Analisti Fatos Lubonja reagon mbi dhunën e ushtruar dje në Shkodër

1261
Sigal

Lubonja: Manipulimi i Ramës me SHBA, në fushatë me njeriun që DASH i ka hequr vizën

Analisti Fatos Lubonja ka kapur dje një moment pikant nga fushata e Edi Ramës në Shkodër, ku deklaroi se qytetarët që prekin zgjedhjet nuk do të hyjnë në SHBA.

Për ironi, në krah të Edi Rama, ishte deputeti Tom Doshi, i vetmi ligjvënës që është ndaluar nga SHBA për të udhëtuar në Amerikë.

Nga Fatos Lubonja

Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto. Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.
Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Image may contain: one or more people, people standing, people walking and outdoor