Arben Malaj: Socialistë të thjeshtë dhe fisnikë, ndjehuni krenarë për gjithçka që keni bërë për Partinë Socialiste

153
Sot mund të krijojmë “stadiumin” e fotove të historive dhe kontributeve të përbashkëta në këto 30 vite. Sot është një ditë e veçantë për të gjithë socialistët, dhe mbështetësit e tyre që me vizion, sakrificë dhe përkushtim 30 vjet më parë themeluan Partinë Socialiste e cila ka rrënjë të spikatura në tranzicionin e vështirë shqiptar, përballë një opozite që në vitet e vështira 1991 -1997 u bë forca politike më antidemokratike, e cila pushoi dhe persekutoi shumë socialistë.
PS duhet të vazhdojë të jetë partia politike më frymëzuese, demokratike, transparente dhe e përgjegjshme, partia ku mendimi ndryshe dhe bashkëjetesa duhet të inspirohen, nxiten, mbështeten dhe jo te vriten nga lufta e brendëshme për pasuri dhe pushtet absolut tëpak idividëve ne kupolën drejtuese të saj.
PS duhet të ruhet si sytë e ballit nga nepotizmi, babëzia, arroganca, korrupsioni dhe kapja e shtetit.
PS duhet të kishte mbetur dhe duhet të jetë përfaqësuesia e denjë e 99% të njerëzve të popullit të saj dhe jo shërbëtore e 0,01% që përfaqësojnë disa politikanë dhe oligarkë të pakënaqur me fitimet varfëronjese të popullit të tyre.
Mirënjohje e përzemërt, e pakushtëzuar dhe e përjetshme për socialistët që në 1991 më frymëzuan për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.
Per secilin prej tyre që më mbështetën dhe shprehën mirënjohje për udhëtimin time jo vetëm në këto 30 vite dhe jo vetëm në mandatet partiake apo politike.
Krenar me mirënjohjen që ndiej çdo ditë nga njerëzit e vendit tim dhe socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm për dashurinë, përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin ju kam shërbyer në çdo mandat që ata më besuan.
Në këtë përvjetor, “Stadiumi” pa asnjë vend bosh duhet të jetë “stadiumi fotografik” i momenteve më të bukura, më të vështira por edhe më të suksesshme të çdo socialisti – të cilin mund ta ndajmë me njëri-tjetrin përmes fb
Kjo ide u nxit nga Flamuri, socialist modest dhe fisnik nga Burreli që u takuam rastësisht pardje dhe më dërgoi një foto nga historia e degës së PS në Burrel, në fushatën e kolegut tone Luan Rama.
Socialistë të thjeshtë dhe fisnikë, ndjehuni krenarë për gjithçka që keni bërë për Partinë Socialiste, për familjet tuaja dhe vendin tuaj !!
Mos u nënshtroni dhe mos u keq përdorni nga arrogantët, autokratët e korruptuar nga babëzia për pasuri dhe pushtet absolut.
Sfida jonë e përbashkët është – të prodhojmë e ndajmë cdo ditë dhe kudo në Shqipëri mirësi, pozitivitet,kohezion dhe solidaritet social, për të lehtësuar të ardhmen e shqiptarëve dhe vecanti të rrinjve në vendin e tyre, pikërisht në Shqipërinë tonë të dashur!
Ndjehuni krenar !!!
Arben
Sigal