Klasa oligarkike e krijuar në këto vite, shfrytëzon popullin nën ombrellën e qeverisë.Rritja e përditëshme e çmimeve është lëngatë e dhimbjes për popullin e varfëruar deri në tejskamje, kur emigracioni, zbrazja e vendit është rrjedhojë e tyre. Populli i zgjodhi duke u dhënë “qorrazi” votën. Rritja e përditshme e çmimeve është lëngatë e dhimbjes për popullin e varfëruar

“Kapitalizmi është një sistem i egër”! Të paktën kështu e kishim lexuar dhe njohur teorikisht. E nëse, siç thotë populli ynë, të rrimë shtrembër e të flasim drejtë, përjetimi e vërteton këtë cilësim në të gjitha aspektet, pasi, i pasuri, pavarësisht se si e ka formuar kapitalin , as që do t’ia dijë për të varfërin, që punon e rropatet për t’ia mbushur atij, pa rreshtur “hambarin”. Vendi ynë, në këto 34 vite rend si një kalë i lënë shpenguar ( harbuar) në hamullat e këtij sistemi, po e përjeton me mënyrën më të shëmtuar, nën derigjimin e një qeverie “axhaminjsh” të mbrapshtë (sigurisht që s’do t’u pëlqejë një etiketim i tillë!), madje dhe të “orkestruar” nga mjeshtra, që “partiturat “ ishin përgatitur me “kohë e zaman”. Klasa oligarkike (nëse mund ta klasifikojmë si klasë!) e krijuar në këto vite, me një revan të paimagjinueshëm, duke shfrytëzuar e zhvatur në të gjitha format e mënyrat popullin, ushtron “ diktatin” e saj me praktika të paskrrupullta, nën ombrellën e qeverisë. Përse e themi këtë? Se problemet e shumta, sidomos në rrafshin ekonomik, ja bëjnë “ muuuu”, siç shprehet populli kur dikujt që gabon, kërkon t’ia përplasë të drejtën në fytyrë. Rritja e përditshme e çmimeve është lëngatë e dhimbjes për popullin e varfëruar deri në tejskamje, kur emgraconi, zbrazja e vendit është rrjedhojë e tyre. Dhe qeveria hesht, asnjë reagim, veçse justifikime sa për të shpëlarë gojën, sikur për të, kjo të jetë e mjaftueshme për misionin e saj që ka marrë përsipër. Por harron ( vetëdijshëm!) se përgjegjësitë e saj ndaj popullit janë shumë më të mëdha dhe nuk janë aspak ligjëratat, takimet, teoritë e referacionet politike nëpër salla e mjedise të tejndritshme të institucioneve ndërkombëtare, të paraqitjes të shifrave fiktive të nxjerra prej INSTA-tit…, nga më pas vijnë klasifikimet në shkallë krahasuese me vendet e tjera… dhe elozhet, duartrokitjet janë të pafund… Një majmunëzim i vërtetë! A mund të bësh një krahasim me këdo prej vendeve që arritjet ekonomike, diagrama e tyre nuk njeh lëkundje rrënuese deri në tejskamje varfërie?! Kurrë sesi! Ti shtet, matu e krahasohu me veten duke e parë diagramën nga viti në vit, nga muaji në muaj…, e jo për të hedhur dritën e mashtrimit të vetvetes në sfondin e politikës së jashtme. Stuata faktike të tradhton, mjafton të ndjekësh shifrat e emigracionit të popullit tënd e, për më tepër të rinisë, madje dhe shpërnguljet familjare… Mendësa se emigracion është sëmundje mbarëbotërore, është tepër e gabuar dhe i përqaset fenomenit të majmunëzimit idiotik, pasi gjithçka në këtë rast duhet të ballafaqohet me të gjithë faktorët që e nxisin duke e përafruar me shtetet, politikat e tyre, natyrën e tij. Vendi ynë s’kishte pse ta përjetonte kaq egër nëse qeveritë, që vetë populli i zgjodhi duke u dhënë “qorrazi” votën, dhe që për fat të keq ata nuk iu përgjigjën aspak karakterit në fjalën e besës, porse iu përveshën “ me maç e me kuç”, thotë vlonjati, zhvatjes e rrjepjes deri në indet e lëkurës. Qëllimi kryesor i saj do të ishte që të punonte pa u kursyer për të mbyllur shtigjet e emigracionit dhe për ta çuar mirëqënien e popullit të vet me dinjitet në tablonë e arenës ndërkombëtare. Ashtu siç kanë punuar qeveritë e vendeve Nordike, apo pjesa dërrmuese e vendeve europiane, të cilat u kanë krijuar popujve të tyre një standart jetese tepër të lartë, paçka se kushtet klimatike apo gjeo fizike , e të tjera, nuk u përafrohen atyre të vendit tone, madje janë në parametra thuajse krejt të kundërta thuajse si “nata me ditën”. Por përse ka ndodhur kjo e po ndodh në vijim edhe në ditët e sotme? Se qeveritë e tyre nuk e njohin fenomenin e “majmunëzimit”, pasi ata ishin e janë krijues në kushtet konkrete, sepse ata nuk kanë kopjuar aspak përvojën e të tjerëve shablon, kushdo qofshin ata, por, në mënyrë krijuese kanë zbatuar gjithçka për të shtruar trasenë e rrugës së tyre mbi ato mundësi që u servirnin faktorët kushtëzues, pa” fjetur në shtartin e ëndrrave” për të vjedhur e zhvatur popujt e tyre. E, pra, nuk mund ta marrim përvojën e tyre, madje në stadet e tanishme, qoftë dhe të shteteve fqinje, por duhej krijuar ajo hap pas hapi, ama ishte e jotja. Rritja e rrogave dhe pensioneve prej vitesh përflitet. Nga qeveria premtohet rritje. Por kur? Dhe sa? A duhet të arrijë në kufijtë e një minimumi jetese me dinjitet? A duhet besuar kjo? Nëse po, atëhere lind pyetja se ku mbështetet kjo? A janë bërë studime? E nëse këto janë të mirëqëna, atëhere përse nuk e zbaton? A nuk duhet të informohet populli nëse janë gjetur mënyrat ( kurrë s’do gjenden!)? Por kjo është një rrugë. Rruga më e frytshme është fenomeni i kontrollit të çmimeve dhe ulja e TVSH-së. Përse rendin marramendëse çmimet? Dhe ministritë përkatëse, me administratën mediokre(!) fusin e nxjerrin shkresa kot së koti sirtareve, dhe mbeten duke rregulluar kullarot, që të mos u shtrembërohet nyja rreth qafës … Nëse pyesim emigrantët në Greqi se si ishin çmimet e produkteve ushqimore nëpër supermarket dikur, kur shkeli këmba e tyre në atë vend.
Rritja e rrogave dhe pensioneve prej vitesh përflitet. Nga qeveria premtohet rritje. Por kur? Dhe sa? As që i intereson rënimi ekonomik i popullit, por ajo hesht dhe i pëlqen, pasi nga taksa ( TVSH-ja) sa më e lartë të jetë aq më shumë mbushen hambarët e saj, e si rrjedhojë dhe e oligarkut. Duke i kontrolluar çmimet në një korelacion të drejtë me rrogat, pra, me standartin mesatar të jetesës së popullit, atëhere zgjidhet edhe brenga e pashërueshme e varfërisë. Por përse nuk bëhet kjo? Dhe e lënë popullin të varfërohet
Ata menjëherë do të përgjigjen se, me rrogën që merrnin, edhe pse e ulët( atëhere) , ishte tepër e kënaqshme, se qeveria kishte vënë kontrollin e saj në çmimet e produkteve, ( vite e vite më parë ndërsa rritej ekonomia e individit!), pra, ajo kishte një tavan dhe i thoshte tregtarit “do lëvizësh brenda kësaj norme”.( Nuk cënohej demokracia kapitaliste!) Po kështu dhe taksa ishte e ulët që e ndihmonte tregtarin, pa jepte e jep subvencione bujqësisë e blektorisë… Vonë , shumë vonë, (në qeverinë e Simitit!) u hoq tavani…, por, ama, ekonomia e popullit ishte forcuar prej vitesh. Kurse tek ne, fenomeni i “majmunëzimit” është i dukshem, ja bënë “ muuuu”. Pse? Sepse TVSH-ja u kopjua nga të tjerët në një shifër të lartë, (20% e 24 % !) dhe me çmime të produkteve skandaloze, e jo vetëm, por që ndryshojnë nga dita në ditë. Niset njeriu me një llogari të çmimeve të një dite më parë dhe nuk mund t’i blejë ato që ka përllogaritur pasi çmimet kanë ndryshuar. Pyesim: Me ato çmime që kishte punuar tregtari deri në ditën e mëparshme a nuk kishte fitimin e vet? Sigurisht që po! Ndryshe nuk do ta rriste biznesin e vet me hapësira të tjera, madje më përmirësim të dukshëm. Po qeveria a i ndjek këto? Sa indiferente!! ( Nuk e marrim në konsideratë parimin se një produkt ndryshon koston e vet nëse merr një punë të re apo një investim të ri! ( Kjo nuk përfshihet në teorinë e ekonomisë kapitaliste!) As që i intereson rënimi ekonomik i popullit, por ajo hesht dhe i pëlqen, pasi nga taksa ( TVSH-ja) sa më e lartë të jetë aq më shumë mbushen hambarët e saj, e si rrjedhojë dhe e oligarkut. Duke i kontrolluar çmimet në një korelacion të drejtë me rrogat, pra, me standartin mesatar të jetesës së popullit, atëhere zgjidhet edhe brenga e pashërueshme e varfërisë. Por përse nuk bëhet kjo? Këtu egziston një mundësi variable: Ose në administratën drejtuese urdhërvënëse kotet idjotësia, ose mbizotëron mediokriteti, mosnjohja, për të mos thënë se lodron ndjesia e ligësisë për ta parë në gjendje mjerane popullin e vet. Siç del, si deduksion, kryeministri ose ka këshilltarë të paaftë, ose nuk i përfill me bindjet e veta. Dhe ata, të nginjur nga rrogat e larta deri në stratosferë, ku u shtohen dhe dietat e majme, janë të gatshëm të ballafaqohen mes tyre në selinë ku vegjetojnë e janë gati të kacafyten si hienat për interesat e veta.
Në një rrugë kryesore, diku në lagjen” Pavarësia”, në Vlorë, një qytetar jepte e merrte nervoz me veten: Opo dhe këta…!? -pëshpëriste nervoz. Askush rreth e qark. Zihej me veten. Sapo kishte dalë nga dera e ashensorit, “taksidari” S.H,( ai që mbledh lekët!) i kishte thënë se nga 500 lekë që ishte deri atëhere pagesa mujore e ashensorit do t’i bëhej 800 lekë. ç’është kjo hata! Mirë ata që i kemi në krye e po na rrjepin me çmimet e larta në gjithçka, por s’na lënë dhe këta “minjtë” e rrugëve… 800 lekë mujorja! Po çfarë i ndryshoi ai ashensorit? Butonin, që shtypja gjithsaherë, atë buton do shtyp përsëri. Ndonjë gjë të re në teknologji nuk i bëri?! Përse duhet të marri më shumë. Unë ku t’i gjejë. Në shkallën tonë pjesa dërrmuese banojnë pensionistë me një minimum të ardhurash që s’ia dalim dot. Përse s’vë dorë dhe këtu qeveria? Apo tregëtia është e lirë? Se kjo është fytyra e sistemit kapitalist! Jo, zotëri, vërtet që ky është kapitalizmi, por ti zbatoje në kushtet konkrete të zhvillimit ekonomik të vendit. Në gjithçka që lëviz duhet freri dhe këtë fre, pa shkelur demokracinë, e bënë qeveria, që e zgjodhëm për t’u kujdesur për ne!