Av. Kujtim Cakrani: Korrupsioni që ka përfshirë Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier!  

“Shumë nxënës ishin të regjistruar në këtë shkollë kur në fakt ata figuronin jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, shumë nxënës mbaheshin në këtë shkollë speciale edhe pse nuk kishin asnjë problem, por mësueset dhe psikologet e shkollës mashtronin prindërit e këtyre fëmijëve duke u thënë se fëmijët e tyre ishin me probleme.”

Tashmë shqiptarët janë mësuar me korrupsionin dhe nuk bën më lajm, por kur korrupsioni arrin deri tek shkollat publike duhet të jetë shqetësim mbarëpopullor.

Rasti që po sjellim sot është në shkollën Speciale Vlorë (PLM). Kjo shkollë speciale ka si orientim të saj fëmijët me zhvillim të vonuar, dhe për nga vetë problematikat që kanë këta fëmijë kërkon një staf të përkushtuar, me një përgjegjshmëri të lartë dhe ku shërbimi ndaj tyre të jetë efikas dhe rezultativ. Në këtë shkollë janë të punësuar si staf 18 mësuese që paguhen nga shteti, por për nga vet mënyra e organizimit subvensionon edhe bashkia e Vlorës, dhe nga organizata dhe donatorë të ndryshëm. Natyrisht që puna apo ruajtja e vendit të punës së mësueseve varet gjithmonë edhe nga numri i nxënësve, që regjistrohen çdo vit në këtë shkollë. Gjendur përpara kësaj situate, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës duhet gjithmonë të evidentojnë fëmijët me zhvillim të vonuar apo që për arsye të ndryshme nuk kanë bërë progres.

NOA

Prej kohësh kjo shkollë është përfolur si një shkollë problematike për shkak të abuzimit si me fiktivitetin e nxënësve ashtu edhe me fondet që jepen për këtë shkollë, arsye kjo që drejtuesit e saj ose janë larguar me dorëheqje të detyruar ose i kanë larguar duke gjetur aty shkeljet e tyre dhe gjithë stafit.

Rreth 6 muaj më parë, drejtuesja e këtij institucioni çuditërisht jep dorëheqjen për arsye personale apo familjare dhe lë postin, por nuk largohet nga institucioni dhe qëndron aty si mësuese e thjeshtë.

“Rreth 6 muaj më parë, drejtuesja çuditërisht qëndron aty si mësuese e thjeshtë. Pas marrjes së detyrës nga znj. E. Lulaj, kjo e fundit konstaton një sërë shkeljesh të tipit shpërdorim të detyrës, korrupsion, falsitet dhe mashtrim. Këto veprime abuzimi me ligjin jo vetëm që kanë qënë prezente prej vitesh, por në dijeni të plotë kanë qënë edhe institucioni i Zyrës Arsimore Vlorë ashtu si edhe Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier.”

Pas një përzgjedhje sipas përcaktimeve të ligjit, drejtimin e shkollës speciale e merr znj. Etleva Lulaj, në muajin tetor 2022. Pas marrjes së detyrës nga znj. E. Lulaj, kjo e fundit konstaton një sërë shkeljesh të tipit shpërdorim të detyrës, korrupsion, falsitet dhe mashtrim.

Në shkollë janë përdorur një sërë mjetesh mashtrimi me qëllim marrjen e fondeve. Shumë nxënës ishin të rregjistruar në këtë shkollë, kur në fakt ata figuronin jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, shumë nxënës mbaheshin në këtë shkollë speciale edhe pse nuk kishin asnjë problem, pasi mësueset dhe psikologet e shkollës mashtronin prindërit e këtyre fëmijëve duke u thënë se fëmijët e tyre ishin me probleme. Fondet që mereshin nga drejtuesit e kësaj shkolle, duke u bazuar në fiktivitetin e numrit të nxënësve, shkonin në xhepat e mësueseve dhe drejtueseve që kishin dhënë dorëheqje gjoja për arsye familjare. Kjo situatë mashtrimi, falsifikimi dhe abuzimi e bërë deri në datën 17 tetor 2022 kur mori detyrën znj. Etleva Lulaj, ka qënë prezente në Shkollën Speciale Vlorë, dhe këto veprime abuzimi me ligjin jo vetëm që kanë qënë prezente prej vitesh, por në dijeni të plotë kanë qënë edhe institucioni i Zyrës Arsimore Vlorë ashtu si edhe Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier.

Drejtuesja e re e këtij institucioni, pasi mori detyrën konstatoi shkeljet në këtë shkollë dhe evidentoi nga kush ishin bërë ato dhe pozicionin e tyre në shkollë. Ajo i denoncoi ato tek Zyra Arsimore Vlorë dhe Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier.

Duke parë që drejtuesja e Zyrës Arsimore Vlorë dhe Drejtuesja Rajonale e Arsimit Fier, Znj. Flutura Meçaj, nuk mori asnjë masë madje as që u shqetësua dhe nuk reagoi fare për problematikat të natyrës penale, që i kishin denoncuar, drejtuesja e shkollës speciale E. Lulaj duke u bazuar edhe në të drejtën që i përcakton ligji procedural penal, në muajin mars të vitit 2023 i denoncoi ato në Drejtorinë e Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë Policisë Vlorë, nga ku prokuroria e Vlorës rregjistroi procedimin penal dhe po vazhdon hetimet për këtë rast korrupsioni të ish drejtuesve të Shkollës Speciale Vlorë.

Ky veprim i drejtoreshës E. Lulaj nuk i pëlqeu, madje e shqetësoi shumë Drejtuesen Rajonale të Arsimit Fier, Znj Flutura Meçaj dhe menjëherë nisi të hakmerret ndaj drejtoreshës denoncuese në mbrojtje të ish drejtuesve dhe mësueseve të korruptuara të Shkollës Speciale Vlorë.

Në këtë mënyrë, Drejtoria Arsimore Fier, Znj Flutura Meçaj, si personi përgjegjës për korrupsionin në shkollës speciale Vlorë, menjëherë nisi organizimin e një komploti bashkë me disa inspektorë të Ministrisë së Arsimit duke organizuar një kontroll fiktiv në Shkollën Speciale Vlorë, nga ku dolën me një raport, por anashkaluan një draft paraprak për të njohur palët, shkeljet dhe abuzimet të akumuluara, që tashmë po hetohen nga Prokuroria e Vlorës. Ky komision i Ministrisë Arsimit disa shkelje ia faturoi drejtoreshës që në fakt nuk kishte përgjegjësi pasi nuk ishte ende pjesë e kësaj shkolle!

Pas këtij komploti të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Fier, bashkë me komisionin e Ministrisë së Arsimit, këta të fundit në vend të penalizonin ish drejtuesit dhe mësueset e shkollës speciale Vlorë, penalizojnë drejtoreshën denoncuese E. Lulaj duke larguar atë nga puna.

Kjo është është Shqipëria e rilindur ku korrupsioni ka kapur arsimin. Fakti që një Drejtoreshë e Arsimit është në dijeni të plotë për korrupsionin në institucionin që drejton dhe nuk reagon, por gjen rrugën më të pistë duke larguar denoncuesen, vërteton degradimin e saj dhe të Partisë Socialiste që përfaqëson.

Gjithsesi beteja vazhdon…….