-së.
Këta të katër do të duhet të bindin 27 liderët e BE-së dhe 32 të NATO-s se nuk ka rrugëdalje nga pika e kthesës (e shtrenjtë). Evropës do t’i duhet të vendosë shumë më shumë burime në ushtri, pavarësisht se si përfundon lufta në Ukrainë. Nëse Rusia fiton, aftësia e mbrojtjes duhet të jetë e disponueshme shpejt për të parandaluar sulme të mëtejshme në edhe më shumë vende. Nëse Ukraina mbijeton, do të ketë vetëm siguri me garanci gjithëpërfshirëse për Kievin – duke përfshirë stacionimin e trupave (përfshirë gjermanët) brenda Ukrainës. Në të njëjtën kohë, dy analistët shikojnë rolin e Rusisë pas luftës, e cila si një superfuqi bërthamore është vetëm një fuqi e mesme ekonomike, trajtohet nga Kina si një partner i vogël, nga SHBA si një fuqi rajonale. Rusia kërkon të mbetet superfuqi me forcën ushtarake dhe të mënjanojë humbjet në rëndësinë politike. Për BE-në, si fqinji i afërt i një Rusie të tillë, ka një interes strategjik për të mbajtur të hapur “një rrugë pajtimi me Rusinë pas luftës”.
Evropianët është e domosdoshme të jenë më të vëmëndshëm e të reagojnë në kohë ndaj zhvillimeve në Afrikë me ndikimin në rritje të forcave terroriste ruse dhe islamike nëse e marrin seriozisht sigurinë e Mesdheut dhe kontrollueshmërinë e migracionit. Në fund të fundit, ekspertët e sigurisë parashikojnë se një përshkallëzim midis Kinës dhe SHBA-së do të ishte shumë i ndryshëm për partnerët evropianë të NATO-s nga konfliktet e mëparshme të armatosura në Kore dhe Vietnam.
Nëse Pekini arrin të detyrojë dhe imponojë me forcën ushtarake një “ribashkim” faktikisht me Tajvanin dhe më pas hyn në një luftë me SHBA-të, do të ndryshonte rendi dhe konkurrenca e superfuqive në sistemit global. Edhe interesi për ruajtjen e “lirisë së lundrimit”do të detyrojë gjithashtu aleatët evropianë të tregojnë solidaritet. Më pas, SHBA mund të “kërkojë gjithashtu mbështetje ushtarake” në Azi nga partnerët e NATO-s në Evropë.
Sfidat që dalin për ruajtjen e sigurisë e të rendit botëror kërkojnë edhe përgjegjësinë botërore të evropianëve. Kjo do të thotë se aleanca transatlantike tashmë pritet të ketë një perspektivë strategjike të zgjeruar edhe në rajonin Indo-Paqësor. Kjo shpresohet të bëhet e qartë në këtë takim të vjeshtës të NATO-s edhe përmes raundeve të bisedimeve me ministrat e mbrojtjes nga Australia, Japonia, Koreja dhe Zelanda e Re dhe miratimit nga qeveritë e këtyre shteteve.
Arritja e këtyre objektivave do të bëjë ndryshimin transformues të aleancës atllantike. NATO e Re do të marri përgjegjësinë strategjike për kontributin në mbrojtjen e sigurisë e të paqes botërore.




















