Prof. Dr. Qemal Lame: Kosova dhe Serbia të mbështeten me barazi nga SHBA dhe BE

100
Sigal

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 22.06.2023, pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, tha se është arritur pajtimi për nevojën e mbajtjes të zgjedhjeve të reja në katër komunat e banuara me shumicë serbe në Veri të Kosovës. Ai theksoi se: “Kjo është rrënja e problemit dhe rrënja e zgjidhjes – zgjedhje të reja sa më parë me pjesëmarrje të plotë”. Mbajtja e zgjedhjeve është një arritje pozitive nga BE dhe SHBA.

Kosova e Serbia të plotësojnë edhe kërkesat e tjera për çtensionimin e situatës. Problemi themelor për zgjidhjen afatgjatë mbetet asociacioni. Qeveria e Kosovës është e gatshme të paraqesë një projekt për asociacionin e komunave serbe. Kryeministri Albin Kurti sugjeron që dy palët, të bien fillimisht dakort për parimet kryesore të asociacionit dhe më pas ai mund të paraqesë propozimin. Partnerët nuk duan këtë zgjatje. Diplomacia kërkon dhe po punon për një zgjidhje më të shpejtë. Eskobar, në intervistën në Zërin e Amerikës, në 20.06.2023, thekson se: “Nuk ka përse të presë për këtë. Nuk duhet të presë për këtë. Qëndrimi ynë është se duhet të jetë një model evropian. Pra, qëndrimi ynë, qëndrimi amerikan, ka qenë gjithnjë se modeli i asociacionit duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbime komunale për një pakicë kombëtare të gjuhës serbe. Kaq shërbime komunale. Ajo nuk duhet të ndërhyjë me kushtetutën e Kosovës, strukturën e saj ligjore, apo funksionalitetin e saj. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian u ka dhënë 16 lloje të ndryshme modelesh evropiane, që do të funksiononin për Kosovën. Në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij. Pra, nuk po kërkojmë një mjet matematikor midis dy qëndrimeve. Kërkojmë një version evropian. Pra, atij nuk i duhet asgjë më shumë se kjo.” Kurti ka pranuar modelin kroat. Serbia nuk tregohet e gatshme të pranonjë këtë variant. Në Beograd vazhdon të mendohet vetëm për kompromise për ndarjen e Kosovës. Qëndrimi zyrtar amerikan për asociacionin i deklaruar nga Eskobar plotëson më së miri edhe kërkesat e Qeverisë së Kosovës. Në bazë të kritereve të deklaruara, nuk ka vend për kundërshtime. Por praktikisht kriteret që parashtron diplomacia amerikane, nuk parashtrohen në formën e një projekti zgjidhjeje dhe nuk ju kërkohet konkretisht Kosovës dhe Serbisë për ta analizuar dhe miratuar.

Të dy palëve ju kërkohet me propogandë që të gjejnë zgjidhje e të miratojnë asociacionin. Me diplomaci bëhen presione që Qeveria e Kosovës të pranojë asociacionin që plotëson kërkesat serbe dhe të zgjidhet kriza. Në bazë të këtij qëndrimi, përgjegjësia kalon faktikisht tek Qeveria e Kosovës. Në mbështetje të qëndrimit euroatlanik është edhe plani i propozuar nga kryeminstri shqiptar, pa u biseduar dhe pa vënë në dijeni kryeministrin dhe presidenten e Kosovës. Është detyrë mbështetja e aleancën euroatllantike. Njëkohësisht mbetet edhe detyrimi i parashikuar në nenin 8 të Kushtetutës për t’u kujdesur për shqiptarët kudo ku janë, përfshi edhe Kosovën. Serbia dëshëron që projekti të hartohet nga serbët që jetojnë në Kosovë. Në përgatitjen e projektit është edhe një deputete serbe. Tërheqin vëmëndjen, së pari, fakti se në asnjë shtet evropian nuk ndodh që të përjashtohet qeveria nga projektet që duan pakicat dhe aq më tepër të marrë rolin parësor shteti tjetër fqinjë me të njejtën kombësi që ka ndikimin haptazi të padrejtë dhe tensionin vazhdimisht situatë politike me paramendim e qëllime sabotuese të sovranitetit dhe integritetit teritorial. Së dyti, kërkesat ultimative për një asociacionin me kompetenca të pushtetit vendor. Në asnjë shtet evropian, si dhe në SHBA, nuk pranohen dhe nuk funksionojnë asociacione me kompetenca pushteti.

Përvoja e shtetit serb vërteton se edhe po t’i plotësohen kërkesat, nuk ndryshon politika shoviniste kundër shqiptarëve e në tërësi në rajon. Politika e afrimit të Serbisë është e drejtë, por nuk po funksionon si dëshërohet. Serbia vazhdon lidhjet e ngushta me Rusinë, përfshirë edhe ato për sigurinë. Përpjekjet e partnerëve për orientimin euroatllantik të Serbisë, nuk duhet të vazhdojë me plotësimin e pretendimeve të politikës zyrtare serbe në dëm të shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë kurdoherë parasysh se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet më proamerikane në kohën e sotme. Këto marrëdhënieve duhet të ruhen e të mos cënohen me politikën e afrimit me Serbinë duke i vënë në pozita të barabarta dhe mbështetur pretendime të njëanshme. Shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri i shqetëson frika e ndarjes së Kosovës. Serbia vepron fuqimisht dhe financon lobimin në Vashington. Ky proses i vënë në lëvizje nga Sorros u bë program i administratës së Donald Trump. Edhe me Jeo Biden po vazhdon e njejta politikë. Prishtinës të pranojë vetë ndarjen dhe të tërhiqet vëmëndja nga ndërhyrjet e SHBA dhe BE. Partnerët vihen menjëherë në lëvizje sapo bëhet një pretendim nga Beogradi zyrtar. Por problemi serb nuk trajtohet njëlloj si ai shqiptar. Flitet për të drejtat e serbëve në Kosovë, megjithëse kanë standartet më të larta që njihen ndërkombëtarisht. Njëkohësisht, heshtet për mungesën e standarteve dhe lirive e të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në jugun e Serbisë. Nuk dënohen sulmet raciste ndaj shqiptarëve nga media, që njihet se është vartësi e pushtetit autoritar. Shqiptarëve u ndalohet dhe dënohen edhe për të drejtën e mbajtjes së flamurit kombëtar. Vuçiç thotë se serbët mund të largohen nga frika, por nuk përmenden largimet masive nga Lugina e Preshevës. Beogradi grumbullon ata që deklarohen serbë dhe i vendos për të shtuar popullsinë serbe në vendbanimet, që ndërton në Veriun e Kosovës. Nuk flitet fare për shqiptarët, që largohen nën presion dhe pranohet të vinë kolonët serbë. Problem mbetet kundërshtimi i zoti Kurti. Theksohet se ai nuk dëgjon dhe nuk reflekton për vërejtjet e ndërmjetësuesve amerikanë dhe evropianë. Kundërshtimet e tij janë të mbështetura në Kushtetutë dhe në interesat e ligjshme kombëtare. Po të vlerësohen objektivisht këto qëndrime, del se janë në përputhje edhe me deklarimet publike të partnerëve. Kundërshtimet janë pasojë e presioneve për pranimin e pretendimeve serbe për asociacionin nga bisedimet, që nuk bëhen tërësisht ose pjesërisht të njohura. Ambasadori amerikan në Beograd.

Me rëndësi mbetet mbështetja e nevojshme nga SHBA dhe BE që pushteti qëndror i Prishtinës të ndjehet në gjithë teritorin, përfshirë edhe veriun me shumicë serbe. Përparësi kanë rendi ligjor nga komunarët dhe forcat e policisë që e mbrojnë rendin. Kryetarët e komunave duhet të respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë. Po të respektohet ky detyrim, nuk ka shumë rëndësi parësore kombësia e kryekomunarëve. Serbia të njohi veprimtarinë e ligjshme të policisë kosovare. Shteti i së drejtës funksionon pa dallime nacionale. Serbia të tërheqë kriminelët dhe forcat e policisë së fshehtë, që ju kundërvihen KFOR dhe policisë së Kosovës. Serbia të mbështesi e të ndikojë pozivisht për t’u realizuar sa më parë zgjedhjet në komunat veriore. Serbët e larguar të rikthehen pa kushte në institucionet dhe në polici. Serbia të mënjanojë pushtetin paralel, që vepron në prapaskenë për të sabotuar Qeverinë e Kosovës dhe përpjekjet e partnerëve. Serbia ka konkretisht probleme në situatën politike të brendshme. Pushteti autoritar i presidentit Aleksandër Vuçiç po kundërshtohet. Për këto arsye, janë të pakta mundësitë për ndryshime të dukshme nga politika aktuale. Mendoj që Qeveria e Kosovës të plotësojë kërkesat e SHBA dhe BE për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare në rast se garantohet realisht asociacioni pa kompetenca të pushtetit dhe të funksionojë pushteti qëndror i Prishtinës edhe në komunat Veriore. Media e SHBA dhe shteteve evropiane do të ishte me efektivitet të informonte opinonin publik edhe me historinë e marrëdhënieve midis shqiptarëve e serbëve, krijimin e zgjerimin me genocid të teritoreve serbe në dëm të shqiptarëve.